Numri i fëmijëve të lindur gjallë në tremujorin e tretë të këtij viti arrin 5.374 dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, është ulur për 7,4 për qind. Në tremujorin e tretë të këtij viti ka pasur 4.701 persona të vdekur, për 2,2 për qind më shumë krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Nga numri i përgjithshëm i të vdekurve, 14 janë foshnje, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë.
Rritja natyrore arrin 673, gjegjësisht për kaq persona është më i madh numri i foshnjave të lindura gjallë nga numri i personave të vdekur.
Në tremujorin e tretë janë lidhur 4.302 martesa, për 0,2 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por janë regjistruar 355 divorce apo për 12,2 për qind më shumë krahasuar me korrikun, gushtin dhe shtatorin e vitit të kaluar.



