Tërmeti që goditi dje Shqipërinë në orët e para të mëngjesit ka prekur gjithë shqiptarët anembanë. Përveç ndihmës konkrete nga shumë vende europiane, shqiptarët brenda vendit, në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe diasporë kanë ndërmarrë gjatë fushata për mbledhjen e ndihmave.
Klinika Dentare Mollar ka njoftuar se fitimin e ditës se nesërme do ta dhurojë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. “Në shenjë solidariteti me të prekurit nga fatkeqësia natyrore në Shqipëri Klinika Dentare “Mollar” më datë 28.11.2019 do të donojnë qarkullimin ditor për zonën e dëmtuar në Durrës”, thuhet në faqen e fejsbukut të klinikës dentare Mollar.
Kësaj fushate i është bashkuar edhe Kafeja e Vogël në Çarshi të Shkupit e cila fitimin ditor të ditës së sotme do ta dhurojë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. “Kafeja e Vogël mbetet gjithmonë besnik konceptit se është më zemër të madhe, dukë marrë parasysh ajo se çfarë po ndodh në Shqipëri, një tragjedi e skajshme me shumë viktima e shqiptarë pa strehë. Andaj klient të kafes sonë dhe tuajën ju informojmë që nesër 27.11.2019 i gjithë qarkullimi financiar i çdo gjëje që do të konsumohet në lokalin tonë do ju donohet frymëzimit të zemrave tona, pra shqiptarëve tonë në Durrës”, thuhet në faqen e kafes. Ndryshe këtij aksioni i është bashkangjitur edhe “Life Caffe”.





