Oda e përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në konferencë shtypi paralajmëroi “Ditë të hapur me qytetarët”.
Kryetari i Odës, Zoran Dimov paralajmëroi se Ditët e hapura me qytetarët është planifikuar të mbahen në zyrat e rajonit të gjykatave themelore në më shumë qytete në mbarë vendin. Qytetarët, siç sqaroi ai do të kenë mundësi të takohen me përmbarues dhe të informohen për procedurën e kryerjes dhe realizimin e të drejtave të tyre. Informacione më të hollësishme për ditët e hapura qytetarët do të mund të gjejnë në ueb-faqen e Odës.
“Si Odë e përmbaruesve konsiderojmë se sipas Kushtetutës dhe ligjeve të gjithë janë të barabartë dhe për shkak të kësaj duhet si shoqëri të mbajmë llogari për sistemin e sundimit të drejtësisë”, tha Dimov.
Si shkak për organizimin e ditëve të hapura, Dimov i theksoi protestat, që organizohen kundër përmbaruesve nga ana e një numri të caktuar të qytetarëve, të cilët konsiderojnë se, siç tha, të gjitha mjetet për të cilat përmbaruesit i kryejnë urdhrat u takojnë tyre, duke mos bërë dallime mes borxhit kryesor, normës, shpenzimeve notere, të avokaturës dhe shpenzime ekzekutive. Në protesta, shtoi ai, të cilat vazhdojnë me intensitet më të lartë për përmbaruesit është shpifur dhe janë ofenduar me gjuhë shumë të ulet me të cilën prishet autoriteti i tyre.
Sipas tij, qytetarët janë shpesh të painformuar, nuk janë të mbrojtur mjaftueshëm dhe nuk janë të orientuar në procedurat e marrjes së dokumenteve ekzekutive.
Anëtarët e Odës së konferencës për shtyp theksuan se më mirë është që qytetari sapo të merr urdhër menjëherë të vijë tek përmbaruesi, të mos pret të kalojë koha.
Dimov dhe kolegët e tij i hedhin poshtë kërkesat që veprimtaria e përmbarimit të kthehet në kompetencë të gjykatësve duke precizuar se atëherë sërish do të arrihet deri në mosefikasitet. Sistemi ynë, thonë nga Oda është ndërmarrë nga ai holandez, i cili ekziston më shumë se 200 vite.
Kryetari i Odës informoi se për punën joligjore një përmbarues është suspenduar, ndërsa një është shkarkuar, pa precizuar se për cilët përmbarues bëhet fjalë dhe çfarë veprime joligjore kanë bërë.
Për 13 vite ekzistim përmbaruesit ka në paguar 1,2 miliardë euro dhe ato, siç tha Dimov, u janë kthyer kreditorëve.



