Me fjalë hyrëse të prokurorisë dhe të mbrojtjes sot në Strumicë filloi gjykimi për aksidentin me helikopter pas më shumë se pesë viteve, pasi paraprakisht dy herë është shtyrë.
Akuzohen Julijana Spirovska, drejtoreshë e atëhershme e NP “Radiodifuzioni i Maqedonisë”, Dragoslav Radeski dhe personi përgjegjës i ndërmarrjes publike. Aktakuza i akuzon për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.
Të akuzuarit u deklaruan se nuk janë fajtorë, ndërsa mbrojtësit e tyre thanë se faji për aksidentin tragjik nuk mund të kërkohet tek të akuzuarit dhe se shtylla e papërshtatshme e antenës 120 metra, në të cilën u përplas helikopteri, nuk është arsye për vdekjen e katër pilotëve të MPB-së.
Në helikopterin i prodhuar në vitin 2008 më 10 korrik të vitit 2014 pilotët e MPB-së, Dragan Micev, Marjan Trajkoviq, Tode Oreshkov dhe Ilo Lopatiçki ishin në fluturim të natës në relacionin Shkup-Veles-Negotinë-Vallandovë-Strumicë-Berovë-Delçevë dhe mbrapa dhe është shfrytëzuar pajisje për fluturim të natës.
Në momentin e rrëzimit, helikopteri i llojit MI17 me shenja të regjistrimit MAP7712, është përplasur në një shtyllë të antenës së “Radiodifuzimit të Maqedonisë”, ndërsa katër pilotë e humbën jetën në vendin e ngjarjes.
Gjykimi vazhdon të hënën. ..



