VMRO-DPMNE po bllokon miratimin e Ligjit për mbrojtje, që duhet të kalojë me dy të tretat e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Kjo projekt – ligj është i lidhur edhe me procesin e finalizimit të anëtarësimit në NATO. Opozita maqedonase këmbëngul në pikën për ndryshimin e emrit të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), që sipas emërtimit të ri duhet të jetë Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut (ARMV), në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, tashmë e inkorporuar në Kushtetutë, përcjell INA.
“Do të pranojmë gjithçka që është në përputhje me harmonizimin e procedurave të NATO-s. Nuk pajtohemi me nenin që parashikon ndryshimin e emrit të ARM-së, gjë që për momentin nuk është e domosdoshme dhe nuk ka afat për t’u zbatuar. Ky është edhe një test për LSDM-në për të parë a duan të ndryshojnë me doemos emrin e ARM-së ose vërtetë anëtarësim në NATO”, theksuan nga VMRO-DPMNE. Por nga LSDM e kryeministrit Zoran Zaev theksojnë se opozita me këtë po bllokon rrugëtimin euroatlantik dhe është kundër NATO. “Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së edhe njëherë e tregon dyftyrësinë dhe patriotizmin e rrejshëm në të cilën ka ngecur kjo parti”, theksoi deputeti i LSDM, Hari Lokvenec.
Data 27.09.2026
Aktuale
- Korreshi ironizon Ramën: U ktheve në Shqipëri dhe thamë po ikën, shpëtuam – por ti u more me Noc Rrokun. Kë takove në SHBA?
- “Kjo është e frikshme”, Eronita e Bleros shfaqet me lot në sy
- Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në dialogun me kryeministrin Rama për pagat, Sokol Sadushi: Çështja i takon Gjykatës Kushtetuese
- “Çdo tender e aferë ka bekimin e tij”, Bardh Spahia: Teatri i Ramës mori fund, i vetmi akt që i mbetet është dorëheqja! Kur plasin prangat…
- “Nuk duan të dalin”, Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve
- Kuvendi përballet me sfida të reja: Betimi i deputetëve dhe zgjedhja e Presidentit në rrezik
- Protesta e shqiptarëve në Texas: Një thirrje për drejtësi dhe mbështetje për UÇK-në
- Kina merr timonin në tregun e veturave elektrike në Kosovë



