Deri në 150 metra është zvogëluar dukshmëria në akset rrugore në Stracin, Tetovë, Gostivar, Manastir, Prilep, Ohër, Strugë dhe Resnjë. Ndërkohë dukshmëria deri në 40 metra është zvogëluar në Shtip dhe deri në 50 metra Pletvar, pas Prilepit.
Trafiku nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet vende-vende në rrugë të lagështa.
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë së Veriut, rekomandon automjetet të drejtohen me shpejtësi të përshtatshme, duke e respektuar sinjalizimin rrugor dhe të vozisin me kujdes, posaçërisht nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka malore ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut, siç është rasti në seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan –Dellçevë.



