Një pajisje e cila e ka pasur pamjen e bombës është gjetur sot në mëngjes në afërsi të një automjetit në parkingun në afërsi të Shkollës së Mesme të Artit “Llazar Liçenovski” në Shkup, për shkak së cilës janë evakuuar të gjithë të pranishmit në objekt, njofton Portalb.
MPB ka njoftuar se sot në ora 08:36 është paraqitur se në rrugën “Mitropolit Teodosij Gologanov” në hapësirën e parkingut ka pajisje që me dukje të bombës e lënë në afërsi të një automjeti. Zyrtarët policor kanë dalë në terren dhe e pastrojnë rastin.
Nga MPB thonë se ende po hetohet nëse është bërë fjalë për bombë shkolle ose bombë të vërtetë.
Nxënësve dhe arsimtarëve u është ndaluar të hyjnë në ndërtesën e shkollës.



