Prokuroria Speciale Publike (PSP) kërkon tërheqjen e amendamentit të Buxhetit të shtetit për vitin 2020 të cilin e ka votuar Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet, me të cilin mjetet financiare të parapara për PSP-në ridestinohen për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Me shqetësim dhe mosbesim e kemi pranuar informacionin se seanca e Komisionit për financim dhe buxhet të Kuvendit të RMV-së njëzëri është votuar amendamenti i Buxhetit të shtetit për vitin 2020 me të cilin mjetet financiare të parapara për Prokurorinë publike për ndjekjen e veprave penale të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve (PSP) ridestinohen për shfrytëzues tjetër buxhetor, ose për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, theksohet në komunikatën e PSP-së të publikuar në ueb faqen e tyre.
Bëhet fjalë për siç thuhet në komunikatë, “shkelje flagrante të ligjit që tërheq edhe përgjegjësi penale duke pasur parasysh se neni 16, paragrafi 3 i Ligjit për këtë Prokurori publike thekson se Prokuroria publike e RMV-së, Ministria e Financave dhe Kuvendi i RMV-së nuk mund të ndryshojnë planin financiar të nenit 13, paragrafi 2 dhe do ta përfshijnë në Buxhetin e Prokurorisë publike të RMV-së. Kjo nëse merret parasysh se Ligji për PSP-në është në fuqi deri më 15 shtator 2020 kur edhe ekziston ky institucion.
“Nëse merret parasysh se me amendamentin merren të gjitha mjetet dedikuar për shlyerjen e detyrimeve të kësaj Prokurorie, në mungesë të personit përgjegjës, shtrohet pyetja se si do të servohen detyrimet deri në skadimin e mandatit ligjor të këtij institucioni dhe çfarë porosie dërgohet deri te profesionistët të cilët kanë vendosur të luftojnë kundër korrupsionit të lartë. Në këtë drejtim apelojmë deri në fund të respektohen dispozitat ligjore dhe amendamenti i propozuar joligjor e cila godet në autonominë dhe pavarësinë financiare të kësaj prokurorie, të tërhiqet”, theksohet në komunikatën e PSP-së.



