Ende është herët të jepet vlerësim për punën e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, deklaroi Surija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët pas fjalimit të sotëm të presidentit para deputetëve në Kuvend.
“Për t’u përshëndetur është fakti se edhe pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias rreth Ligjit për gjuhët edhe vetë presidenti potencoi se ky ligj nuk është kundërkushtetues dhe me rekomandoi institucionet se duhet ta respektojnë ligjin”, deklaroi Rashidi.
Potencoi edhe pjesë të fjalimit që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe shtetin e robëruar nga pushteti i kaluar.
“Por, vetë fakti se ka dhënë rekomandim për pushtetin e ardhshëm të merret me gjyqësorin, të pastrohet prej gjykatësve të tillë është vetëm pranim se Qeveria e deritanishme nuk arriti seriozisht të merret me reformat në gjyqësor, ndërsa kjo është për shkak faktit se edhe në vetë pushtetin apo Qeveri, ka një faktor të trashëguar nga pushteti i kaluar, e cila është pengesë e madhe për reforma në gjyqësor”, deklaroi Rashidi. .



