Sistemi për fëmijët nën përkujdesje, por edhe personat me aftësi të kufizuara ngadalë po ndryshon. Vendi shumë vite po bënë përpjekje për ndryshimin e tij, ndërsa gjatë dy viteve të fundit mund të shihen rezultatet nga procesi i deinstitucionalizimit. Procesi duhet të vazhdojë mëtutje, sepse nëse një shoqëri i len pas vete kategoritë e rrezikuara, nuk mund të jetë humane, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska.
Ajo e potencoi dallimin mes asaj si shteti më parë është kujdesur për këto fëmijë dhe persona, dhe si kujdeset tani.
” Vizituam disa prej ndërtesave të vjetra që ishin institucione për akomodimin e fëmijëve, qoftë pa prindër ose me probleme edukativo-sociale, me disa masa të caktuara gjyqësore, por vizituam edhe shtëpitë e grupeve të vogla për të parë ndryshimin midis mënyrës së kujdesit të shtetit paraprakisht për këta fëmijë të cilët janë tonët, të sistemit dhe si tani e ofron këtë kujdes. Ky është një proces afatgjatë që nuk ndalet sot, dhe as nuk ka filluar dje. Vite me radhë, ky vend është përpjekur të ndryshojë sistemin e kujdesit për fëmijët dhe personat specifik të mos ketë më institucione, por në këto dy vjet rezultatet ndjehen intensivisht në këtë fushë. Ky proces duhet të vazhdojë me të njëjtin intensitet dhe të njëjtën energji edhe më tej, sepse i gjithë sistemi duhet të transformohet për ta bërë këtë kujdes të qëndrueshëm në mënyrë që fëmijët të marrin më të mirën”, tha Carovska.
Sipas saj, një shoqëri mund të thotë se është humane dhe solidarizuar nëse tregon kujdes adekuat për kategoritë më të rrezikuara. Nëse ato i len pas vetes, shtoi, kjo do të thotë se kjo shoqëri nuk është humane.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale theksojnë se punohet në përmbushjen e qëllimit deri në vitin 2021 të mos ketë asnjë person në institucionet e mbrojtjes sociale, ndërsa kjo do të ndodhë kur të përfundojë edhe në Demir Kapi që është institucioni më i madhe dhe më i vështiri për transformim. Për momentin mbeten edhe 180 persona të rritur të cilët duhet të nxirren nga institucionet. Prej 186 fëmijëve, aq sa ka në institucionit kur Carovska e ka marrë drejtimin e Ministrisë, tre të fundit do të transferohen deri në fund të vitit në njësinë e fundit.



