Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë të Veriut me letër me shkrim drejtuar deri te kryetarët e gjykatave kërkon prej tyre në afat prej një jave t’i dorëzojnë të dhëna për numrin e lëndëve të vjetra të pazgjidhura dhe rastet e vjetërsuara.
Në kumtesën e nënshkruar nga kryetari i Këshillit Gjyqësor Kiro Zdravev, thuhet se në interes të kthimit të besimit të qytetarëve në pushtetin gjyqësor, në pajtim me dispozitat e nenit 36 nga Ligji për Këshillin Gjyqësor, Këshilli Gjyqësor kërkon njoftim nga kryetarët e gjykatave:
– për numrin e lëndëve të vjetra të pazgjidhura me vite, llojet dhe gjykatësit
– lëndët e vjetërsuara penale me arsyetim për shkakaqet e vjetërsimit
– çfarë masa janë ndërmarrë nga kryetari i gjykatës për zgjidhjen e lëndëve të vjetra në pajtim me programin dhe planin e veprimit për zbatimin e programit.
Të dhënat e përmendura më lartë, thuhet në kumtesë, deri te Këshilli Gjyqësor duhet të dorëzohet deri më 27 dhjetor të këtij viti.



