Në polici mbrëmë rreth orës 23.35 T.T. ka denoncuar se në Shkup në shtegun për këmbësorë në afërsi të një spitali, pas një zënke verbale me dy persona, është sulmuar fizikisht prej tyre.
Nga MPB për MEDIAL-n informuan se është duke u punuar në zbardhjen e rastit.
Ndryshe, ky rast ishte pengesë sot në mëngjes të fillojë procesi gjyqësor “TNT” për rrënimin e “Kosmosit” të Fijat Canoskit, në të cilin i akuzuari i tretë është Toni Trajkovski, ish-kryetari i Gazi Babës.
Trajkovski sot nuk erdhi në seancën e caktuar, ndërsa sipas avokatit të tij, ai ndodhet në spital.
Gjykatësi, Ognen Stavrev e ka kontaktuar doktorin, i cili i kishte thënë se është në gjendje të mirë të përgjithshme dhe është rrugës për në shtëpi. Gjykatësi tha se nëse Trajkovski nuk vjen për një orë do të merret me shoqërimin e policisë.
Nga Qendra emergjente në Shkup, paralajmëruan se për një kohë të shkurtër zyrtarisht do të kumtojnë për lëndimet të cilat i ka marrë ish-kryetari i komunës Trajkovski.
Pas disa bllokimesh të këtij gjykimi, gjykatësi Ognen Stavrev dëshiron ta përfundojë procesin këtyre ditëve, pasi dy anëtareve të porotës u përfundon andati dhe gjykimi duhet të fillojë nga e para.
Në rastin “TNT”, i akuzuar i parë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski i arratsur në Hungari, Nikolla Gruevski, më pas ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski si logjistikë dhe të akuzuar të tjerë të komunës. .



