Komisioni kuvendor për punë dhe politikë sociale, edhe përkundër mospajtimeve të deputetëve nga pozita dhe opozita, ditën e sotme e zhvilloi vazhdimin e seancës, ku mes tjerash në rend dite ishin edhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtë, gjegjësisht rritjet e paralajmëruara të pensioneve prej 700 denarë.
Diskutimet për amendamentet për ligjin e kaluar dhe tash ndryshimet duhet të miratohen në seancë plenare, me çka edhe zyrtarisht nga 1 janari pensionistët do të kenë rritje të pensioneve për 700 denarë.
Në seancën e Komisionit u refuzuan dy amendamente të partisë opozitare VMRO-DPMNE, ku kërkohej që rritja e pensioneve të jetë në pajtim me rritjen e harxhimeve për jetesë.
Fillimi i vazhdimit të seancës të Komisionit në fjalë, kaloi me akuza të ndërsjella të deputetëve nga pozita dhe opozita, për faktin se kush dëshiron, e kush jo rritje të pensioneve. Por, në disa momente diskutimi i ngjante fushatës parazgjedhore e cila përfshiu edhe tema tjera.
Pas përmbylljes së debatit për amendamentet e ligjit, deputetja e LSDM-së, Jagoda Shahpatska, kërkoi që seanca të ndërpritet që të mund deputetët të prezantojnë në seancë plenare.
Kryetari i Komisioni për punë dhe politike sociale, Vllatko Gjorçev, pas këtij vendimi mbajti konferencë për shtyp, në të cilën i akuzoi deputetët e LSDM-së, se përsëri e kanë bllokuar punën e Komisionit, ku në rend dite mbetën ndryshimet e Ligjit për mbrojtje sociale, me procedurë të shkurtë.
Refuzimi i mandateve të VMRO-DPMNE-së, sipas Gjorçevit, nënkuptojnë se LSDM, nuk dëshiron rritje të pensioneve. Ai, po ashtu, përsëriti se në seancën e Komisionit, gjatë dy viteve të kaluara asnjëherë nuk ka prezantuar ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.



