Lëvizja Vetëvendosje ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës, në 30 vjetorin e themelimit.
Në urimin e VV-së thuhet se LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye Ibrahim Rugovën.
“Para 30 vjetëve ishte kohë e vështirë: 1989 ishte vit i suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Milosheviqit, burgjet gjithandej Serbisë e Jugosllavisë ishin mbushur përplot me shqiptarë, kurse demonstratat në Kosovë bëheshin të fuqishme dhe të shpeshta. Po shpërbëhej federata, populli kërkonte republikë, LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye Dr.Ibrahim Rugovën. Shumë punë e përpjekje janë bërë për demokraci dhe liri, nga mijëra e mijëra aktivistë të devotshëm. Urime ditën e themelimit”, thuhet në urimin e VV-së.
Theksojmë se këto dy parti janë duke tentuar të bëjnë një kalicion qeverisës mirëpo edhe pse kanë kaluar dy muaj nga zgjedhjet nuk kanë arritur marrëveshje. /Lajmi.net/


