Dita e Komunës së Gostivarit 23 – Dhjetori sot ishte shënuar me solemnitet rasti në të cilën janë ndarë mirënjohje. Pushteti lokal ka bërë retrospektivë të projekteve, që janë realizuar dhe kanë filluar në vitin 2019.
Kryetari i Komunës, Arben Taravari përmendi se pushteti qendror duhet në mënyrë konsekuente ta respektojë shpërndarjen e mjeteve sipas ndarjes territoriale dhe proceset e decentralizimit. Ai u përqendrua edhe në festën, për të cilën tha se kthehet në datën e vjetër, e cila në të vërtetë është dita kur është formuar Këshilli i parë shumëpartiak i komunës.



