Asaf Ademi A e lexoni kete koment? E kjo eshte ajo cka presin njerezit prej meje. Kur them prej meje mendoj edhe prej juve. Nuk do te na bejne hallall nese i zhgenjejme. E une nuk do va bej hallall nese ju me zhgenjeni. Nese keni erdh ne ministri te beni pasuri – vllazen lenja punen prej sot. Hic nuk ju hidherohem. A nese keni erdh te punoni e ti ndihmojme keti populli – vazhdojme.
Author: Hamdi Kumanova
Në dy ose tre javët e ardhshme, mund të pritet vendimi i gjykatës më të lartë, rreth ankesës së ish-shefit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski, i cili u shkarkua nga posti. U.D Kryetari i kësaj gjykate thotë se dy Këshillat e apelit janë formuar dhe lënda po shqyrtohet nga gjykatës, të cilët duhet të vendosin nëse shkarkimi i Vengellovskit nga Këshilli Gjyqësor, ka bazë apo jo. “Lënda është marrë për t’u punuar nga ato këshille. Tani po shqyrtohet lënda dhe besoj shpejtë, ajo është punë e atyre këshillave dhe nëse vlerësojnë se procedura është e pjekur lidhur me shqyrtimin e…
SAShK-u u bën thirrje rektorëve të universiteteve të ndërpresin procedurën e formimit të sindikatës së re… SAShK-u u bën thirrje rektorëve të universiteteve të ndërpresin procedurën e formimit të sindikatës së re, sepse kjo është skandaloze. Kryetari i SAShK-ut thotë se kjo është në kundërshtim me Ligjin për Marrëdhënie Pune, ku nuk lejohet përzierje e punëdhënësve lidhur me organizimin dhe veprimin e sindikatave, ndërsa është skandaloze edhe nga aspekti i konventave ndërkombëtare të cilat i rregullojnë këto problematika. Gjithashtu ai thotë kjo ndodh sepse se deri në shpalljen e zgjedhjeve kur në bazë të ligjit nuk do të mund të…
Drejtori nga AlternAtivA ua rrit rrogat 917 punëtorëve për 5% “Prej sot 917 të punësuarit në Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Transport kanë rritje të pagës për 5%”, ka shkruar drejtori nga radhët e AlternAtivA-s, Orhan Murtezani.
Me fillimin e zbatimit të linjës ajrore Prishtinë – Beograd, mund të transportohen edhe mallra të ndryshme për qëllime biznesi, nëse këtë e konsideron të arsyeshme kompania operuese “Lufthansa”, thonë në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës. Letra e interesit për linjën ajrore Prishtinë – Beograd, është nënshkruar më 20 janar në Berlin. Delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi, me ndërmjetësimin e diplomatëve amerikanë, kanë nënshkruar marrëveshje me kompaninë gjermane, “Lufthansa”, e cila do të operojë në këtë linjë. Pas nënshkrimit të kësaj Letre të Interesit për hapjen e kësaj linje, Kosova dhe Serbia presin që së shpejti marrëveshja të jetësohet…
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është arrestuar sot në Mitrovicë të Veriut. I njëjti, sipas komunikatës së lëshuar nga IPK-ja dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti, shkruan lajmi.net. Bazuar në të dhënat fillestare të pranuara, i dyshuari (zyrtari policor me inicialet D.K) ka kërkuar një shumë të konsiderueshme të parave (25.000 euro) nga një qytetar për t’i bërë të mundur transferimin e pajisjeve të një fabrike nga komuna e Zveçanit në komunën e Graqanicës. Madje, gjatë arrestimit, tek i dyshuari janë konfiskuar 12 mijë e 500 euro. Njoftimi i plotë i Inspektoratit Policor të Kosovës: Hetuesit…
Përkundër mendimeve të ndryshme, gjykatësit kushtetues vendosën me shumicë votash të mos fillojnë procedurë të rishikimit të amnistisë, të miratuar nga deputetët për një pjesë të të akuzuarve për hyrjen e dhunshme në Parlament, më 27 prill. Iniciativat u ngritën nga Todor Petrov i Kongresit Botëror Maqedonas dhe avokatja Suzana Joshevska Anastasovska. Petrovi e kontestoi tërë Ligjin, Joshevska, nga ana tjetër, vetëm nenin 2, mënyrën e dhënies së amnistisë. Gjykatësi Naser Ajdari, i cili ishte raportuesi i iniciativave, tha që ato duhet të refuzohen. “Gjykata Kushtetuese nuk mund të vihet në rolin e Kuvendit, por ajo vendos, nëse Kuvendi kishte…
Ushtruesi i ri i detyrës së drejtorit të NP “Drislla” sot zyrtarisht e ndërmori funksionin, bëri të ditur në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. “Gjatë ditës së sotme në zyrën time kisha takim me ish drejtorin dhe tani ushtrues i ri i detyrës drejtor i deponisë, zyrtarisht ishin ndarë vendimet. Për momentin po realizohet regjistrim për pranim-dorëzim të aktiviteteve dhe unë pres se për një ose dy ditë do të përfundojë ai cikël me qëllim që Qyteti të vendosë edhe udhëheqje faktike ndaj ‘Drisllës’, theksoi Shilegovi. Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve…
Një burrë 40 vjeçar është vetë-djegur sot në orët e mesditës përpara qendrës tregtare në Koçani njofton MIA. Sipas dëshmitarëve okular, personi në fjalë në fillim ka derdhur benzin në vete dhe më pas ka nxjerë shkrepëse dhe ia ka vënë flakën vetes. Kalimtarët kishin reaguar menjëherë duke u munduar që me aparate zjarrfikëse nga dyqanet që gjendeshin afër të shuajnë flakët në trupin e tij. Personi në fjalë është dërguar me ambulancë në spitalin e Koçanit por për shkak të gjendjes së tij dhe djegieve të rënda trupore është transferuar në spitalin e urgjencës në Shkup.
Maqedonia e Veriut ende po pret konfirmime zyrtare nëse vendi mund të rrezikohet nga virusi koronavirusin, i cili në Kinë deri tani ka marrë 9 viktima. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se janë në komunikim me zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për rekomandime eventuale ose për të bërë skrining në aeroportet e shtetit tonë. Ai shton se më shumë informacione, do të kenë brenda ditës, ku do të zhvillohet edhe mbledhje e Komisonit për Sëmundje Ngjitëse. Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë “Dje kemi pasur bisedime jozyrtare, duke pasur parasysh faktin se tashmë ka një aktivitet nga Organizata Botërore…
Këshilltari i “Aleancës për Shqiptarët” në Komunën e Kumanovës, Osama Muadini, ka kërkuar që gjimnazi “Sami Frashëri”, të dislokohet në ndërtesën e shkollës fillore “Vuk Karaxhiq”. Prej vitesh, nxënësit shqiptarë të këtij gjimnazi në Kumanovë, në mungesë të objektit shkollor, mësimet i zhvillojnë në hapësirat e ish Kombinatit bujqësor. Muadini, propozimin e tij e ka arsyetuar me faktin se në shkollën fillore me mësim në gjuhën maqedonase “Vuk Karaxhiq”, mësojnë vetëm 114 fëmijë, kurse këtë vit janë regjistruar vetëm 9 nxënës në klasë të parë, ndërsa gjimnazi “Sami Frashëri” ka 1200 nxënës shqiptarë. “Propozoj që kjo shkollë t’i lihet në…
Është tërhequr plotësisht vëmendja nga dy nismat e partive më të vogla parlamentare për ndryshimin e Kodit zgjedhor të cilat tashmë janë në procedurë parlamentare. Ato ishin në rend dite në seancë plenare por nuk u shqyrtuan. Procedura ka ngecur në Komisionin amë për Sistem Politik ku, sipas Rregullores, duhet fillimisht të shqyrtohen rreth 6 mijë amendamentet e parashtruar nga BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja. Kreu i Komisionit Aleksandër Kiracovski sqaron se ka shanse seanca e Komisionit të caktohet për javën e ardhshme por nuk shpreson se do të ketë epilog para shpërndarjes së Kuvendit më 11 shkurt. Kjo edhe pritej, duke…

