Author: Hamdi Kumanova

Komuna e Manastirit parashtroi padi penale kundër ish kryetarit të komunës së Manastirit Vladimir Taleski për shkak keqpërdorim të detyrës zyrtare për miratimin e një akti të legalizimit të shtëpisë malore “Kopanik” e cila sipas pushtetit është e kundërligjshme. Në konferencë për media në Komunën e Manastirit, kryetarja e komunës Natasha Petrovska kumtoi se padi penale është parashtruar edhe kundër personave tjerë dhe pret zgjidhje më të shpejtë të procesit gjyqësor. “Komuna e Manastirit parashtroi padi penale kundër ish kryetarit të komunës së Manastirit dhe personave të tjerë për shkak keqpërdorimit të detyrës zyrtare, funksionit apo pozitës nga i cili…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot në një pres konferencë i ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të bëhen të përgjegjshme në lidhje me miratimin e Ligjit për Prokurori Publike, shkruan Almakos. Sipas Zaevit, miratimi i këtij ligji lidhet ngushtë edhe me dhënien e datës për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE. “Miratimi i Ligjit për Prokurori Publike e garanton të ardhmen evropiane të shtetit. Ky është një sukses evropian dhe sukses i shtetit juridik. Nga ana e përfaqësuesve të lartë të BE-së, gjithnjë e më shumë theksohet nevoja për miratimin e këtij Ligji që…

Lexo më Shumë

Praktika për punësime para zgjedhjeve është bërë zakon i partive politike, që shfrytëzojnë pushtetin deri në ditën e fundit për blerje votash. Aleanca për Shqiptarët reagon ashpër ndaj keqshfrytëzimit të fuqisë punëtore, dhe kërkojmë nga organet kompetente respektivisht, Komisioni Antikorrupsion të ndërmarrë masat konkrete për parandalimin e këtij fenomeni. Organet nuk duhet të qëndrojnë të heshtur në raste të tilla kur haptazi bëhet shkelje e ligjit. Kjo praktikë dëmton zgjedhjet e lira dhe demokratike, e mbi të gjitha dëmton edhe vetë qytetarët të cilët bëhen lojë e pushtetit. Qytetarët nuk duhet të bien pre e punësimeve të tilla, dhe të…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për shqiptarët, Syrija Rashiti sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka mbajtur një pres konferencë në lidhje me Raportin e Transarency International për korrupsionin në vend, shkruan Almakos. Në vazhdim, në mënyrë integrale po ua paraqesim tekstin nga pres konferenca e sotme: Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë, dje patëm rastin të shohim raportin e TransparencyInternational lidhur me nivelin e korrupsionit,fatkeqësisht vendi ynë ka rënie dhe kjo për shkak të dështimit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Për fat të keq vendi ynë sot radhitet bashkë me Mongolinë për nivelin e luftës…

Lexo më Shumë

Duke u gjendur në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, siç është përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, jemi sot këtu që ta kujtojmë pakujdesinë e madhe që ka shteti ynë për arsimin, në përgjithësi, dhe për arsimin shqip, në veçanti. Ndonëse OKB-ja parashikon që ky shekull të jetë shekulli i arsimimit në botë, për fat të keq në vendin tonë arsimi degradon çdo ditë e më shumë, kjo jo vetëm në kundërshtim me rezolutat ndërkombëtare, por edhe kundër vullnetit dhe pritjeve të qytetarëve tanë. Për këtë dëshmojnë jo vetëm testet ndërkombëtare, si testi PISA, por edhe gjendja mjerueshme e shkollave…

Lexo më Shumë

Mi-Da Grand Motors është importuesi i vetëm i ri i veturave dhe pjesëve rezervë të Hyundai Motor Company për Maqedoni. Me hapjen e sotme të qendrës së re shitëse dhe kontrolluese HYUNDAI qendra, Mi-Da Grand Motors është shndërruar në një qendër serioze automobilistike në tregun maqedonas me një ofertë të pasur të veturave në njërin prej objekteve më moderne në vendin tonë. Shitorja dhe qendra kontrolluese e Hyundai gjenden në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” nr.1, afër shitores së Fordit, dhe këtu mund që të blini modelet më të reja nga paleta e brendit HYUNDAI. Përvec veturave të reja, Mi-Da Grand…

Lexo më Shumë

Arbën Xhaferi lindi në Tetovë me 24 janar 1948. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Tetovë ndërsa studimet filozofike në Beograd. Deri vitin 1990 ka punuar në Radio-televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës për programin kulturor. Nga mesi i viteve 1990 është ndër të parët që përjashtohet nga Televizioni nga regjimi i Milosheviçit. Pas kësaj periudhe punon si analist në “Koha”, në “Forum”, që drejtohej nga Adem Demaçi dhe në disa media të tjera shqiptare përfshirë dhe shumë gazeta prestigjioze në botë. Do të vijë viti 1993 kur Arbën Xhaferi do të kthehet në vendlindje, tashmë jo…

Lexo më Shumë

Shqipëria më 2020 vlerësohet të jetë njëra nga shtetet me ndotje më të lartë të mjedisit në Evropë, duke shënuar 77.77 pikë. Këto të dhëna janë publikuar nga “Numbeo.com”, transmeton Sharri.info. Referuar këtij indeksi, në vitin 2020, Tirana krahasuar me territorin e të gjithë Shqipërisë arrin pikët më të larta të ndotjes së ajrit, duke kapur vlerën prej 85.63 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të vitit 2019. Po sipas këtij raporti, Tirana renditet qyteti i tretë me ndotjen më të lartë në gjithë Evropën, pas Tetovës (Maqedonia Veriore) dhe Chelyabinskit (Rusi). Shkupi është një tjetër qytet i Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme në “Bul. Bosna dhe Hercegovina” në një garazh nëntokësorë është djegur një veturë e tipit Golf, nën pronësi të personit D.K. i lindur në vitin 1987. Përveç kësaj veture pjesërisht janë djegur edhe dy vetura të tjera, një Pezho dhe një Mercedes, që të dyja nën pronësi të personit F.A. Nga ana e njësitit të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar. Raportohet se nuk ka të lënduar, por është shkaktuar vetëm dëm materialë. Ekipet policore kanë dal në vendngjarje dhe po hetojnë rastin.

Lexo më Shumë

Lëvizja Anti Bixhoz me anë të një komunikate për media ka reaguar ndaj partive politike, për faktin se në momentin kur pritej ligji për dislokimin e lojërave të fatit, shteti ka sponzorizuar bixhozin me 6.5 milionë euro për vlerjen e 1500 aparateve për lojëra të fatit. Ja reagimi i plotë i Lëvizjes Anti Bixhoz: Një fjalë e pakontestueshme thotë: “nëse nuk ke turp bën çfar të duash,por mos harro se do të përgjigjesh”. Ne si Lëvizje Anti Bixhoz nuk njofim deklatata para zgjedhore, ju vendimmarje,ju deputet nuk zbuloni gjëra të reja pasi kemi kërkuar edhe përkrahjen tuaj, (ju rikujtojm se…

Lexo më Shumë

Asnjë nga partitë shqiptare në opozitë, e vetme nuk mund të fitojë ndaj BDI-së, thekson Artan Grubi, i cili potencon edhe njëherë se BDI do të dal e vetme në zgjedhje. Sipas tij edhe po të bashkohet opozita shqiptare, përsëri nuk fiton dot ndaj BDI-së. Opozita, thotë Grubi, tenton të hedh poshtë të arriturat e BDI-së, dhe jo të ndërtojë një ofertë konkrete se si do i bëjnë punët më mirë.

Lexo më Shumë

Ulje prej 13 pozitash shënon Republika e Maqedonisë së Veriut në renditjen e Indeksit për perceptimin e korrupsionit, gjegjësisht me gjithsej 35 pikë dhe është plasuar në pozitën e 106 për dallim prej vitit 2018, kur shteti ishte në pozitën e 93-të me 37 pikë indeksi, ndërsa në vitin 2017 në pozitën e 107-të. Këtë e tregon raporti për Indeksin e perceptimit të korrupsionit 2019 (IPK) i publikuar sot prej Transparensi Interneshënall, në të cilin janë përfshirë 180 shtete, ndërsa theksi i është vënë lidhjes midis korrupsionit dhe politikës jo vetëm përmes financimit të fushatave zgjedhore, por edhe në përgjithësi…

Lexo më Shumë