Author: Hamdi Kumanova

Gjykata kushtetuese nuk ka nisur procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për amnisti në tërësi, ndërsa iniciativa për vlerësimin e nenit 2 nga ligji i njëjtë është hedhur poshtë, sepse tani më është vendosur për këtë, informojnë nga Gjykata kushtetuese, përcjell KOHA. Iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për amnisti në tërësi, të parashtruar nga Todor Petrov nga Kongresi botëror maqedonas dhe iniciativa për nenin 2 nga ligji i njëjtë i parashtruar nga avokatja Joshevska Anastasovska, Gjykata kushtetuese i shqyrton si pikë të parë të seancës së sotme të dytë. Qëndrimet e gjykatësve kushtetuese…

Lexo më Shumë

Mbështetje e fuqishme e Qeverisë për vazhdim të reformave, të marrëdhënieve të mira fqinjësore, të proceseve integruese të vendit tonë në NATO dhe drejt BE-së dhe për organizim dhe zbatim të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, si në tre ciklet e kaluara paraprake zgjedhore gjatë dy viteve e gjysmë të kaluara, për çka është cekur obligimi i të gjitha subjekteve politike në Qeveri u tha nga ambasadori i Italisë, Karlo Romeo në takimin e sotëm me kryeministrin Oliver Spasovski. Bashkarisht u konstatua, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, se nevojiten angazhime të qarta nga të gjitha subjektet politike për realizim…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në dhjetor e ka shkelur Rregulloren e saj pasi janë aprovuar 120 ligje, 94 nuk janë vënë në konsultim me Regjistrin e Vetëm Kombëtar Elektronik të rregullave – RVKE, reagojnë nga Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit. Nga Platforma theksojnë se në pajtim me Rregulloren e Qeverisë, të gjitha propozimet për sjelljen e ligjit, projekteve dhe propozim ligjeve të cilat i propozon Qeveria deri tek Kuvendi, ministritë kompetente kanë për obligim t’i publikojnë në faqen e tyre të internetit dhe në RVKE dhe të njëjtat duhet të jenë në dispozicion për…

Lexo më Shumë

Qeveria e kryeministrit të ri të Spanjës, Pedro Sançez ka kërkuar në Kuvendi që Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO të ratifikohet me procedurë urgjente, duke e pasur parasysh faktin se Spanja është vendi i fundit nga 29-të, anëtaret e NATO-së që nuk e ka bërë këtë, njoftojnë mediat spanjolle. “Është e nevojshme që Ratifikimi të bëhet me procedurë urgjente me qëllim që të mos zgjate përpjekjet e Spanjës si aleatë në NATO për pranimin e Maqedonisë në Aleancën”, thuhet në shpjegimin e qeverisë spanjolle. Qeveria në Maqedoni në qershor ka dorëzuar në Kuvend kërkesë për ratifikimin…

Lexo më Shumë

Shërbim modern, profesional dhe efikas për zbulim të jashtëm, të aftë në çdo moment të përballet me sfidat, parashikon ligji i ri për Agjencinë për Zbulim të cilin dje Qeveria e dërgoi për miratim në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, në propozim të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria e konfirmoi tekstin e Propozim-ligjit për Agjencinë për Zbulim, dhe mori vendim që të lëshohet për miratim. “Me miratimin e ligjit të ri për Agjenci, përfundimisht do të përmbyllen reformat e filluara në sistemin e sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si parakusht…

Lexo më Shumë

Siç njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika, paga mesatare neto në Maqedoni gjatë muajit nëntor të vitit 2019 ka qenë 25.787 denarë. Paga mesatare neto për muajin nëntor në krahasim me nëntorin e vitit 2018 shënon rritje prej 5.1 për qind. Paga mesatare bruto për një të punësuar në nëntor të vitit 2019 ka qenë 38.319 denarë. Një rritje e tillë vjen si pasojë e rritjes së pagës mesatare neto në sektorët e transportit dhe magazinimit me 9.5 për qind, industria përpunuese me 8.9 për qind dhe veprimtari shëndetësore dhe mbrojtjes sociale.

Lexo më Shumë

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut në bazë të konkluzionit u bën thirrje personave të interesuar, përfitues të pensionit që të paraqiten për shfrytëzimin e shërbimit rekreacion klimaterik në banjë. Këtë shërbim mund ta shfrytëzojnë personat – përfitues të pensionit të pleqërisë, invalidorë dhe familjarë të realizuar sipas regulativës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe dispozitave të marrëveshjeve për sigurim social që Republika e Maqedonisë së Veriut i zbaton, ndërsa të cilët jetojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky shërbim mund të shfrytëzohet vetëm një herë, në periudhën prej muajit mars deri…

Lexo më Shumë

Kryesia e PDSH-së në Sopishte dhe këshilltari i komunës së Sopishtës gjatë ditës kanë njoftuar se pas një mbledhjeje të mbajtur kanë marrë vendimin për dorëheqje të parevokueshme nga radhët e PDSH-së. Duke numëruar arsyet e dorëheqjes, nga tanimë ish kryesia e PDSH-së në Sopishtë thonë se deklaratat e fundit e kryetarit Thaçi në një emision debativ e ka arritur kulminacionin e dëshpërimit. Ata shtojnë se arsye tjetër është edhe privatizimi i partisë nga ana e kryetarit Menduh Thaçi, raporton TV21. “Me anë të kësaj komunikate e informojmë opinionin më të gjerë se në mbledhjen e mbajtur të degës me…

Lexo më Shumë

Nuk ka mbeturina të dëmshme që importohen në vend. Ajo që po ndodh në Bullgari ne po e ndjekim nga afër. Po dalin shumë informata. Apelojmë t’i kontrolloni ato, veçanërisht kur bëhet fjalë për materiale të ndjeshme si këto, për mjedisin jetësor, deklaroi sot kryeministri teknik, Oliver Spasovski. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në sallën e re të operacioneve në Klinikën për kirurgji torakale dhe vaskulare në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, Spasovki tha se edhe Prokuroria Publike ngriti një procedurë për hetimin e pretendimeve për gjoja importimin e mbeturinave të dëmshme në vend. “Nga Ministria e Mjedisit…

Lexo më Shumë

Zyrtarë policorë nga SPB Shkup gjatë ditës së djeshme në afërsi të Gazi Babës kanë privuar nga liria D.B (21) nga Shkupi për arsye se pas kontrollit të kryer tek i njëjti është gjetur marihuanë, thonë nga MPB. “Në 21.01.2020 në orën 19:45 zyrtar policor nga SPB Shkup, në rrethin të Gazi Babës është privuar nga liria D.B (21) nga Shkupi, pasi pas kontrollit të kryer tek i njëjti është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes, kundër të njëjtit do të ngritët padi.

Lexo më Shumë

Një qese me hashash është gjetur gjatë ditës së djeshme afër shtëpisë Ndëshkuese-Përmirësuese në “Tetovë” nga ana e një zyrtari policor. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se zyrtari policor qesen me hashash e ka gjetur afër gardhit të burgut. “Në 21.01.2020 rreth orës 19:00 një i punësuar në shtëpinë Ndëshkuese-Përmirësuese në “Tetovë”, ka paraqitur se në afërsi të gardhit që rrethon oborrin e objektit është gjetur një qese me hashash. Qesja e gjetur është dërguar në ekspertizë. Merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Lexo më Shumë

Mundësitë nëse do të miratohet apo jo ligji për prokurorinë publike varet nga vullneti i vërtetë i VMRO-DPMNE-së, t’i vendosë interesat për eurointegrim para interesave të disa anëtarëve të vet partiak për të cilët po zhvillohen procedura tani nga prokuroria e rregullt, ndërkaq që ishin nisur nga Prokuroria Speciale Publike. Këtë e deklaroi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska para promovimit të nismës “Gjyqësi e hapur” e cila është pjesë e programit “Përmirësim i transparencës, sigurisë juridike dhe efikasitetit të gjyqësisë në Maqedoninë e Veriut” sot në Shkup. Në pyetjen e gazetarëve nëse ka opsion që ligji të miratohet pa VMRO-DPMNE-në,…

Lexo më Shumë