Vendimet e ministres teknike të Punës dhe Politikës Sociale Rashela Mizrahi janë anuluar sepse janë të kundërligjshme, deklaroi sot kryeministri Oliver Spasovski. Vendimet e Mizrahit, siç vlerësoi Spasovski, nuk i referohen asnjë neni nga Ligji, gjegjësisht nuk është përmbushur asnjë kusht për sjelljen e vendimeve të tilla. “Kur sillen vendime të kundërligjshme, Qeveria ka të drejtë të reagojë dhe t’i anulojë vendimet e tilla, pa dallim për cilin ministër apo vendim bëhet fjalë”, theksoi kryeministri, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vizitës në sallën e re operuese në Klinikën për kirurgji torakale dhe vaskulare në Qendrën klinike “Nënë…
Author: Hamdi Kumanova
Kënaqësi nga bashkëpunimi i shkëlqyer midis Maqedonisë së Veriut dhe Izraelit në planin dypalësh dhe shumëpalësh kanë shprehur në takimin e sotëm në Jerusalem presidentët e të dyja vendeve Stevo Pendarovski dhe Reuven Rivlin. Në këtë rast kanë shkëmbyer informacione dhe mendime për gjendjen në Ballkan dhe për rajonin e Lindjes së Mesme. Presidenti Pendarovski, siç bëri të ditur Kabineti i tij, duke shprehur falënderim për ftesën që të marrë pjesë në forumin e liderëve, ka theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut krahas nderit të treguar ka edhe obligim në nivel më të lartë të jetë e pranishme në…
Protagonistët e filmit dokumentar “Toka e Mjaltit”, Atixhe Muratova dhe familja Husein dhe Lutvie Sam me tetë fëmijë do të marrin ndihmë materiale dhe shtëpi, vendosi Qeveria në seancën e djeshme, e cila është mbajtur në Shtip. “Toka e Mjaltit” e regjisorëve Tamara Kotevska dhe Lubo Stefanov ka shkruar histori me atë që është bërë filmi i parë nga Maqedonia të fitojë dy nominime për Oskar, për film më të mirë dokumentar dhe film më i mirë i huaj. Producent është Atanas Georgiev, ndërkaq kinematografë Samir Luma dhe Fejmi Daut. Qeveria ashtu siç njofton pres-shërbimi ka miratuar disa vendime për…
Në një pompë benzine afër pikës kufitare “Bllacë” nga liria janë privuar shtatë persona prej të cilëve dy të mitur, nga Republika e Turqisë. Të shtatë personat janë prezantuar si shtetas të Izraelit dhe policisë i kanë ofruar dokumente izraelite, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell TV21. “Në 22.01.2020 në ora 01-50 në një pompë benzimi në afërsi të pikës kufitare “Bllacë” nga liria janë privuar, K.S (20), K.S (46), J.M.M (42) , N.T (46), A.S (27) dhe dy persona të mitur, të gjithë nga Republika e Turqisë, për arsye se pas kontrollit të kryer nga ana e…
“Ministria e Arsimit për të treën herë me radhë po tenton që t’ia marrë ingerencat në arsim. Janë liruar të gjithë inspektorët. Ka 800 diplomë jo të çertifikuar nga Universiteti i Strugës. Ka profesorë, ministra aktualë dhe zëvendësministra që kanë marrë paga në bazë të marrëveshjes së të drejtave të autorit dhe, pas iniciativës, i kthyen paratë që i pranuan. Për këtë asgjë nuk u mor përsipër nga shteti. Krimi më i madh është në 16 shkollat në Gostivar. Kjo është e tepërt. 800 diploma jo të akredituara, fakultete të pa akredituara … “, ka thënë, kreu i Gostivarit, Arben…
Vetoja e Francës për fillimin e negociatave për aderim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë nuk do të thoshte “jo”, por se duhet të pritet, deklaroi ambasadori francez në Austri Fransoa Sen Poll, duke shtuar se Parisi nuk është vet në atë qëndrim. Duke folur para gazetarëve në Shoqatën e Gazetarëve të Evropës (AEJ) në Vjenë, Sen Poll sqaroi se Franca e ka bërë atë sepse konsideron se zgjerimi në formën e tanishme është gabim strategjik. “Nevojitet fillimisht të ndryshohet metodologjia e zgjerimit që të vazhdojë”, tha ambasadori. Komisioni Evropian, theksoi, tashmë harton propozime që do të prezantohen së shpejti.…
Të përforcohen kriteret për dhënien e ndihmës shtetërore për mediat e shtypit, kërkon Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korripsionit (KShPK), e cila në Strategjinë Nacionale për parandalimin e korrupsionit këto subvencione i vlerëson si rrezik për korrupsion dhe klientelizëm, njofton Portalb.mk. KShPK kërkon edhe nga mediat që të mos marrin para buxhetore për fushatë zgjedhore. Këtë vit, Qeveria u ka ndarë mediave të shtypit subvencione prej 50 milionë denarë, ose 813.000 eurove. “Mediat dhe organizatat civile janë aktorë të rëndësishëm në shoqërinë që kanë ndikim ndaj mendimit publik dhe njëkohësisht shfrytëzues të financave publike, që mund të gjenerojë rrezik për…
Që nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2018, ku la të vdekur 51 persona, as toka e Kosova nuk ka gjetur qetësi. Gjatë muajit janar në Kosovë u ndijën dy dridhje të tokës. Rasti i fundit ishte sot ndërsa tjetri u regjistruar më 15 janar. Sipas faqes “Earthquake”, tërmeti i sotëm ka qenë 2.9 shkallë të rihterit dhe epiqendra e tij ka qenë në afërsi të qytetit të Prizrenit. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 kilometra. Sizmologu kosovar, Shemsi Mustafa tregon për lajmi.net se këto lëvizje do të vazhdojnë edhe për gjashtë muaj ose një…
Adnan Merovci ka qenë bashkëpunëtori më i afërt i ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Ai ka qëndruar krah presidentit të parë të Kosovës në momente të vështira dhe të lumtura. Në një rrëfim për KosovaPress, Merovci sjell histori nga rrugëtimi i tyre përbashkët. Sot mbushen 14 vjet qëkur Rugova mbylli për herë të fundit sytë. Janari i vitit 2006 ishte mjaftë i ftohtë, por kjo nuk i pengoi qytetarët e shumtë të Kosovës që të bënin nderimet e fundit për themeluesin e LDK-së që ndërroi jetë më 21 janar. Ish-shefi i protokollit Adnan Merovci ruan kujtime të pazëvendësueshme me presidentin…
Lidhja Demokratike e Kosovës në mbledhjen e Kryesisë ka vendosur që të mos tërhiqet nga oferta e fundit që i kanë bërë Lëvizjes Vetëvendosje. Kreu i LDK-së Isa Mustafa pas mbledhjes ka thënë se mbesin të përkushtuar që të punojnë për marrëveshjen me VV-në. Ai ka thënë se presin që deri në fund të javës VV-ja të dal me një qëndrim dhe se në takimin e fundit të vendoset përfundimisht nëse do të ketë marrëveshje ose jo. “Mbesim të përkushtuar që të punojmë për marrëveshje, për marrëveshje që respekton vullnetin e qytetarëve, ne do ta respektojmë këtë, dhe mendoj që…
Projekti kondicionerë inverterë për qytetarët, fillon sot, menjëherë pas seancës qeveritare në Shtip, lajmëroi zëvendësministri në Ministrinë për Mjedis Jetësorë dhe Planifikim Hapësinorë Jani Makraduli. Makraduli tha se nuk ka pengesa ligjore për realizimin e eko-projektit të madh. “Janë sqaruar të gjitha dilemat juridike, janë transferuar mjetet financiare deri tek komunat, ndërsa ata me programin e tyre do të përcaktojnë zonat dhe do të mundësojnë implementimin e projektit për kondicioner inverterë. Mendoj se projekti fillon sot menjëherë pas seancës së Qeverisë në Shtip”, deklaroi Makraduli, i cili në Manastir i vizitoi shkollat fillore “Cirili dhe Metodi” dhe “Aleksandër Turunxhiev” ku…
Jovica Strashevski kundër Ivan Xholevit. Avokati i të akuzuarit në rastin TNT, Toni Trajkovski ka ngritur padi penale kundër kryetarit të Gjykatës penale në Shkup. Sipas avokatit Strashevski, Xholev duhet të përgjigjet për tre vepra penale: keqpërdorim i pozitës zyrtare, punë e pandërgjegjshme në shërbim dhe për mos denoncimin e përgatitjes së veprës penale. Paditë i ka adresuar në MPB dhe në Prokurori, pasi Gjykata penale nuk e ka pensionuar gjykatësen porot e cila ishte pjesë e përbërjes gjyqësore në procesin për rrënimin e kompleksit Kosmos edhe pse i kishte skaduar mandati. Ai edhe pse e ka ditur se gjykatësja…

