Koha përfundimtare është Maqedonia e Veriut të bëjë një hap para në rrugën e saj evropiane – hapje të negociatave inkuadruese të merituara me BE-në, porositi sot shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov nga Davos, ku ka marrë pjesë në panelin me temën “Dialogu diplomatik për Ballkanin Perëndimor”, i cili mbahet në suaza të Forumit ekonomik botëror. “Sjellja e shumëpritur e vendimit gjatë kryesimit kroat para Samitit në Zagreb është në interes jo vetëm të vendit dhe rajonit, por edhe për vetë BE-në dhe kredibilitetin e perspektivës evropiane”, tha ministri i Punëve të Jashtme, i cili mori pjesë në panelin përkushtuar…
Author: Hamdi Kumanova
Arsimi është hallka e shoqërisë për të cilën shteti duhet të investojë shumë që ajo mos të ndryshket. Por, e kundërta ndodh në vendin tonë. Me vite arsimi ka ngecje, ndërkaq asnjë qeveri deri tash nuk ka ndërmarrë masa konkrete për zgjidhje të problemeve shumë elementare siç janë kushtet e mira në shkolla, furnizimi me libra, programetstimulative edukative e të tjera. Është më se turpshme të shohësh se si nxënësit mësojnë nga libra të grisur nga ku mezi lexohet dhe ky problem nuk ka gjetur zgjidhje që nga viti 2014. Është më se e turpshme kur vendi jonë me dy…
VMRO-DPMNE përsëri paralajmëron se ekziston mundësia të shpalosin hollësi që opinioni nuk i di për rastin “Reketi”. Nëse do të publikohen hollësitë që i posedon opozita do varet nga epilogu gjyqësor i këtij rasti. Për atë se në “Pallatin e Bardhë” të VMRO-DPMNE-së një informator i caktuar ka dorëzuar dëshmi për rastin “Reket”, pohonte edhe lideri i partisë vitin e kaluar në shtator. Sot edhe nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikolovski paralajmëroi se mund të publikojnë hollësi për rastin. Nëse gjykata nuk vepron ashtu si duhet, gjegjësisht nuk e kryen punën e vet për pastrim serioz të rastit “Reket”, siç theksoi…
Nëse Alternativa bën një koalicion joetik me ata nga të cilët ishte tradhtuar, kjo mund të bëjë që partia ta humbasë përkrahjen nga zgjedhësit e saj. “Për neve gjëja më e rëndësishme është të qëndrojmë me dinjitet dhe besnikë ndaj mbështetësve tanë, votuesve dhe vlerave që i promovojmë, pavarësisht nga çmimi që duhet ta paguajmë,” ka thënë Afrim Gashi, kryetar i AlternAtivA-s.
Një aksident trafiku në lagjen “Autokomanda” në hyrje të Shkupit ka rezultuar me përmbysjen e një automjeti të transportit, raporton Anadolu Agency (AA). Automjeti i transportit “Fiat” qëndron i përmbysur në vendngjarje, ku dhe mbërriti policia për të insperktuar aksidentin, ndërkohë policia e trafikut po rregullon trafikun në mënyrë që të funksionojë pa pengesa. Dëshmitarët thonë se përplasja ka ndodhur në mëngjes, por nuk ka raportime për njerëz të plagosur rëndë. Policia dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e rastit.
Për borxhin e papaguar të rrymës prej 2000 euro, përbaruesit i kërkojnë 12 mijë euro. Vajdin Ejupit nga Patishka Reka e Shkupit, thotë se në pamundësi për të shlyer borxhin, përmbaruesit i’a kanë bllokuar shtëpinë dhe gjithë pronën në fshat për të cilën ka punuar gjithë jetën, shkruan gazeta LAJM. Ai aktualisht jeton në lagjen Vizbeg ndërsa rrëfen se nuk ka asnjë të ardhur nga shteti. “Për rrymën prej 2.000 eurove më kërkojnë 12.000 euro. Përmbaruesit ma kanë vlerësuar pronën për të cilën kam punuar 62 vite, dhe tani duan të ma marrin. Unë kam 20 anëtërë në familje dhe…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka pritur në takim, inspektorin e lartë të arsimit, Gjorgji Ilievski, i cili së fundmi ka ngritur akuza në adresë të Ministrit të Arsimit Arbër Ademi, raporton TV21. Taravari tha se edhe pse dy herë ministria i morri kompetencat dhe ja ktheu të njëjtat, me fillimin e vitit të ri shkollor, ka filluar presioni i ministrisë në drejtim të Komunës, me qëllim ri-marrjen e kompetencave./TV21/
Biznesmeni Orce Kamçev, i cili është i dyshuar në hetimin “Perandoria” nga ana e prokurës Lile Stefanova, përpara Gjykatës së Apelit, ka ofruar 2,2 milionë euro si garanci që t’i kthehet pasaporta e rregullt e Maqedonisë së Veriut nga Gjykata Themelore e Shkupit, ku i është deponuar edhe pasaporta bullgare, mëson SDK, njofton Portalb.mk. Deri më tani fare nuk ka ndodhur ose rrallë herë që të jepet garanci për dokument pasi që ka pasur raste kur është ofruar vetëm për shfuqizimin e masës së paraburgimit, Në fakt, me këtë garanci që e jep si mundësi Ligji për Procedurë Penale, Kamçev…
Rreth 10 mijë qytetarë në vitin 2019 kanë fituar vizë punë dhe janë larguar në Gjermani, ka deklaruar sot, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, i cili shtoi se ky numër është shqetësues duke pasur parasysh faktin se qytetarët e kanë braktisur shtetin edhe për arsye tjera. “Është disfatë e madhe e politikave qeveritare. Dëshmi për politikat e dështimit është boshatisja e shtetit. Këto janë të dhëna që i tha zëvendës-ambasadori i Gjermanisë, Oto Graf. Dhe ky numër prej 10.000 është shqetësues. Zaev tha se erdhi jeta në Maqedoni, Shkup, Gostivar. Por, duket se qytetarët për tre vite erdhi jeta në…
Kuvendi i Maqedonisë pritet të shpërndahet më 3 shkurt, kjo u bë e ditur sot në takimin mes kreut të KSHZ-së dhe zv/kryeministrit për eurointegrime, Bujar Osmani. Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski pohoi se secili prej pjesëmarrësve ta marrë përgjegjësinë e vet për organizimin e zgjedhjeve dhe qytetarët lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre dhe të dalin në votim. Ndërsa zv/kryeministri Osmani shtoi se në mbledhjen e sotme të Qeverisë do të informojë për nevojën e sjelljes së ndryshimit të Kodit ygjedhor, që janë në draft – version dhe se akoma janë në procedurë parlamentare. Sipas tij, seanca e fundit…
Dështon Partneriteti Privato-Publik për ndihmën e shpejt. Edhe pse kjo, nuk paraqet ndonjë risi për këtë ministër, në krahasim nga herët tjera, se paku ministri Filipçe pranon se : “…partneriteti privato-publik është një proces kompleks, në të cilin duhet të marrin pjesë shumë faktorë dhe përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, financave, ekspert tjerë…” Gjë që nuk ndodhi kur ministri propozonte Partneritet Privato-Publik per kardiokirurgjinë e fëmijëve, laboratoritë për analizë të gjakut, sterilizimin e pajisjeve spitalore; të gjitha këto projekte për të cilat as nuk u përgatit asnjë studim fizibiliti e as nuk u kërkua mendim edhe nga ministritë tjera apo…
Komuna e Strugës dhe kryetari i saj, javëve të fundit kanë qënë pjesë e kritikave pasi edhe pas konstatimeve të Revizionit Shtetëror për buxhet jostabil, Merko kishte hapur konkurs për punësim të rreth 30 personave, shkruan in7. Sidoqoftë, konkursi i shpallur më 9 Nëntor u zhvillua dhe më datë 27 Dhjetor në faqen zyrtare të Agjencisë për Administratë janë publikuar vendimet për pranimin e kandidatëve, të cilët i kanë kaluar filtrat e nevojshëm për të fituar një vend pune në administratën lokale të Strugës. Në mesin e të përzgjedhurve në këtë konkurs, është edhe emri i ish Sekretarit të kësaj…

