Author: Hamdi Kumanova

Komuna e Strugës dhe kryetari i saj, javëve të fundit kanë qënë pjesë e kritikave pasi edhe pas konstatimeve të Revizionit Shtetëror për buxhet jostabil, Merko kishte hapur konkurs për punësim të rreth 30 personave, shkruan in7. Sidoqoftë, konkursi i shpallur më 9 Nëntor u zhvillua dhe më datë 27 Dhjetor në faqen zyrtare të Agjencisë për Administratë janë publikuar vendimet për pranimin e kandidatëve, të cilët i kanë kaluar filtrat e nevojshëm për të fituar një vend pune në administratën lokale të Strugës. Në mesin e të përzgjedhurve në këtë konkurs, është edhe emri i ish Sekretarit të kësaj…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE nuk ka asgjë kundër ligjit për legalizim të ndërtimeve pa leje i cili është në procedurë kuvendore, por nuk dakordohet me atë që ai sillet me procedurë të shkurtuar, pa mundësi të organizohet debat publik dhe të dëgjohet opinioni profesionist dhe vetëqeverisjet lokale. Kryetarja e Komisionit kuvendor për transport, Liljana Zaturoska, e cila është nga radhët e VMRO-DPMNE-së, sot në konferencën për shtyp në Kuvend i vlerësoi si paushalle dhe joserioze akuzat nga ministri Sugareski se VMRO-DPMNE me vetëdije e bllokon sjelljen e ligjit me parashtrimin e mbi 1000 amandamenteve. “Të sillni një ligj serioz me procedurë të shkurtuar…

Lexo më Shumë

Katër persona me komplikime nga gripi prej të cilëve njëri në gjendje të rëndë shëndetësore dhe tetë të tjerë të cilët kanë simptoma të virusit janë hospitalizuar në Qendrën klinike universitare për sëmundje infektive. Mes të sëmurëve nuk ka fëmijë, informojnë nga Klinika për MIA-n. Ata theksojnë se pacienti është në gjendje të rëndë shëndetësore nga gripi dhe sëmundje kronike të mushkërive është pranuar mbrëmë dhe vendosur në Repartin për përkujdesje intensive.

Lexo më Shumë

Vendkalimi kufitar Bellanoc-Stançiç do të hapet më 30 janar të këtij viti. Lajmi bëhet i ditur nga burime brenda Komunës së Gjilanit, përcjell Gazeta Express nga Ina-Online. Mësohet se tashmë janë caktuar edhe policët që do të shërbejnë në këtë vendkalim. Vendaklimi Bellanoc – Staniçiq do lidh Maqedoninë dhe Kosovën, ndërkohë do i jap një inpakt të ri raporteve ndërmjet Likovës dhe Gjilanit, duke shkurtuar rrugën për komunikimin e banorëve të kësaj ane për më shumë se 60 km.

Lexo më Shumë

Anëtarët e deritanishëm të Këshillit programor të Radio Televizionit të Maqedonisë (RTMV) kanë shpallur konkurs për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit mbikëqyrës të servisit publik radiodifuziv. Organi i RTM-së që duhet të mbikëqyrë punën materiale – financiare duhet të përzgjidhet nga Këshilli programor i cili në këtë moment është me mandat të skaduar, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Konkursi për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit mbikëqyrës është publikuar në ueb-faqen e RTMV-së më 17 janar, kurse parashtrimi i aplikacioneve nga persona të interesuar do të zgjatë 15 ditë. Problem kryesor me shpalljen e këtij konkursi është fakti që mandati i anëtarëve…

Lexo më Shumë

Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) i dhuroi Kur’an me alfabetin Braille vajzës 15 vjeçare Eliza Abdija me shikim të dëmtuar nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA). Në aktivitetin e zhvilluar në Myftininë e Gostivarit morën pjesë Këshilltari i Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Murat Alkan, Myftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu, Eliza Abdija, hoxhallarë dhe punonjës të Myftinisë. Alkan, në deklaratën e tij për mediat tha se ky është një moment historik, duke shtuar se është rasti i parë ku një personi i është dhuruar Kur’ani me alfabetin Braille. Ai…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njëzëri e ka hedhur poshtë si të palejueshme kërkesën e ministrit teknik për Punë të brendshme, Naqe Çulev, në të cilin ai kërkon që trupi më i lartë zgjedhor në shtet ta interpretojë nenin 46 të Ligjit për Qeveri dhe kompetencat e saj, njofton Portalb.mk. Anëtarët e KSHZ-së theksuan se ata nuk janë të autorizuar të japin mendime, as vlerësime të ligjshmërisë së ligjeve dhe e udhëzuan që për interpretim autentik të neneve të ligjeve mund të japë vetëm Komisioni Ligjvënës-Juridik. KSHZ vendosi se kërkesa hidhet si e palejueshme dhe nuk paraqet akt lidhur me zgjedhjet.…

Lexo më Shumë

LSDM përmes ligjit të ri për prokurorinë publike dëshiron t’i mbrojë krimet e Zoran Zaevit. LSDM-së dhe Zoran Zaevit më së paku u përgjigjet zgjidhja cilësore e ligjit për prokurorinë publike, sepse pas atij ligji institucioni profesional dhe i pavarur do të duhej të mos i mbyllë sytë por të hapë hetime për të gjithë tenderët e kurdisur, aferat dhe skandalet, ndërsa kriminelët nga pushteti të përgjigjen për vjedhjen e përgjithshme. Kriminelët të përgjigjen. Zoran Zaev e din se kësaj radhe nuk do të shpëtohet me kurfarë falje apo amnisti por do të përgjigjet për krimet e bëra. LSDM dhe…

Lexo më Shumë

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë parashtruar rreth një mijë amendamente për propozim-Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje. E kjo do t’i lejë rreth 100 mijë qytetarë pa legalizuar objektet e tyre, thonë nga Ministria e Transportit dhe lidhjeve. Ministri Goran Sugareski tha se VMRO-DPMNE me qëllim po i stopon dhe zvarrit proceset, e kjo sipas tij më së miri shihet në bllokimin e ligjeve me çka po i bëjnë dëm qytetarëve. Sipas Sugareskit opozitarja VMRO po pret shpërbërjen e Kuvendit për ta votuar këtë ligj. Ky ligj parasheh ndërprerjen e uzurpimit dhe qytetarët të kenë legalizimi për shtëpitë e tyre,…

Lexo më Shumë

Ndryshimet e Ligjit për shërbim në Armatë të miratuara në propozim të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM sigurojnë armatë më të mirë, kushte më të mira për punë në armatë dhe ndërtim të kuadrove sipas standarteve të NATO-s. Me ndryshimet ligjore të punësuarit në Armatë do të marrin shtesë mujore në vlerë prej 7.000 denarë për zgjidhjen e çështjes banesore, bursa për kuadrot deficitare, mundësi për personel mjekësor-ushtarak të punojë në shëndetësinë civile shtetërore, paga më të larta për të gjithë personat civil në Armatë. Ndryshimet japin mundësi për shkuarje të hershme në pension në vlerë prej 80 për qind…

Lexo më Shumë

Tash për tash nuk duket se LSDM-ja qeveritare dhe VMRO-DPMNE-ja do të munden këtyre ditëve të arrijnë marrëveshje për propozimin e ri për ligjin për prokurori publike. Për sot paralajmërohet takim mes Bojan Mariçiqit nga LSDM-ja dhe Timço Mucunksit nga VMRO-DPMNE-ja dhe bisedime për atë si të vazhdohet me dialogun. Nga partia opozitare e konfirmojnë takimin, por theksojnë se kjo nuk do të thotë se do të ketë marrëveshje me pushtetin për ligjin. Udhëzojnë në deklaratën e liderit të partisë Hristijan Mickovski nga dita e diel, në të cilën thotë se “ajo që është propozuar nga LSDM-ja është ligj që…

Lexo më Shumë

Në bulevardin “Jane Sandanski” në lagjen Aerodrom të Shkupit mëngjesin e sotëm ka ndodhur aksident trafiku ku automjet i tipit “reno” ka goditur një shtyllë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kanë deklaruar se sipas informatave të para nuk ka persona të lënduar. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Trafiku në këtë pjesë të qytetit ka qenë i vështirë këtë mëngjes. Aksidenti në SPB- Shkup është paraqitur në orën 08:40, ndërsa është kryer inspektim nga ekip hetues i SPB -Shkup.

Lexo më Shumë