Pas artikujve të publikuar në disa media, në lidhje me Raportin e punës së Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut për vitin 2018, të shpallur nga Enti shtetëror për revizion, Fondi jep demantin e mëposhtëm. Shërbimet profesionale të FSPIMV-së pas marrjes së Raportit përfundimtar të revizorit të autorizuar shtetëror për revizionet e realizuara të një pjese të elementeve të raporteve financiare dhe revizionin e harmonizimit për vitin 2018, me kujdes kanë analizuar citatet e përmbajtura në të njejtin dhe konstatuan se, Raporti i përmban gjendjet objektive të punës së Fondit. Nga kjo rrjedh se, artikujt e…
Author: Hamdi Kumanova
Edhe pse nuk ka një kosto të saktë se sa mund të kushtojë, megjithatë ekspertët kanë dhënë tre variante për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren. Rruga me gjasë duhet të jetë rreth 60 kilometra. Ndërtimi i kësaj rruge është një kërkesë e kamotshme e banorëve që jetojnë në të anët e malit Sharr respektivisht Tetovës dhe Prizrenit. Së fundi është bërë edhe studimi fizibiliti, ndërsa me këtë edhe jepen kahjet se si do të ndërtohej kjo rrugë mjaft e përfolur viteve të fundit. Ministri për përmirësimin e klimës investuese Hisen Xhemaili, thotë se tre variantet e fizibili studimit përfshijnë ndërtimin e…
Metodologjia e re për zgjerimin e Bashkimit Evropian tani numëron shtatë faza që shtetet kandidate duhet t’i plotësojnë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane kundrejt 35 kapitujve që janë aktualisht. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare në Maqedoninë e Veriut, thonë se autoritetet e vendit duhet të fokusohen në realizimin me përpikmëri që do të dalë nga metodologjia e re e cila duhet të bëhet publike në fund të këtij muaji e që në fokus, siç thonë, pritet të jetë sundimi i drejtësisë. “Për ne me shumë rëndësi është që të shohim se cili do të jetë kompromisi mes Francës si…
Zëvendësministrja e Brendshme plotësuese Sllavjanka Petrovska njofton se do të kundërshtojë formimin e strukturave paralele në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shkeljen e principit të hierarkisë dhe ligjeve. Ajo para mediave sqaroi se diskursi i saj është vetëm paralajmërim duke qenë se deri tani nuk ka njohuri për një përpjekje të tillë. Petrovska tha se proceset e nisura në këtë ministri duhet të vijojnë normalisht edhe gjatë ciklit zgjedhor dhe qytetarët të mos jenë pre e obstruksioneve, bllokadave dhe presioneve. Ky është një mesazh ndaj të gjithë pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme që të funksionojnë kryekëput sipas…
Kroacia në samitin në Zagreb në maj do t’i kushtojë vëmendje të veçantë zhbllokimi të fillimit të negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, deklaroi sot kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, duke i prezantuar prioritetet e kryesisë kroate me BE-në, në mbledhjen e kryetarëve të komisioneve për çështje evropiane të parlamenteve të vendeve – anëtare të BE-së. Në Samitin në Zagreb, Plenkoviq deklaroi se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet zhbllokimit të situatës në të cilën janë Maqedonia e Veriut dhe Këshillit Evropian në tetor. “Transparenca e Evropës, si në vitet e 90-ta, nuk do të përsëritet më kurrë. Tani…
Gjermania krahëhapur i pret punëtorët nga Maqedonia të cilët nga muaji mars do kenë kushte lehtësuese për marrjen e lejes për punë. Zëvendës ambasadori gjerman në vend, Oto Graf nuk e fsheh kënaqësinë se ekonomia më e fuqishme evropiane do të fitojë fuqi të re punëtore. Megjithatë, ambasadori kurbetçinjve të ri që nuk janë të kualifikuar sa duhet i porositi se jetesa në Gjermani është e shtrenjtë për ato rroga, kështu më mirë për ta do ishte të gjejnë ndonjë punë në investimet e huaja që ka kapital gjerman këtu në Maqedoni. Kompanitë gjermane janë të lumtura që fitojnë fuqi…
Transporti publik prej nesër do të zhvillohet sipas orarit të zakonshëm dimëror. Në tre javët e kaluara, siç kumtojnë nga NQP Shkup, për shkak të pushimit dimëror, transporti publik ishte i reduktuar. Njoftojnë se nga nesër, automatikisht vazhdon edhe vlefshmëria e biletave falas për nxënës për përdorimin e transportit publik.
Dokumentet e reja për qytetarët me emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut, do të fillojnë të lëshohen nga muaji shtator i këtij viti, edhe pse fillimisht u paralajmërua për në fund të vitit të kaluar. Me amendamentet e reja do të rregullohet edhe përkatësia etnike e qytetarëve të bashkësive tjera etnike në vend, pshkruan Telegrafi Maqedoni. Burime nga MPB për “mkd.mk” thonë se më 5 dhjetor vitin e kaluar është nënshkruar marrëveshje mes MPB-së dhe “Veridos GmBH Berlin – Gjermani” për shpërndarjen e modeleve për dokumentet personale. Sipas MPB, ka përfunduar blerja dhe shpërndarja e modeleve…
Carovska dhe Despotovski për vizitë në kompaninë shfrytëzuese të instrumentit për grante të bashkëfinancuara për inovacione Zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike, Mila Carovska dhe drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik (FIZHT) Jovan Despotovski sot e vizituan kompaninë e Shkupit për IT, Dokstim, e cila është shfrytëzuese e mjeteve nga Fondi përmes instrumentit për grante të bashkëfinancuara për inovacione, që të njoftohen me mënyrën e punës në pjesën e kompanisë Mikrotika e cila përpunon softuerë që duhet t’u mundësojë IT kompanive më lehtë të zhvillojnë softuerë personalë. Në Mikrotikë janë të përfshirë 17 njerëz nga të cilët 10 punojnë në…
Kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski sot u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Turqisë në shtetin tonë, Hasan Mehmet Sekizqok, në të cilën ishte konfirmuar mbështetja turke për Maqedoninë e Veriut në NATO dhe BE integrimet. Në takimin, siç informojnë nga Pres-shërbimi qeveritar, bashkërisht është konstatuar progres në marrëdhëniet mes të dyja shteteve, veçanërisht në sferën e ekonomisë, arsimit, mbrojtjes, kulturës. Bashkëbiseduesit kishin shfaqur angazhimet për avancimin e marrëdhënieve mes të dyja shteteve, për motivimin e investimeve të reja turke në vend dhe për rritjen e këmbimit tregtar, i cili edhe tani është në nivel të lartë, duke…
Deponia “Drislla” prej sot është nën administrimin e Qytetit të Shkupit. Regjistri Qendror e ka regjistruar deponinë se nga pronësia private bëhet sërish ndërmarrje publike. Me atë, pas 9 vitesh deponia sërish është në pronësi të Qytetit të Shkupit, pasi që në kohën e ish kryetarit Koce Trajanovski iu dha me koncesion kompanisë italiane “FCL Ambiente”, njofton Portalb.mk. “pas dy vitesh luftë aktive arritëm që ta kthejmë deponinë në pronësi të Qytetit të Shkupit. Që nesër do të shkarkohet drejtori Goran Angellov dhe do të emërojmë u.d. drejtor. I ftoj institucionet kompetente të hyjnë në Drislla dhe ta hetojnë punën…
Gjykimi për rastin TNT nuk filloi as të hënën. Do të ketë një përpjekje të re më 6 shkurt, për fillim të procesit. Ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, i cili akuzohet për rrënimin e objektit “Kosmos”, nuk u paraqit në gjyq. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe nuk ka mundur të marrë pjesë në gjykim. Në sallën e gjyqit, gjendjen shëndetësore e shpjegoi mjekja neuropsikiatër, Viktorija Vujoviq. Me kërkesë të avokatit të Trajkovskit, gazetarët nuk dëgjuan pse i pandehuri nuk mund të vijë në gjykatë. Mjekja erdhi në seancë të mbyllur, e deklaroi arsyen dhe shpjegoi…

