Author: Hamdi Kumanova

Detaje të reja vijnë nga përplasja e mbrëmshme në qytetin e Kumanovës mes policisë dhe një personi, ende në kërkim, që tentoi t’i vinte zjarrin një veture të policisë në ambientet e brendshme të saj. Në momentin që policia ka pikasur personin ka tentuar të ndalojë të dyshuarin, por ky i fundit i është kundërpërgjigjur me të shtëna armë zjarri (siç shihet edhe në foto), duke shtënë të paktën tri herë mbi veturën e policisë që ishte në ndjekje të tij. Gjatë përplasjes me armë mësohet se në veturën e policisë ndodheshe një polic dhe një femër praktikante ku për…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtorët e Shtëpisë së Shëndetit, Viktor Isjanovski dhe Besim Koka, sot kanë marrë pjesë në promovimin e 13 automjeteve për nevojat e poliklinikave të Shkupit, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk. “10 automjetet janë për nevojat e njësisë për mjekim shtëpiak, ndërkaq të tjerat për transportim të përditshëm të materialeve në njësitë e punës në Shtëpinë e Shëndetit”, theksoi ministri Filipçe. Me automjetet e reja duhet ndjeshëm që të përforcohen kapacitetet e Shtëpisë së Shëndetit – Shkup. Shërbimi për Urgjencë Mjekësore me mjekim shtëpiak dhe ndihmë urgjente stomatologjike ndihmon mbrojtje shëndetësore 24-orëshe, por…

Lexo më Shumë

-Udhëheqësia aktuale e VMRO-DPMNE-së flet për teza të rrezikshme për anulimin e Marrëveshjes së Prespës. Kjo gjë do të na kthente pas të paktën 25 vite. Kjo do të rrënonte perspektivën e vendit drejt BE-së. Do përkeqësohet klima e brendshme politike dhe do të ndërpriten investimet e huaja”, tha sot një një konferencë për media, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev. Në daljen e parë për media pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit, Zaev i ka bërë thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski të ndalojë me plasimin e tezave për anulimin e Marrëveshjes së Prespës. Ai tha se, nuk beson që…

Lexo më Shumë

I akuzuari Toni Trajkovski nuk ka ardhur në gjykim për rastin “TNT”, për çka gjykata e anuloi seancën gjyqësore për rrëzimin e objektit “Kosmos” të biznesmeni Fijat Canoski, njofton Portalb.mk. “Kam marrë njoftim se pas seancës paraprake ka qenë në mjek dhe ua dorëzova. Mora dokument që të mos marrë pjesë në seancë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore”, tha avokati i Trajkovskit, Jovica Strashevski. Në seancë kanë marrë pjesë mjekja Viktorija Vujiq, e cila do të dëshmojë për gjendjen shëndetësore të Trajkovskit, pa praninë e gazetarëve. Vujoviqi nuk do ta ketë për herë të parë ta sqarojë diagnozën…

Lexo më Shumë

Kompania polake Picodi.com ka bërë një hulumtim se sa duhet të punojnë qytetarët e vendeve evropiane dhe të Ballkanit për të blerë një telefon iPhone 11, të serisë së fundit të Apple. Qytetari i Maqedonisë së Veriut me një rrogë mesatare, i duhet të punojë 62 ditë apo dy muaj për të blerë këtë telefon. Një shtetas i Shqipërisë duhet të punojë 75 ditë. Hulumtimi bazohet në çmimet e publikuara të këtij telefoni në secilin vend, por edhe nga të dhënat e rrogës mesatare. Nga vendet e tjera, një kroati i duhen 31 ditë, një slloveni 22 ditë, bullgarëve 50…

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës 02:10 në rrugën “Brigada e 3-të e Maqedonisë”, në qytetin e Kumanovës, një person ka tentuar t’i vë zjarrin një veture të policisë në zonën e brendshme të policisë. E aktin e njëjtë e kanë vërejtur edhe policia. Policia tentoi që të njëjtin ta kapë, por i dyshuari u kundërpërgjigj me tre të shtëna armësh kundrejt makinës së policisë dhe arriti të largohet nga vendi i ngjarjes. Nga policia e Kumanovës thonë se janë ende në ndjekje të personit të dyshuar.

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 14:20 minuta në rrethinën e “Bit Pazarit”, nga liria është privuar një djalë i mitur i moshës 16-të vjeçare nga Shkupi tek i cili sipas policisë është gjetur marihuanë. Nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup (SPB Shkup), njoftojnë se kundër të njëjtit do të ngritet procedurë adekuate. “Në 19.01.2020 rreth orës 14:20 zyrtarë të policisë pranë sektorit për punë të brendshme Shkup, në rrethin të “Bit Pazarit” kanë privuar nga liria të miturin 16-të vjeçarë, pasi pas kontrollës së kryer tek i njëjti është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij, do të ngritet procedurë…

Lexo më Shumë

Mesatarisht një e treta e amvisërive në rajon kanë problem me pagesën në kohë të shpenzimeve të rezhisë në 12 muajt e fundit, tregon hulumtimi vjetor i Eurostat për të ardhurat dhe kushtet e jetesës. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2018, rreth 36,9 për qind e amvisërive në vend kanë pasur problem me pagesën në kohë të fakturave të rezhisë në 12 muajt e fundit, pastaj vijon Greqia me 35,6 për qind, pastaj Bullgaria me 30,1 për qind. Pak amvisëri nuk kanë mundur në kohë t’i paguajnë shpenzimet e rezhisë në Holandë, Çeki, Suedi dhe Austri – rreth…

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju Javët e fundit kanë qenë tejet interesante në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Fotografia e përgjithshme e zgjedhjeve të 12 prillit të vitit 2020 tashmë ka nisur ende më shumë të qartësohet. Dufi mediatik shpërtheu, ndërsa udhëheqësit e partive politike shqiptare kanë lëshuar frerët e gojës. Me të drejtë shumë aktor të humorit po ndjehen të shqetësuar nga përzierja në profesion e disa prej liderëve politik shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Mësuam dhe dëgjuam për “Nënën e Madhe” e cila nuk na e zbuloi bashkëshortin. Zakonisht një nënë e cila e fsheh burrin nga fëmijët e…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës, ku edhe ka vlerësuar veprën dhe kontributin e tij për paqe, liri e fqinjësi. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar e ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të ish-presidentit Ibrahim Rugova. “Me respekt e mirënjohje të thellë u përula me nderim para memorialit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Vizioni i tij euroatlantik për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetesës në rajon janë…

Lexo më Shumë

Ambasadori William Walker, pas takimit me Thaçit ka folur edhe vetë rreth manipulimit të pamjeve para disa ditësh, kur mediat kishin raportuar se nuk ia ka shtrënguar dorën Thaçit. Ai e ka lartësuar Thaçin, duke thënë se është bërë më i qetë dhe më i thinjur, por edhe më madhështor, transmeton lajmi.net. “Pra, lejojani që të pushoj pak dhe ju lutem të mos nxirrni gjëra, siç i kishit nxjerrë nga kafeneja afër Reçakut”, ka thënë Walker. “Po e shfrytëzoj këtë mundësi për të përshëndetur disa milionë miq të mi këtu në Kosovë dhe t’ju uroj fat në këto ditë të…

Lexo më Shumë

Koalicioni mund të arrihet me vullnetin e VV-së. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka folur për arsyet e mosarritjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje deri më tani. Në një intervistë për RTV21, Mustafa tha se nuk e ka pritur që do të zgjasin kaq shumë bisedimet me VV-në për formimin e Qeverisë. Sipas tij tani koalicioni mund të arrihet me vullnetin e Vetëvendosjes. “LDK ka vullnet edhe përkushtim që të arrihet koalicioni se kemi punur gjatë për këtë kemi kryer një fazë shumë të rëndësishme të punës në harmonizimin e programit qeverisës në përcaktimin e fushave…

Lexo më Shumë