Author: Hamdi Kumanova

Persona të panjohur këto ditë kanë thyer dhe i kanë vënë zjarrin dhjetra koshave të rinj për mbetje të imët në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, që NP Higjiena Komunale i vendosi me kërkesë të shoqatës së zejtarëve të Çarshisë, me qellim ngritjen e nivelit të higjienës në këtë lokalitet frekuentues në qendër të qytetit. “Gjatë vendosjes se koshave për mbetje të imët dërguam porosi se nga qytetarëti presim që me sjelljen dhe veprimet e tyre sa më gjatë t’i ruajnë funnksionale dhe të padëmtuara, ndërsa sot bëjmë thirrje menjëherë të ndalojë shkatërrimi i pajisjeve të NP Higjiena Komunale-Shkup, duke…

Lexo më Shumë

T.J 36 vjeçare nga Shkupi gjatë ditës së djeshme në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup ka raportuar zjarr në shtëpi në që është në pronësi të sajë. Kështu informojnë nga Ministria e punëve të Brendshme nga ku thonë se menjëherë pas raportimit ekipet e zjarrfikësve kanë shkuar në vendin e ngjarjes. “Më 18.01.2020 në ora 09:16 në SPB Shkup T.J (36) nga Shkupi ka raportuar zjarr në shtëpinë e sajë në rrugën, “Maleshevska”. Flakët e zjarrit kishin kapluar një pjesë të çatisë. Zjarri është shuar nga njësiti i zjarrfikësve Shkup. Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer edhe ekip…

Lexo më Shumë

Ndotja e ajrit mbetet në nivelet shqetësuese. Përderisa autoritetet thonë se bazat matëse nuk tregojnë shifrat reale, qytetarët ankohen se mushkëritë janë treguesi më i mirë i ndotjes enorme. Madje ka të tillë që frymëmarrjen e tyre prej grimcave PM 10 në ajër e kanë siguruar me maska, por nuk e mbajnë gojën të mbyllur dot kur vjen puna për kritika. “Të themi se prej ndotjes, shikoj në këtë aplikacion se sot nuk ka aq shumë ndotje por nuk iu besoj dhe e mbaj maskën. Shpesh eci dhe pse mos ta mbaj ndonëse nuk besoj se na mbron shumë. Mbrojtja…

Lexo më Shumë

Secili subjekt politik duhet të jetë në krye të detyrës, duhet të gjindet zgjidhje për ligjin e prokurorisë publike. Kështu porositi Kryeministri teknik Oliver Spasovski, i cili tha se nuk pret ngadalësim të sjelljes së ligjit dhe porositi për bashkëpunim ndërmjet palëve të përfshira në proces. Spasovski e cilësoi këtë si një çështje e interesit të lartë shtetëror. “Do të bëjmë gjithçka që në periudhën e ardhshme të punojmë të gjithë së bashku dhe vlerësoj se secili subjekt politik duhet të jetë në krye të detyrës. Të bisedojmë dhe të gjejmë zgjidhje, me qëllim që t’i realizojmë qëllimet tona nacionale,…

Lexo më Shumë

Presim tashmë që javën e ardhshme në Spanjë formalisht të fillojë procesi i ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, sepse pasi përfundoi zgjedhja e Qeverisë spanjolle, u hapën dyert që ky proces të fillojë dhe shpresojmë të përfundojë për disa javë, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth asaj nëse së shpejti pritet ratifikimi i Protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO nga ana e Spanjës, Shekerinska theksoi se proceset e ratifikimit në këtë shtet nuk janë të shpejta, duke shfaqur pritje për mbështetje të fuqishme nga…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski refuzon ftesën e oponentit tij politik, Zoran Zaev për takim liderësh me qëllim arritjen e një konsensusi mbi Ligjin për Prokurorinë Publike. Mickoski pohon se çështja i është besuar grupeve të punës dhe derisa rezultatet e para për kompromis nuk burojnë nga ekipet e ekspertëve, nuk ka logjikë për takim mes tij dhe Zaevit. Tekstin e propozuar në Kuvend, lideri i opozitës e vlerëson si amnisti ndaj LSDM-së për krimet e bëra. Ky tekst që është propozuar tani, praktikisht ka për qëllim mbrojtjen e strukturave kriminale të LSDM-së e cila pas 12 prillit do të…

Lexo më Shumë

Nervozizëm, pritje të gjata, sirena dhe njerëz që duken sikur po migrojnë për diku. Kjo është pamja e rrugës në hyrje të Kodrës së Diellit këtë mëngjes. Mungesa e vendeve për parkim në Kodrën e Diellit, bën që kolona e makinave arrijë në disa kilometra. Vizitorët me fëmijë në krahë, me pajisje për skijim duhet të ecin në këmbë nga 2 deri në 3 kilometra për të arritur në pikën turistike. Lëshohen, vetëm ata që kanë vikend shtëpiza, apo personat që kanë prenotuar në hotele. “Nuk është normale kjo, nuk është mirë kështu, shkakton nervozë, si nuk shkakton. Ndryshe është…

Lexo më Shumë

Fati i ish ministres së Ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovksa është në duart e pesë gjykatësve suprem. Gjykata më e lartë këto ditë do të vendos nëse Jankulloska do të përfundoj në burg për furnizimin joligjor për Mercedesin luksoz ku është e dënuar me 4 vjet burg. Burime nga Supremja thonë për Alsat thonë se lënda “Tanku” është në fazën përfundimtare. Jozyrtarisht, gjykatësit suprem javën e ardhshme do të takohen për të shqyrtuar kërkesën e Jankulloskën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit. Para Gjykatës Supreme janë tre opsione – ta vërtetojnë dënimin me burg, ta tjetërsojnë ose ta…

Lexo më Shumë

Një tërmet ka dridhur tokën në ora 13.38 sot në Kukës të Shqipërisë. Sipas qendrës Europiane-Mediterane Sizmologjike, tërmeti ishte 4.5 shkallë sipas Rihterit me thellësi 10 kilometra. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Barrë të Kukësit, 18 km nga Kurbneshi dhe 15 km në veri-perëndim të Peshkopisë. Gjithashtu, pak minuta më pak, një tjetër lëkundje është ndjerë në Dibër. Mësohet se epiqendra është regjistruar në Arre Malle, me një magnitudë 4.6 të shkallës Rihter. Tërmeti është ndjerë edhe në qytetet perëndimore të Maqedonisë së Veriut. Nuk janë njoftuar dëme materiale apo lëndime të njerëzve. Mëngjesin e sotëm kishte një tërmet…

Lexo më Shumë

Kristian Ninevski është personi më i lumtur në mesin e qindra besimtarëve tjerë të cilët u hodhën në ujërat e Vardarit pas kryqit të shenjtë në manifestimin qendrore për festën e madhe të krishtere “Uji i Bekuar” në qendër të Shkupit dhe tërhoqi kryqin nga ujërat e shenjtëruara. Përndryshe ai dhe vitin e kaluar arriti që të kapë Kryqin e Shenjtë në ujërat e Vardarit. “Jam shumë i lumtur. Vitin e kaluar më ka sjell një djalë, më ka sjell shumë fat dhe shëndet. Të njëjtën ua uroj të gjithëve. Shpresoj që ashtu të jetë edhe këtë vit”, tha Ninevski.

Lexo më Shumë

Rasti “Reket” dhe të gjitha hetimet me të treguan se në të vërtetë askush nuk është mbi ligjin, thotë zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në intervistën për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se kjo është kështu sepse tashmë askush nuk ua ngre telefonin gjykatësve dhe prokurorëve që t’u thotë çfarë të bëjnë. Ajo vlerëson se kërkesat e VMRO-DPMNE-së asnjëherë nuk janë drejtuar ndaj drejtësisë, por ndaj gënjeshtrave, dezinformatave dhe ikjes nga përgjegjësia. “Tregimi apo reagimet e tyre lidhur me këtë rast është ndjekja e mizës që të mos shohim sa shteti ka ndryshuar në këtë dy vite…

Lexo më Shumë

Fotografi të çuditshme e të pahijshme qarkulluan gjatë ditës se djeshme në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për fotografi të rrjedhës së lumit Serava në Shkup, i cili ishte mbuluar me ngjyrë të kuqe, që ngjante si gjak, përcjell in7. Ende nuk dihet nëse ishte gjak, ngjyrë apo ndonjë materie tjetër, por pamjet ishin të frikshme. Ngjarja ka qënë e paraqitur edhe në Inspektoratin e Qytetit të Shkupit, të cilët thonë se menjëherë kanë dalur në terren dhe se po punojnë për zbardhjen e rastit. “Pas denoncimit të qytetarëve për ndotjen e lumit Serava, inspektorët kujdestarë të Qytetit të Shkupit në…

Lexo më Shumë