Author: Hamdi Kumanova

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka komentuar deklratat e presidentit Thaçi për formimin sa më të shpejtë të qeverisë, si dhe paralajmërimet e tij se nëse një gjë e tillë nuk bëhet, ai do të ndërmarrë veprime kushtetuese. Bajqinovci ka shkruar në Facebook se Kosova e ka një adresë nga ku rrjedhë mandatari dhe bartësi i institucioneve, dhe se sipas tij ai është fituesi i zgjedhjeve, shkruan lajmi.net. Sipas tij, formimi i qeverisë mund të vonohet por që siç thotë ai s’ka asgjë që e ndalë ndryshimin. Postimi i plotë: Kosova e ka vetëm një adresë nga ku rrjedhë mandatari…

Lexo më Shumë

Një pjesë e qytetarëve dibran viteve të fundit ballafaqohen me probleme radikale sociale. Të dhënat të Qendrës ndërkomunale për Punë Sociale në Dibër thonë se gjatë vitit që kaloi, afër 700 familje dibrane shfrytëzonin të drejtën e ndihmës sociale. Por mes tyre ka edhe të tillë, të cilët për shkaqe të ndryshme kanë probleme të mëdha sociale me përmasa për të mbijetuar. Pikërisht kjo kategori e popullatës së varfër rrugëdalje gjen në kuzhinat popullore që funksionojnë në Dibër. Në qytetin e Dibrës funksionojnë dy kuzhina popullore. Njëra është kuzhina popullore shtetërore që menaxhohet nga Qendra ndërkomuale për Punë Sociale, si…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje në orën 12:20 në mesditë, një 16-të vjeçarë identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup ka paraqitur një sulm nga tre persona që të njëjtit i është bërë një dit më parë në rrugën “Samoilova”. “Në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup 16-të vjeçari i mitur nga Shkupi ka paraqitur se më 16.01.2020 rreth orës 22:00 në një hotel në rrugën “Samoilova”, ka qenë i sulmuar fizikisht nga tre persona. Po merren të gjitha masat për të zbardhur rastin”, thuhet në njoftimin…

Lexo më Shumë

Bashkëngjitu grua (vajzë, studente), bashkëngjitu që zëri yt të bëhet fuqi e ndryshimit të trajtimit ndaj teje. Aleanca për Shqiptarët fton çdo grua që të bëhet pjesë e saj, sepse: -Aleanca për Shqiptarët do ta mbrojë gruan, do të qëndrojë pranë saj sa herë që ajo të përballet me vështirësi, me padrejtësi dhe diskriminim nga aspekti ligjor apo nga aspekti i të drejtave të njeriut. -Aleanca për Shqiptarët nuk do të lejojë që gruaja shqiptare të tërhiqet zvarrë e të vëhet në pranga! Nuk do të lejojë që gruaja shqiptare të ndëshkohet pa patur asnjë evidencë fajësie ndaj saj! -Aleanca…

Lexo më Shumë

Pas gati 20 orësh marrjes në pyetje në një stacion policor, Prokuroria kërkon paraburgim për ish të punonjësin në Regjistrit Qendror, Emil Jakimovski. “Prokuroria Themelore Publike Shkup ka filluar procedurat kundër një personi për kryerjen e veprave penale – “Rrezikim të sigurisë” sipas nenit 144 paragrafi 2 (kryerjen e dhunës në familje), rrezikimin të sigurisë së përmendur në nenin 144 paragrafi 4 (nga sistemi i informacionit), dhe mosrespektimi i vendimi gjyqësor i përmendur në nenin 377 5. Duke vlerësuar të gjitha rrethanat të rastit, prokurori publik kompetent i paraqet gjykatësit paraprak të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit propozim për paraburgimin…

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 16:40 minuta, shtetasi slloven, M.R ka paraqitur në stacionin policor në Krushevë se në shtëpinë e vet e cila është nën pronësi të vëllait të tij të ndjerë, R.M nga Krusheva ka gjetur lëndë eksplozivi. Policia njofton se ekspertizë në vendin e ngjarjes do të kryhet ditëve në vijim dhe pohon se për ngjarjen janë njoftuar edhe Drjetoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. “Në stacionin policor në Krushevë, R.M (64) nga Republika e Sllovenisë ka lajmëruar se në shtëpinë e cila është në pronësi të vëllait R.M në rrugën “Partizanska”, ka gjetur lëndë eksplozivi. Për ngjarjen janë njoftuar…

Lexo më Shumë

Librat e Logos – A, nuk shpërlajnë trurin e lexuesit. Përkundrazi ato dekontaminojnë trushpërlarjen nga agjenda trushpërlarëse. “Shqipëtarët e pafat, u paskan mashtruar se diktatura komuniste që eksperimentonte përvoja inkuzicioniste mbi librin, reprodukohet te mutantët nostalgjik enverist, që edhe pas tri dekadave harresë të kësaj ideologjie ngrehin dorë për diferencime ideopolitike duke ndaluar botimin e librave shqip dhe duke mbyllur shtëpi botuese shqiptare”. Një pjesë nga artikulli im: “Sulmi ndaj Logos – A, inkuzicion ndaj kulturës së leximit”, i shkruar para do kohe me rastin e reagimit tim ndaj sulmeve me motive politike kundër shtëpisë botuese “Logos – A” në…

Lexo më Shumë

Arben Desku Ndoshta si rini shqiptare do duhej të mos kishim arsye të merreshim me gjëra të tilla, por ja që janë disa që thjeshtë nuk ngopen me gjëra të tilla dhe duan të bien në sy të publikut duke hedhur pluhur mbi gjëra të mëdha. Kur madhështia dhe vogëlsia takohen, vogëlsia dëshiron të dalë nga hija e madhështisë duke u munduar të vjedhë pak nga meritat e saj. E si të vjedhë nga madhështia? Duke u munduar ta njollosë me vogëlsinë e saj. Por, madhështia nuk mund të njolloset nga shpifjet dhe gënjeshtrat e vogëlsisë, pasi vogëlsia asnjëherë nuk…

Lexo më Shumë

Karakteristikë e një pjese të mirë të politikanëve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut janë shpërthimet e tyre në nivele idioteske në periudha zgjedhore. Në to ose pranë tyre ata lëshohen pa fre, nuk dinë ç’nxjerrin nga goja, mungesën e ideve e zëvendësojnë me llomotitje. Kjo ndodh përgjithësisht me të dështuarit, të paaftët, mashtruesit, njerëzit e kulisave. Një lloj simpatie në Shqipëri për politikanët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është e arsyeshme duke parë urtësinë dhe vetëpërmbajtjen relativisht më të dallueshme të tyre, por nuk mungojnë përjashtimet zhgënjyese dhe atje. Një nga këta politikanë shqiptarë në Maqedoninë e…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot deklaroi se është i gatshëm të bisedojë me të gjitha partitë politike, duke theksuar se megjithatë nuk mund të thotë për çfarë është e gatshme Lidhja Socialdemokrate lidhur me koalicionimin me partitë e tjera, sepse vendimet e tilla i sjellin organet dhe trupat e partisë. “Jam i gatshëm të bisedoj me secilin për bashkëpunime të ardhshme. Kam bashkëpunuar me të gjitha partitë politike si politikan. Kam bashkëpunuar për ndryshimet kushtetuese, për zgjidhjet ligjore, për Marrëveshjen e Prespës dhe mund të bisedoj me të gjithë. Aleanca për Shqiptarët ishte edhe në Qeveri, Me Besën, dhe…

Lexo më Shumë

Në ndërkohë që Maqedonia e Veriut u drejtohet zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare që do zhvillohen më 12 Prill ,përfaqësuesi i lartë i BDI së Bujar Osmani dhe njëherit edhe zëvendës kryeministër për Çështje Evropiane ka folur rreth asaj se përse partia më e madhe shqiptare do të hyjë e vetme në këto zgjedhje ,pra pa ndonjë koalicion me ndonjë subjekt tjetër shqiptarë informon Tetova sot. Osmani thotë se në rradhë të parë ,vlerësimi i BDI -së është se shqiptarët nuk kanë nevojë për më shumë se dy parti politike. “Nuk duhet të ketë një parti politike për shkak se kjo…

Lexo më Shumë

Thuajse çdo ditë rritet shuma e parave që autoritetet lokale në Strugë duhet t’ua paguajë qytetarëve të cilët janë sulmuar nga qentë endacakë. Drejtori i ndërmarrjes publike komunale thotë se brenda një muaji pranë tyre arrijnë madje nga dy vendime ekzekutive dhe se paditë kapin shifrën prej qindra mijëra eurove. Rasti i fundit ishte me familjen Uzeiri nga fshati Teferiç i Strugës. Atyre në muajt mars dhe prill vitin e kaluar, qentë endacak tre herë ua kanë sulmuar dhentë dhe viçat. Por, drejtori i ndërmarrjes shton se nuk kanë para për t’i paguar kompensimet. Por, i tërë problemi ndodh për…

Lexo më Shumë