Author: Hamdi Kumanova

 Pas këtyre zgjedhjeve do të duhet të bëhet tentim për një konsensus politik lidhur me konceptin e Qeverisë teknike, shprehet shefi i diplomacisë në intervistën për MEDIAL-n, duke theksuar se do të ishte pikëlluese nëse vendi mbetet në këtë nivel të vetëbesimit të madh dhe të betejës gjithçka ose asgjë.  Nga zgjedhjet dhe fushata e ardhshme pret lajme të rrejshme dhe njollosje të kundërshtarit, shprehet se politika ka depërtuar në të gjitha porret e shoqërisë. – Mendoj se do të ketë një tollovi të tillë edhe me lajme të rrejshme edhe me sulme ndaj personalitetit, më shumë për kë, më…

Lexo më Shumë

Nuk kanë të ndalur thumbimet partiake se në administratën shtetërore janë punësuar familjarë. Këto i ka shigjetuar VMRO-DPMNE e cila theksoi se nuk ka funksionarë të LSDM që nuk ka punësuar në administratën shtetërore tërë familjen. “LSDM po shfrytëzon momentet e fundit në pushtet për lojën me ligje dhe për përkujdesjen ndaj aktivistëve dhe familjarëve të saj”, theksoi VMRO-DPMNE. Sipas saj, në komunën Gjorce Petrov në Shkup, shoferi i kryetarit të kësaj komune ka punësuar gruan si bashkëpunëtore për marrëdhënie me publikun. Punësime familjare kanë ndodhur edhe në Termocentralin REK Manastir, ku kryetari i sindikatit të ELEM ka punësuar djalin…

Lexo më Shumë

Urgjentisht, para shpërbërjes së Kuvendit, të miratohet ligji për pavlefshmëri dhe anulim të pasojave juridike nga lustrimi, apelon Bluprint grupi për reforma në jurisprudence. Me propozim-ligjin, të cilin Qeveria e miratoi më 24 dhjetor, anulohen pasojat juridike të lustrimit dhe parashihet dëmshpërblim për të lustruarit. Mirëpo, propozim-ligji ka ngecur në procedurë parlamentare, ndërsa miratimin e tij e kundërshtojnë VMRO-DPMNE-ja opozitare, por edhe partneri i koalicionit qeveritar BDI, transmeton Meta.mk. “Bluprint grupi e aktualizoi problemin me anulimin e pasojave juridike, megjithëse në pajtim me Strategjinë për reforma në jurisprudencë 2017-2022 Qeveria u zotua t’i sanojë pasojat deri në fund të vitit…

Lexo më Shumë

Lëvizja Vetëvendosje është në pritje totale të përgjigjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, nëse nuk arrihet marrëveshja me partinë e drejtuar nga Isa Mustafa, Vetëvendosje, paralajmëron që do të mund shkojë edhe në qeveri të pakicave, njofton Klan Kosova. “Ne po insistojmë në një marrëveshje të drejtë me LDK-në si partner në qeverisje dhe do të tentojmë që deri në fund ta arrijmë. Por, edhe qeveria e pakicave është një opsion, por ne jemi të vendosur që të punojmë drejt një marrëveshje me LDK-në”. Sveçla tha se LDK-ja duhet të mbledhë Këshillin e Përgjithshëm të saj dhe më pas…

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari i Turqisë, Mustafa Şentop, uron kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Mustafa Şentop, nëpërmjet një telegrami, ka uruar kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë, shkruan lajmi.net. Letra e plotë: I nderuari kryetar, Homologu im i çmuar, Në emrin tim personal dhe të anëtarëve të Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, thellësisht ju uroj për zgjedhjen në postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Unë besoj plotësisht se bashkëpunimi midis parlamenteve tona do të zhvillohet…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në dhjetor të vitit të kaluar kishte udhëtuar drejt Hagës, për t’u intervistuar nga Dhomat e Specializuara në Gjykatën Speciale. Burimet ndërkombëtare të IndeksOnline kanë thënë se Selimi pas këtij intervistimi ka kërkuar siguri të lartë nga ndërkombëtarët.Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është intervistuar nga prokuroria në cilësinë e të dyshuarit.Ende nuk dihet arsyeja pse anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së është drejtuar me këtë kërkesë.

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka kërkuar nga ministritë dhe komunat e Kosovës që të publikojnë procedurat për raportimin dhe hetimin e pretendimeve për mashtrim dhe korrupsion. Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philipp Kosnett është mjaft i interesuar luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, shkruan lajmi.net. Ai në postimin e tij në Twitter është shprehur se sfidon komunat dhe ministritë t’i publikojnë procedurat e tyre për rastet e tilla. “Kohët e fundit kemi publikuar linjën tonë për raportimin e supozuar të parregullsive në punësimin dhe prokurimin e Ambasadës. Ne sfidojmë ministritë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim një grup prej 120 studentësh nga Universiteti i Vjenës, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë. Pasi u uroi mirëseardhje studentëve nga Austria, para tyre kryetari Konjufca shpalosi një historik të shkurtër të shtetndërtimit të Kosovës, duke përmendur kështu edhe sfidat me radhë. “Kosova ka hasur në shumë pengesa dhe ka kaluar në shumë procese të rëndësishme deri tek arritja e pavarësisë”, theksoi Konjufca. Po ashtu, kryetari Konjufca foli edhe për rolin e rëndësishëm të Kuvendit, për sigurimin e të drejtave e lirive të njeriut e…

Lexo më Shumë

Komisioni i Kuvendit për shëndetësi nuk e zhvilloi debatin për ligjin për droga, kështu që zënkat partiake mes pushtetit dhe opozitës u zhvendosën në qendrën e konferencave për shtyp të Kuvendit. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev apeloi që LSDM ta tërheqë ligjin, duke thënë se i njëjti është vetëm për dobitë e familjes së Zoran Zaevit, përkundër interesave të shumicës së qytetarëve. Kemi plantacione të drogave që i posedojnë familja Zaev në Sveti Nikollë, Vallandovë, avokati i Zaevit ka plantacione në Strumicë dhe gjithë kjo në llogari të shëndetit publik dhe në llogari të qytetarëve. Ne kemi nevojë për investime…

Lexo më Shumë

Në kryeqytetin e Zvicrës në Bern, një familje shqiptare nga Maqedonia Veriore ka krijuar një mafi të vërtetë në montimin e skeleve. Mashtrimi saj është: Po që se firmës i ngushtohet rrethi, pronari e falimenton firmën dhe thjesht, krijon një kompani të re. Në Bern, Policia e të huajve ka vënë në shënjestër një familje të tërë. Siç raportoi televizioni “Rundschau”, dyshohet se kjo familje është duke operuar në mënyrë jashtligjore në montimin e skeleve, “Klani shqiptar verimaqedonas është përhapur në të gjithë qytetin, duke ndërlikuar biznesin me çmime të ulëta dhe metoda të paligjshme”, publion telezioni “Rundschau”, ndërsa raporton…

Lexo më Shumë

Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut i ka të gjitha autorizimet për të siguruar vazhdimësi të politikave dhe proceseve në interes të vendit dhe qytetarëve, në mes të cilave ka vend edhe për thëllimin e bashkëpunimit me Federatën e Rusisë, porositi sot kryeministri teknik Oliver Spasovski në takim me ambasadorin e Federatës ruse, Sergej Bazdnikin. Siç kumtoi shërbimi informativ i qeverisë, kryeministri teknik i qeverisë, Spasovski e ka njoftuar mysafirin se kanë filluar të gjitha proceset e diplomacisë të të dyja vendeve, veçanërisht projektet nga interesi i përbashkët të iniciuara nga Komisioni ndërqeveritar për bashkëpunim tregtaro-ekonomik dhe shkencoro-teknik në mes…

Lexo më Shumë

Emil Jakimovski, ish i punësuar në Regjistrin Qendror i cili vikendin e kaluar i kërcënoi dhe ofendoi gazetaret Meri Jordanovska dhe Iskra Koroveshovska, është arrestuar dhe për momentin me atë po kryhet bisedë në stacionin policor, konfirmuan nga MPB për “Meta.mk”, njofton Portalb.mk. Disa media publikuan se arrestimi është pas shumë paraqitjeve për dhunë familjare kundër tij, por edhe për shkak kërcënimeve kundër gazetareve. Nga MPB tani për tani nuk dëshirojnë t’i komentojnë gjetjet e tilla dhe kanë paralajmëruar se së shpejti do të japin informata të detajuara. Pasi që gazetaret alarmuan për ofendimet dhe kërcënimet, drejtoresha e Regjistrit Qendror,…

Lexo më Shumë