Nuk ka ndodh më parë që në Haraçinë të vijë një autobusë për të madhë udhëtarët kjo përshkak se ka pasur pakë udhëtarë, por sot Haraçinasit ishin dëshmitarë të një skene të dhimbshme kur autobusi i Euro Fati u parkua në qendër të Haraçinës për të marrë një numër të madhë udhtarësh,më shumë se gjysma u mbush me udhtarë vetëm nga Haraçina,të gjithë të rinjë që ja mësyjnë rrugës së gurbetit,një plagë që nuk u shërua asnjëher. Kushtet e vështira ekonomike,mungesa e perspektivës,mungesa e sigurisë janë disa nga arsyet që të rinjtë ja mësyjnë gurbetit duke mos pasur zgjidhje tjetër.…
Author: Hamdi Kumanova
Lidhur me sulmet që iu bën nga kryetari i PDSH-së ditëve të fundit Shtëpisë Botuese Logos – A, ka reaguar edhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Ja reagimi i plotë: “Nisur nga deklaratat e fundit te bera ne media, nga kryetari i PDSH , shtepise botuese me te madhe ne Maqedonine e Veriut Logos A, une Abdylmexhit Saliu ne cilesine e kryetarit te Shoqates se Botuesve Shqiptare dhe ne emer te Shtepive Botuese Shqiptare ne Maqedonine e Veriut ndjejme detyrim moral te shprehim keqardhjen tone per kete sulm mediatik artificial dhe te pabaze. Politika eshte ne sherbim…
Drejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit, Arben Vila, ka bërë të ditur se është arritur marrëveshje me një kompani të Indisë për prodhimin e kafesë e cila është e vetmja e këtij lloji në Evropën Perëndimore, shkruan GazetaExpress. Kompania në fjalë do të investojë 3 milionë euro dhe do të punësohen 100 persona. Ky investim destinacion do ta ketë rajonin e Karadakut./GazetaExpress/
Kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se qeveria teknike është formuar që të zhvillohen zgjedhje të lira dhe demokratike, njofton Shenja. Duke folur për ligjin për Prokurorinë Publike, ai tha se kjo ka qenë temë diskutimi edhe në takimin me eurokomisarin Varheji, ku është theksuar rëndësia e miratimit të këtij ligji. “Kjo qeveri nuk është formuar që dikush të ketë më shumë apo më pak kredibilitet apo legjitimitet, por thjeshtë të gjithë së bashku të integrohemi në institucione dhe në fund të gjithë së bashku të garantojmë se përmes një atmosfere fer dhe demokratike, do t’u japim mundësi qytetarëve që të…
Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev së bashku me sekretarin e përgjithshëm Lupço Nikollovski dhe kryetarin e Komisionit për punë të jashtme të LSDM-së, Edmond Ademi, sot u takua me Andreas Shider, anëtar i Parlamentit Evropian dhe bashkëkryesues i Komitetit të përbashkët parlamentar të Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Në takim, kryetari Zaev u kthey në gjendjen aktuale në procesin e integrimit të Republikës të Maqedonisë së Veriut në BE. Duke u kthyer në procesin e zgjedhjeve dhe funskionimit të qeverisë teknike, kryetari Zaev potencoi se institucionet dhe Qeveria teknike janë të gatshme për të zbatuar zgjedhje korrekte dhe demokratike, ndërsa…
Zv. kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani për “EU Click” deklaroi se 2025 mund të jetë viti kur Maqedonia e Veriut mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. “Korniza e parë indikative kohore që është thënë nga Komisioni Evropian është 2025. Në garë me vendet e tjera të rajonit, Maqedonia mund të jetë vendi i parë nga Ballkani që mund të bëhet anëtare e BE-së, në vitin 2025-së”, tha Osmani.
Edhe vetë autoritetet e burgjeve në Maqedoninë e Veriut pajtohen pjesërisht me raportet ndërkombëtare dhe vendore që kanë të bëjnë me situatën e vështirë në burgjet tona. Sa i përket gjendjes së vështirë në repartin për femra në burgun e Idrizovës, si repart i vetëm në Maqedoni ku vuajnë dënim femrat e dënuara për vepra të ndryshme, shkruan gazeta LAJM. Në raportin e vet kushtuar gjendjes së repartit të femrave në burgun e Idrizovës, Avokati i Popullit konstaton se autoritetet e burgut e kanë më vështirë t’i përmirësojnë rekomandimet me të cilat kërkohet aplikim i arsimit, mbrojtjes kualitative shëndetësore, aty…
Sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev ka vazhduar edhe sot me akuza ndaj qeverisjes tre vjeçare të ish kryeministrit Zoran Zaev. Veçoi se gjithçka do të ndryshojë pas 12 prillit. “Tre vite Zoran Zaev. Tre vite qytetarët kanë vuajtur kurse mafia ka përfituar. Ekonomia është larg rritjes prej 5%, administrate është e partizuar. Kriminelët dynden në rrugë dhe askush nuk përgjigjet. Nuk ka blerje të produkteve bujqësore, spitalet i kemi sikur nëpër filma horor”, tha Janushev. Ai shtoi se tenderi prej 35 milion eurove në shëndetësi është i përgjakur. “Tenderët të cilët i merrte bashkëshorti i Caroskës, Leonardo, Reket 1,2,3….…
Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg (GJEDNJ), duke vepruar sipas lëndëve për procesin e lustrimit në Maqedoninë e Veriut, deri tani ka sjellur gjashtë gjykime kundër shtetit tonë. Në ndërkohë vepron edhe për tre lëndë tjera. Agjenti qeveritar për përfaqësim të Republikës të Maqedonisë së Veriut, para GJEDNJ, Danica Xhonova, për MEDIAL-n deklaroi se, përveç këtyre lëndëve, nuk mund të japë informata tjera nëse ekzistojnë në Strazburg aplikacione tjera në lidhje me këtë temë. Sipas Xhonovas, agjenti qeveritar, përmes tij dhe shtetit për herë të parë merr vesh për aplikacionet e dorëzuara atëherë kur ato do të…
Ulje të dukshmërisë për shkak mjegullës prej 40-50 m. ka në aksin rrugor Shkup – Tetovë – Gostivar dhe Tetovë – Jazhincë, prej 50 – 100 m në aksin rrugor Veles -Katllanovë, prej 10 – 15 m. në aksin rrugor Tetovë – f Gajre, deri 50 m. në aksin rrugor Sh. Nikollë – Kumanovë, prej 100 – 150 m. në akset rrugore Manastir – Prilep, M Brod – Kërçovë, Dibër – Strugë dhe Resnjë – Ohër, kumtoi NP Rrugët e Maqedonisë. Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet rrjedhshëm nëpër disa vende të lagështa. Nga NP Rrugët e…
Në letër ende nuk e kemi parë metodologjinë e re për negociata inkuadruese me BE-në e cila duhet të sillet, por sipas asaj që më gjërë na e arsyetoi eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji, ajo tingëllon inkurajuese, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani. “E para është se procesi përfundon me anëtarësimin në BE edhe pse ne dorëzojmë edhe BE-ja do të bëjë atë. E dyta është menaxhimi politik me procesin, tashmë nga një burokraci-administrative, që do të thotë se ne do të marrim pjesë në trupat e punës të Unionit dhe para anëtarësimit. Dhe e treta është dinamizëm, që…
Është përcaktuar me hetimin se gjatë grabitjes së armatosur, që ndodhi dje në filialin e NLB bankës, janë marrë 8.700 euro, kumtuan nga Banka NLB. Nga Banka NLB konfirmuan se klientët dhe të punësuarit në bankë janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Banka NLB edhe më tej vazhdon të bashkëpunojë me institucionet kompetente në mënyrë që rasti të zbardhet në mënyrë efikase.

