Shpresoj që nëse jemi të gjithë të sinqertë, nëse me të vërtetë duam që të gjithë të bëjmë diçka, pra të vendosim rend në çrregullimin patjetër ta miratojmë Ligjin për shërbim udhëheqës përpara shpërndarjes së Kuvendit më 12 shkurt, megjithatë ky është test politik që të tregojmë çfarë me të vërtetë mendojmë të themi ose vetëm flasim kur flasim për garë politike. Kështu u deklarua ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, në pyetjen e Portalb.mk se kur do të miratohet Ligji për shërbim udhëheqës, sipas të cilit në mënyrë transparente dhe nga një komision i pavarur do të…
Author: Hamdi Kumanova
Transferimet e para të të punësuarve nga sektori publik në sektorin privat, pritet të ndodhin pas zgjedhjeve të 12 prillit. Këtë sot e tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, pas takimit me odat ekonomike dhe sindikatat, me të cilët janë diskutuar 5 pakot e projektit për riorganizimit të institucioneve të sistemit, në pjesën e transferimit të një pjese të të punësuarve nga sektori publik në sektorin privat, raporton Portalb.mk. “Për shkak të periudhës parazgjedhore, transferimi i të punësuarve nga sektori publik në atë privat nuk do të ndodh. Çdo lëvizje në sektorin publik është e ndaluar prej…
Ekipi juridik i VMRO-DPMNE-së gjatë ditëve në vijim do ta analizojë propozim ligjin e ri për prokurorin publike, ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet të dakordohet termin për takim me përfaqësuesit e ekipit qeveritar gjegjësisht LSDM-në dhe BDI-në dhe shkëmbimin e argumenteve. Antonio Milloshoski, nga grupi punues i VMRO-DPMNE-së, thotë edhe pse deri në shpërndarjen e Parlamentit ka më pak se një muaj, ekzistojnë mundësi të caktuara, nëse kjo vendoset si prioritet, të arrihet pëlqim për ligjin për prokurorinë publike. “Gjatë ditës së djeshme fituam propozim ligj nga ana e partnerit të koalicionit qeveritar LSDM dhe BDI për prokurorinë publike.…
Komisionet në Ministrinë e Kulturës po i shqyrtojnë aplikimet e arritura në konkurset për Programin vjetor për mbështetje të projekteve nga kultura të interesit nacional në vitin 2020. Kanë arritur mbi 5500 paraqitje në konkurset e shpallura vjetore, prej të cilave mbi një mijë janë paraqitje nga rreth 60 institucione nacionale të kulturës që funksionojnë nën kompetenca të Ministrisë së Kulturës. “Komisionet profesionale tashmë intensivisht po punojnë në shqyrtimin e aplikimeve të arritura në konkurset për Programin vjetor. Dëshiroj të potencoj se edhe këtë vit do të mbështeten projekte të qëndrueshme dhe mirë të argumentuara, të konceptuara me përmbajtje cilësore…
Sot në afërsi të fshatit Llokë të Sarajit është djegur një veturë e tipit Opel Astra. Në rrjetet sociale qarkullon një forografi ku duket vetura e djegur dhe pjestarë të policisë duke e ngritur veturën me marimangë.
Përshtypja ime nga ky pozicion është se qeveria teknike filloi të funksionojë në mënyrë shumë të keqe. Qeveria teknike që nga momenti i parë, duke mos hyrë në atë se kush ka më shumë apo më pak faj, nuk veproi si ekip, vlerëson presidenti Stevo Pendarovski në intervistën për portalin MKD.mk. Në intervistë ai thotë se struktura aktuale politike më së pakti ofroi ose më shumë dështoi në sferën e gjyqësorit, edhe pse, siç thotë, gjendja në gjyqësorin tonë sot është pakrahasueshëm më e mirë në kuptim të përzierjes politike dhe menaxhimit të rasteve, në krahasim me, siç thotë, atë…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) e miratoi Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konflikteve të Interesit në pesë vitet e ardhshme që duhet ta zbatojnë institucionet, me qëllim të sigurohet ngritje e besueshmërisë së qytetarëve në sistem. Drejtoresha e KSHPK, Biljana Ivanovska, në prezantimin e strategjisë, tha se fusha të rrezikshme në të cilat më së shumti zbulohen sjelljet korruptuese janë tek punësimet, procesi i furnizimeve publike, roli i mbikëqyrjes dhe i kontrollit si dhe sjellja e vendimeve. “Si arsye për sjelljen korruptuese në këto fusha konstatuam se faktorët më të rrezikshëm janë ndikimet politike, mungesa e…
Nxënësit e fshatit Bllacë të cilët me vite e kalojnë kufirin për t’u shkolluar në Han të Elezit, Kosovë, ngaqë Maqedonia e Veriut ua mohon të drejtën themelore të njeriut, atë të shkollimit. Këta nxënës nuk kanë kushte për mbajtjen e mësimit në shtetin nga i cili ata janë, por pritet që procesin arsimor nga viti 2021 të mund ta ndjekin më afër shtëpive të tyre. Tenderi për ndërtimin shkollës fillore në Bllacë tashmë është hapur, në qoftë se punët shkojnë sipas planit, vitin e ri shkollor të vitit 2021 këta nxënës do ta fillojnë në fshatin ku ata jetojnë,…
Për largimin e të rinjve nga shteti nuk përcaktohet vetëm si standard jetësor, por edhe cilësia e plotë e jetës. Duhet të krijojmë kushte që t’i kthejmë të rinjtë edhe nëse largohen nga shteti dhe këtu t’i krijojnë familjet e tyre, porositi zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike Milla Carovska. “Përpiqemi t’i përmirësojmë kushtet për jetë. Jo vetëm që rriten pagat, por edhe po përmirësohen edhe kushtet për punë dhe marrëdhëniet demokratike në shtet. Tendenca e investimit të vazhdueshëm dhe krijimit të kushteve për rritjen njerëzore dhe respektimin e marrëdhënieve midis institucioneve dhe marrëdhënieve midis njerëzve dhe institucioneve do të vazhdojë. Megjithatë,…
583 raste të reja me grip janë regjistruar gjatë javës së dytë të Janarit, numër ky i cili është për gati tre herë më i lartë në krahasim me javën e parë të 2020-tës. Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik tregon se edhe javën që lamë pas moshat më të prekura nga gripi janë ato të moshës nga 15 deri 64 vjeçare, ndërkaq qyteti i Dibrës ka regjistruar më shumë raste. Gripi gjithsej është përhapur në 23 komuna të shtetit. Në pesë komunat të cilat konsiderohen si njësitë lajmëruese, para së gjithash Gostivari dhe Strumica si dhe Dibra, Sveti…
– Projekt për modernizim të bujqësisë në vlerë prej 50 milion euro dhe projekt për administrim të sigurimit social është projektuar në 13,8 milion euro, që do të realizohen në suaza të Korrnizës katër vjeçare për bashkëpunim me Bankën Botërore. Zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi para Kuvendit i arsyetoi ligjet me miratimin e të cilave mundësohet financimi i këtyre projekteve. “Projekti për modernizim të bujqësisë do të kontribuojë për përmirësim të cilësisë së prodhimeve bujqësore dhe vendosjen e standardeve në prodhimtarinë bujqësore, me çka do të rritet vlera dhe konkurenca e prodhimeve bujqësore në tregjet ndërkombëtare, do të vendoset sistem…
Muhamet Zekiri Parlamenti sapo miratoi ligjin per nenpunesit administrativ. Çdo i punesuar ne administraten shtetrore me shkoll te mesme i cili nderkohe ka kryer fakultetin automatikishte i pranohet dhe permiresohet nje padrejtesi qe u eshte bere me vite te tera te gjithe nenpunesve ne administraten shterore. Urime!!!

