Në gjendje shumë të rëndë, me fraktura në kokë dhe gjakderdhje, është gruaja e cila është sjellë në Klinikën për traumatologji në Shkup pas aksidentit që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Pusta Kulla. Siç thonë për MEDIAL-n nga Qendra urgjente pranë Klinikës kirurgjike në Shkup, gruaja është sjellë në gjendje kome. Është edhe bërë edhe incizim kompjuterik dhe ndërmerren masa për sanim të gjendje së saj. Gruaja është një nga tre të lënduarit në ndeshjen zinxhirore afër Pusta Kullës në autostradën Veles – Shkup. Dy personat tjerë janë baba dhe vajza e tij dhjetëvjeçare, të cilët…
Author: Hamdi Kumanova
Ish-ministri i Kulturës, Asaf Ademi dhe njëherit anëtar i Alternativës përmes një shkrimi në rrjetet sociale i ka dal në mbrojtje krerëve të Alternativës, pas përplasjeve me kreun e PDSH-së Menduh Thaçi. “Ne dëshmuam se institucionet shtetërore mund të udhëhiqen me dinjitet. Gjithashtu, dëshmuam moralin në politikë. Dëshmuam se mund të bëhen shumë punë me asnjë keqpërdorim të parasë së qytetarëve! Tash, jemi duke finalizuar programin tonë zgjedhor që do të ofrojë mundësi reale për zhvillim ekonomik, krijim të vendeve të reja të punës, sundimin e të drejtës dhe ligjit, përmisim të ambientit jetësor, zhvillim urban dhe rural, arsim cilësor,…
Funksionimi i institucioneve duhet të jetë prioritet, nuk do të lejojmë që qytetarët të jenë viktima të zënkave ndërpartiake. Të gjitha proceset reformuese, të gjitha të drejtat nga sfera e mbrojtjes sociale, sigurisë sociale të të moshuarve do të vazhdojnë të paguhen rregullisht sipas dinamikës së vendosur, deklaroi sot në konferencën për shtyp zëvendësministrja plotësuese në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijel. “MPPS-ja ka ministre të re teknike nga partia opozitare dhe ka zëvendës ministre plotësuese. Dëshirojmë t’i bindim qytetarët se kjo në njëfarë mënyre nuk do të ndikojë dhe do të reflektojë negativisht ndaj të gjitha proceseve…
Një fëmijë 5-vjeçar është lënduar rëndë derisa gjyshi i tij e parkonte automjetin në oborrin e shtëpisë, kumtoi MPB-ja. Aksidenti ka ndodhur dje, në fshatin Sellcë të Tetovës, ndërsa rasti është paraqitur pasdite në ora 16:40. Fëmija është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është bërë inspektim në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit të SPB Tetovë.
Një vajzë 20 vjeçare nga Gostivari e ka paraqitur në polici bashkëshortin e sajë nën arsyetimin se ai e ka detyruar të kryej marrëdhënieje seksuale. Për rastin, janë arrestuar dy persona. Sipas Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, vajza 20 vjeçare mbrëmë rreth orës 21 e 50 minuta ka paraqitur në polici se bashkëshorti i sajë 21 vjeçar në disa raste e kishte kërcënuar dhe në disa raste e kishte detyruar 20 vjeçarën që të kryente marrëdhënieje seksuale me shokun e tij. Sipas asaj që vajza ka treguar, bashkëshorti është paguar nga shoku pas përfundimit të aktit. Të dy, bashkëshorti…
“Projekte kapitale” është fjala e famshme që BDI përdorë gjatë fushatave zgjedhore në platformat e saja ndër vite. Por, si duket funksionarët e kësaj partie kanë harruar kuptimin e projektit kapital dhe peshës që mban i njëjti kur premtohet. Me vite projektet kapitale të premtuara nga BDI nuk realizohen, të njëjtat vetëm përsëriten si premtime në çdo cikël zgjedhor me të njëjtat arsyetime për mos realizim. Penda e Sllupçanit, premtohet si projekt kapital i BDI-së gati një dekadë, ndërsa për të njëjtin që nga viti 2012 në buxhetin shtetërorë janë paraparë miliona denarë investime që asnjëherë nuk u investuan. I…
“E kam përsëritur disa here: BDI-ja e PDSH-ja me asgjë nuk dallojnë nga njëra tjetra. Ato janë si motra të një gjaku, motra të përdala, të cilat kur kthehen në familje (para zgjedhjeve dhe kur janë në opozitë) aktrojnë se kujdesen për nderin e shtëpisë, e posa i merë me veturë ndonjëri që u ofron kënaqësi dhe jetë të begatë (kur bëhen pjesë e koalicionit qeveritarë), ato harrojnë se me sjelljen e tyre, e dëmtojnë dhe turpërojnë tërë fisin. Dhe si të tilla, ato shtiren se nuk njihen me njëra tjetrën, e madje, bëhen se nuk e dine se janë…
Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se me LSDM në pushtet për çdo ditë mbushen spitalet si pasojë e ajrit të ndotur. “Sipas të dhënave të Organizatës Shëndetësore Botërore, më shumë se tre mijë qytetarë të Maqedonisë në vjet humbin jetën për shkak të ajrit të ndotur. Në vend të masave reale, për Makradulin dhe LSDM-në fajtorë janë instrumentet matësi. Makraduli dhe SLDM përpiqen t’i gënjejnë qytetarët se instrumentet matëse janë fajtorë që Shkupi dhe Nju Delhi janë në mesin e qyteteve më të ndotura në botë”, shprehen nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre, spitalet janë të mbushura për shkak të paaftësisë…
Këshilli gjyqësor i Republikës të Maqedonisë së Veriut, në periudhën e punës shtator-dhjetor të vitit 2019, e ka rritur aktivitetin e tij me shpallje të regullt të reagimeve dhe kumtesave deri te opinioni në lidhje me ngjarjet aktuale të cilat ndikojnë në pavarësinë e gjyqësisë. Ky konstatim është pjesë e raportit të kuartalit të fundit prej Institutit për të drejtat e njeriut (IDNJ), ku mes tjerash thuhet se për informatat më të rëndësishme, të cilat është dashur të arrijnë te opinioni më i gjërë Këshilli gjyqësor duhet të dërgojë reagime, kumtesa edhe direkt te gazetarët. “Kumtesat për mbajtje të seancës…
Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski në lidhje me koalicionin eventual me ndonjë parti shqiptare në zgjedhjet e 12 prillit tha se subjekti politik që përfaqëson ai ka komunikim të vazhdueshëm me të gjithë partitë shqiptare në vend, por që preferon që fillimisht të shkohet në zgjedhje pastaj të bisedohet për koalicione pas-zgjedhore. “Do të thosha se kemi komunikim të rregullt me të gjitha partitë politike të shqiptarëve në Maqedoni, por ende nuk bëhet fjalë për koalicione pas-zgjedhore ose parazgjedhore. Bëhet fjalë për biseda parimore, për tema aktuale politike. Asnjëherë nuk do ta parashtroja pyetjen çfarë do të ndodhë, nëse…
Aleanca për Shqiptarët mbrëmë ka përmbyllur takimet me qytetarët shqiptarër nëpër vendbanimet që gravitojnë nga Komunën e Kërçovës. Në cilësinë e nikoqirit, Nënkryetari i Aleancës, Remzi Mehmedi, nga Zajazi ka bërë thirrje kërçovarëve që të mbështesin Aleancën për Shqiptarët në zgjedhjet e 12 prillit, përcjell in7. “E kemi obligim moral që të angazhohemi maksimalisht e të sjellim ndryshimin, të ngjallim shpresën për rininë tonë që po ikën çdo ditë nga vendlindja, ne duhet ta ndalim këtë dukuri që ka prekur çdo familje shqiptare,qëllimi i Aleancës nuk është që të zëvendësojë BDl-në në pushtet, por të qeverisim ndryshe, të krijojmë një…
Për shkak të një aksidenti autostrada Veles-Shkup tërësisht është mbyllur për komunikacion, informojnë nga LAMM. “Në autostradën Veles-Shkup, në vendin e quajtur Kulla, ka ndodhur një aksident mes shumë automjeteve dhe autostrada Veles-Shkup tërësisht është mbyllur për komunikacion”, citohet në raportin e LAMM në orën 08:40.

