Një projekt i modernizimit në sferën e bujqësisë në vlerë prej 50 milion euro si dhe një projekt i administrimit të sigurimeve sociale në vlerë prej 13.8 milion euro do të zbatohet nën Kornizën katër vjeçare të bashkëpunimit me Bankën Botërore, kështu sqaroi sot gjatë elaborimit të saj para deputetëve zëvendësministrja e financave Shiret Elezi e cila sqaroi ligjet të cilat do të mundësojnë realizimin e këtyre projekteve e që janë në procedurë parlamentare. “Projekti i modernizimit në sferën bujqësore do të kontribojë në përmirësimin e cilësisë së produkteve bujqësore dhe futjen e standardeve në prodhimin bujqësor, duke rritur kështu…
Author: Hamdi Kumanova
Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, do të qëndrojë sot dhe nesër në Tiranë dhe Shkup – në vizitën e parë në rajon prejse ka marrë pozitën në fund të vitit të kaluar. Në njoftimin e Komisionit Evropian thuhet se Varhelyi do ta shfrytëzojë vizitën për të theksuar edhe një herë përkushtimin e plotë të Komisionit Evropian ndaj së ardhmes evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri – e para në Ballkanin Perëndimor si komisionar – dua të dërgoj sinjal të fuqishëm se perspektiva evropiane e rajonit është prioritet,…
Një makinë e tipit “BMW” me targa të Shkupit, rreth orës 09.40 të mëngjesit të sotëm është rrokullisur në bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” në Shkup Sic informojnë nga SPB Shkup, ekipe policore kanë dalë në teren dhe për momentin nuk ka të dhëna për persona të lënduar. Pritet që gjatë ditës të ketë detaje lidhur me aksidentin.
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i pyetur nëse do ta presë Nikolla Gruevskin në aeroport në rast se partia e tij fiton zgjedhjet dhe formon Qeveri, u përgjigj se do të hetojë se kush e ndihmoi atë të arratiset. Mickoski shtoi se në këtë vend ekziston ligj i cili duhet të respektohet dhe cilido që ka gabuar para ligjit, qoftë Gruevski, Mickoski ose Zaevi duhet të përgjigjet. Këto komente Mickoski i bëri në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat-M, transmeton KOHA.
Zbatim i zbehtë i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve edhe një vit pas hyrjes në fuqi të të njëjtit, vërehet jo vetëm tek institucionet ku drejtuesit janë të nacionaliteti maqedonas, por edhe atje ku drejtuesit janë shqiptarë, ndërsa tek mbi 90 % e institucioneve gjuha shqipe respektohet pak ose aspak. Kjo u tha sot në konferencën për shtyp të Agjencisë për zbatimin e këtij ligji. Agjencia për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në një vjetorin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, publikoi “Udhëzues për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”. Drejtori i Agjencisë, Ylber Sela, tha…
Risto Stavrevski është emëruar kryeshef i ri i SPB Shkup, pasi që KSHZ u shpall jokompetente që të vendos për kërkesën e ministrit Çulev për vendimin e tij që Stavrevski të udhëheqë me policinë e kryeqytetit, të cilin propozim nuk e nënshkruajti zëvendësja e tij Sllavjanka Petrovska, njofton Portalb.mk. Me vendim unanim, anëtarët e KSHZ-së konstatuan se nuk bëhet fjalë për çështjet financiare, kadrovike dhe juridike, lidhur me organizimin e zgjedhjeve.
Një lajm të mirë sjellë LSDM për komunën e Haraçinës. Në një njoftim të kësaj partie theksohet se kanë filluar punimet për kanalizimin në këtë fshat që ishte premtim nga zgjedhjet lokale, që çoi edhe në fitoren në këtë komunë. “I jemi mirënjohes dhe faleminderues Qeverisë së RVM-së për realizimin e projektit të kanalizimit në Komunën e Haraçinës. Pamje nga punimet e sotme në Haraçinë. #ZoranZaev# OliverSpasovski #MilikijeHalimi”, theksohet në njoftimin e LSDM.
Prejse ndodhën ndryshimet demokratike në nivel lokal, deri më sot për 2,5 vjet nga ana e kryetarëve të komunave, komunave dhe institucioneve tjera kompetente, janë dorëzuar pothuajse 300 padi penale kundër ish kryetarëve të komunave, kryesuesve të këshillave dhe udhëheqësve në nivel lokal, kuadrove të VMRO-DPMNE-së. Nga këto 300, deri tani janë procesuar 129 padi penale para gjykatave kompetente. Por shumë nga këto raste ruhen të ngujuara në labirinthet gjyqësore- të prokurorive nga ana e mbetjeve të shtetit të robëruar në gjyqësi. Strukturat e gjyqësisë “svarovski” e pengojnë drejtësinë në çdo nivel. Kjo është edhe një vërtetim se nevojitet spastrim…
Numri i pasagjerëve në aeroportet në Shkup dhe Ohër gjatë vitit 2019 në nivel vjetor është rritur për 14 për qind, në gjithsej 2.677.618, publikoi biznes portali SeeNjuz. Portali, duke iu referuar kumtesës së kompanisë Aeroporte të Parisit (ADP), thekson se vitin e kaluar në dhjetor në të dyja aeroportet në vend kanë kaluar 196.851 pasagjerë, që paraqet rritje për 15 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2018. ADP posedon 46,15 për qind të aksioneve të kompanisë turke “TAV Erports”, e cila ekonomizon me aeroportet në Shkup dhe Ohër.
Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Jern Jelstad, ambasador i sapoemëruar i Mbretërisë së Norvegjisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Beograd. Pendarovski, siç komunikoi kabineti i tij, në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale theksoi se nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, dy shtetet në kontinuitet ndërtojnë marrëdhënie miqësore dhe partnere dhe se është arritur zhvillim i suksesshëm i marrëdhënieve dypalëshe në më shumë sfera të jetesës shoqërore. Presidenti ka shprehur pritje për intensifikim të dialogut politik në të gjitha nivelet, si dhe pasurim të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, investimeve, ekologjisë, turizmit, investimeve…
Edhe përskaj asaj që është premtuar se do të hartohet deri në fund të vitit 2019-të, analiza për ristrukturim të Hekurudhës së Maqedonisë së Veriut – Transport dhe modelet e mundshme për realizimin e saj do të përgatiten deri në mes të vitit 2020. Zgjedhja e modelit të ristrukturimit dhe fillimi i reformave në sektorin hekurudhor do të ndodhin pas mbarimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Konsulenti i zgjedhur nga Italia “Pricewaterhouse Coopers Advisory S.r.l” do të duhet që të përgjigjet nëse operatori hekurudhor transportues do të privatizohet, do të mbetet në formatin…
Kryqi i Kuq në Maqedoni, i mbështetur nga qytetarë dhe kompani vendase dhe të huaja, përmes llogarisë së Fondit të Solidaritetit dhe numrave të telefonit, përmes donacioneve ka arritur të mbledh mbi 270,027 euro ose 16,603,937,00 denarë ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri. Gjithashtu u ofruan ekipe të reagimit në katastrofa të Kryqit të Kuq të RMV-së për të ndihmuar dhe mbështetur Kryqin e Kuq të Shqipërisë në përballim e pasojave të pos-tërmetit.

