Ndryshimet e temperaturave si dhe niveli i lartë i ndotjes së ajrit kanë shtuar dukshëm numrin e personave të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore e që janë ankuar për simptome që lidhen me gripin sezonal. Fëmijët e vegjël dhe të sëmurët kronik kanë pasoja më të rënda nga gripi, ndërsa mjekët rekomandojnë që të shmangen qëndrimet në grupe të mëdha njerëzish si dhe të ajrosin më shpesh ambientet në të cilat qëndrojnë. Vaksinimi është mënyra e vetme për mbrojtjen apo zbutjen e simptomave të gripit respektivisht komplikimeve që mund të paraqiten. 5:45 Të ju iket kontakteve me njerëz të sëmurë,…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev dhe shefi i Misionit të OSBE-së, ambasadori Klemnes Koja, në takimin e sotëm në MPB u dakorduan për komunikim të vazhdueshëm dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, në mënyrë që të zbatohen me sukses aktivitetet në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në takim, siç kumtoi MPB, ambasadori Koja ishte informuar për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike dhe aktivitetet e policisë në atë drejtim. Minsitri Çulev kërkoi mbështetje edhe nga Misioni i OSBE-së, posaçërisht për mbajtjen trajnimeve për nëpunësit e ri policor të…
Latif Mustafa Keqkuptimi, keqpërdorimi dhe manipulimi më i stërkequr që i bëjmë opinionit publik, kohëve të fundit, është shkarravitja me nocionin e “opozitës shqiptare”. Aq më tepër një manipulim edhe më i hollë, budallepsës dhe neutralizues si diskurs publik është keqpërdorimi i togfjalëshit, “bashkim i opozitës shqiptare”. Ky taborizim, në të nënvetëdijshme i ndanë çështjet e republikës/res pubulica-s në ato të shqiptarëve dhe të maqedonasve. Thënë ndryshe, shqiptarët dhe maqedonasit i kanë oborret e ndara. Paçka se, vështirë është të honepset fakti që ne, të gjithë, luajmë në oborrin politik të maqedonasve. Të gjithë, në një oborr jemi, por rregullat…
Eurokomisari për Politikë Fqinje dhe Zgjerim, Oliver Varhelji nesër do të vijë për vizitën e parë zyrtare në Maqedoninë të Veriut. Siç kumtoi delegacioni i Komisionit Evropian në Shkup, Varhelji do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Oliver Spasovski dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Varhejli gjithashtu do të takohet edhe me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev si dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski. Vizita e eurokomisarit Varhelji në rajon pasnesër do të vazhdojë në Shqipëri. Në takimet me siguri do të bëhet fjalë për metodologjinë e re të zgjerimit e propozuar nga Franca dhe për vijimin e…
Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi mori pjesë në Samitin Rajonal të Turizmit, i cili u mbajt në Tiranë nën organizim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara, ngjarje e cila mblodhi ministrat e turizmit nga Italia, Greqia, Kroacia, Sllovenia, e Serbia. Tema e samitit ishte “Turizmi, solidaritet dhe qëndrueshmëri”, ku u theksua që të ofrohet sa më shumë ndihmë për rimëkëmbjen e zonave të prekura nga tërmeti që preku Shqipërinë, si dhe të mbështete turizmi i këtij shteti. Në vijim ju dërgojmë kumtesë me detaje dhe fotografi nga Samiti.
Qeni me nofkën Fenix tashmë është nën kujdesin e aktivistëve maqedonas për të drejtat e kafshëve “Ruajtja e rrugëve të Maqedonisë” për 1277 ditë me radhë. Që atëherë ai ka ndryshuar shumë – një fotografi e fundit e dëshmon atë. Siç raportoi ekipi të premten, kafsha me katër këmbë është zhvilluar jashtëzakonisht mirë që kur u pranua tre vite e gjysmë më parë. Atëbotë, kur qeni erdhi në strehimore, ai e kishte tërhequr shumë vëmendjen, shkruajnë mediat gjermane, informon Shtegu, përcjell KOHA. Atëbotë, Fenixi ishte jashtëzakonisht i qetë, nuk kishte shumë lesh dhe ishte shumë i sëmurë. Shumë persona patën…
Nder dhe krenari, te jesh pjese e Logos A. Nga intervista e mbremshme e Menduh Thaçit nje gje nuk munda ta kuptoj, nga buron i gjithe ai mllef ndaj kultures dhe librit shqip ne Maqedoni. U relaksova kur e degjova se sa injorant eshte kur nuk di te bej dallimin ndermjet Shtepise Botuese dhe Shtypshkronjes. Idiot( e them ne sensin intelektual), nuk egziston Shtypshkronje Logos A, por Shtepi Botuese me emrin Logos A. Merre me mend çka Arber Xhaferi ka lone pasardhes. Shpresoj te filloj te lexoj, ja edhe nje propozim le tja nise me Idiot-in e Dostojevskit (Dostoevsky)”, ka…
Dogana e Maqedonisë së Veriut mohon që me taksën e re për automjetet, makinat luksoze do të jenë më të lira, ndërsa më të lirat do të shtrenjtohen. Nga Doganat sqarojnë se nëse dikush vendos të blejë makinë me vlerë prej 29.500 euro me emetim të CO2 prej 140 gram, ata do të paguanin 443 euro më shumë taksë, për dallim nga ligji i vjetër. Sipas tyre, kjo do të thotë se nuk do të ketë leverdi për makinat luksoze, por vetëm ato që janë ekologjike. Por nëse blini një automjet mbi 31,000 euro, matematika për shpenzime më të ulëta…
Aktivitetet e paralajmëruara dhe të realizuara pjesërisht, projektet me vonesë, kontrolle të pa kryera të ndikimit mbi mjedisin jetësor, ky është bilanci i realizimit të buxhetit për mjedisin jetësor, të vitit të kaluar, të Qytetit të Shkupit. Edhe pse u paralajmërua si një nga masat progresive të autoriteteve të qytetit për t’u përballur me problemet në fushën e mjedisit tashmë, si dhe për shkak se ishte për 32 përqind më i lartë se në vitin 2018, efektet që i ka pas buxheti i qytetit, të vitit të kaluar për ekologji, në përmirësimi i cilësisë së mjedisit janë pothuajse të papërfillshme,…
Grupi i pavarur i OBRM-PDUKM-së, javën e ardhshme do të propozojë ligj, ku parashihen disa masa kundër ajrit të ndotur dhe do të fillojë të vlejë në vitin 2021. Siç është paraparë, 50% do të ulet ndotja e ajrit në Shkup. Ashtu siç njoftoi deputetja Emilija Aleksandrova, me ligj do të kërkohet ndalimi i ngrohjes me dru kurse amvisëritë dhe institucionet të jenë më ekologjike/ “Me këtë ligj do të iniciojmë të ndalohet qymyri, nafta, mazuti si dhe ngrohja me dru. Kërkojmë stufa me peleta falas, subvencionim të peletave, kyçje të të gjitha institucioneve në sistemet e ngrohjes, autobusët të…
Gjithsej 74.260 kanakarëve iu janë vendosur mikroçip deri më 31 dhjetor të vitit 2019. Prej tyre, 71.076 janë qenë, 3.183 janë mace, ndërsa ka edhe një nuselalë. Që ta ulë numrin e qenve endacakë, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) komunave do t’iu donojë mikroçipët për kanakarët që mbetën nga aksioni falas afati i të cilit ishte prolonguar dhe përfundoi më 31 dhjetor. AUV njëherit e shqyrton edhe mundësinë, që krahas mikroçipëve, të ndajë edhe vauçerë. Siç bëri të ditur drejtori i Agjencisë, Zoran Atanasov me shoqatat për mbrojtjen e kafshëve, veçanërisht në pjesën e sterilizimit/kastrimit të qenve endacakë, transmeton…
Për vitin 2020 nga Buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve është përcaktuar buxhet prej 40 milionë denarëve për implementimin e projekteve në kuadër të dekadës dhe Strategjisë për romët, që është dyfish më shumë në krahasim me vitin paraprak 2019, ndërsa katër herë më shumë nga periudha para ardhjes së këtij pushteti, theksoi sot në konferencën për shtyp, ministri pa dikaster i obliguar për implementimin e Strategjisë për përmirësimin e situatës së romëve, Muzafer Bajram. Ai potencoi se bëhet fjalë për projekte nga sfera e infrastrukturës dhe projekteve komunale të cilët janë konfirmuar si prioritete për popullatën rome në…

