Zëvendësministri i mjedisit Jani Makraduli ka hedhur poshtë pretendimet se Shkupi rregullisht është në mesin e pesë qyteteve më të ndotura në botë. Ai madje tha se për dallim nga vitet e kaluara në të njëjtën periudhë kohore, matjet nga qendra e monitorimit shtetëror tregojnë ka ulje drastike të ndotjes së ajrit. Nuk them që nuk ka ndotje, por nuk është nevoja që të shpallet situatë alarmante në qytet. Këtë vit nuk është i ndotur sikur vitet tjera, sepse së bashku, të koordinuar dhe falë ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe me aktivitetet të pushtetit qendror dhe atij lokal kemi më pakë…
Author: Hamdi Kumanova
Si duket Aleanca për Shqiptarët e ka prishur rahatllëkun e funksionarëve te DUI-it që aq shumë ditët e fundit merren me ne. Janë mësuar këto te DUi-t të kenë shërbëtorë te llojit te ish partive opozitare si PDSH, te cilët u shërbenin ekskluzivisht për interesat e tyre që të qëndrojnë ne pushtet. Tani kur ndjehen të rrezikuar, merren me Aleancën. Kjo dëshmon se janë ne panik. Po afrohet 12 Prilli dhe ato janë te vetëdijshëm se e kanë humbur ndikimin dhe fuqinë që e kanë pasur tek opozita shqiptare të sojit të PDSH-së. Vetëm për korrektësi, dhe për informim sa…
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ende nuk i ka dërguar emrin e të nominuairt për kryeministër, presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Presidenti i vendit Hashim Thaçi ende nuk ka marrë një emër nga Lëvizja Vetëvendosje për të nominuarin për kryeministër, ndonëse vet kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kishte deklaruar se ai do të jetë i nominuari për postin e kreut të ekzekutivit. E për vonesën e dërgimit të emrit, Presidenca nuk e përjashton mundësinë e dërgimit në Gjykatën Kushtetuese. Në një përgjigje për lajmi.net, nga Presidenca e Kosovës kanë thënë se presidenti është i obliguar të ndërmarrë çdo hap…
Gazetaret Meri Jordanovska dhe Iskra Koroveshovska, i kanë denoncuar në polici fyerjet dhe kërcënimet nga Emill Jakimovski, i punësuar në Regjistrin Qendror. Gazetaret Jordanovska dhe Koroveshevska presin nga policia të veprojë urgjentisht pasi siç thonë bëhet fjalë për person të rrezikshëm për shoqërinë. Nga MPB morëm bindjen se do të veprohet për këtë rast. Me seriozitet i morën dëshmitë që i dhashë. Shpresoj se rasti do të ketë ndonjë përfundim, për shkak se kërcënime janë bërë edhe ndaj personave të tjerë – tha Meri Jordanovska, gazetare. Sot i dorëzova dëshmitë në sektorin përkatës në polici, pres procedurë të mëtejme me…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon kërcënimet dhe fyerjet ndaj redaktores së “TV Alfa”, Iskra Koroveshovska nga ana e personit Emil Jakimovski. Ky është i njëjti kërcënues që pak më herët në mënyrë të ngjashme iu kërcënua edhe gazetares Meri Jordanovska. Brengos fakti që në dy rastet, kërcënimet përmbajnë elemente të diskriminimit në bazë të gjinisë, ndërsa presioni i tillë ndaj grave gazetare është pengesë serioze për lirinë e shprehjes, lirinë e mediave dhe e drejta e qytetarëve të jenë të informuar. SHGM është duke mbajtur kontakte me Ministrinë e Punëve të Brendshme për dy rastet dhe ato premtuan se…
Tregtarët e “Tregut të Gjelbër” në Shkup sot në mëngjes kanë shkaktuar kaos komunikacioni në zonën e Shkupit, pasi që e kanë bllokuar rrugën “Shën Kirili dhe Metodi” përpara selisë së “Makpetroll”. Ata janë të pakënaqur me rritjen e çmimit të parkingut te tregu në 70 denarë për një orë, pasi që vendimi i këtillë ua ndalon qarkullimin në treg, njofton Portalb.mk. Tregtarët kërkojnë nga Parkingu i Komunës Qendër (PKC) që të lejojnë parking 1 orë pa pagesë për blerësit e tregut. Nëse nuk revidohet vendimi për çmim më të lartë të parkingut nga ana e Këshillit të Komunës Qendër,…
Ende nuk dihet se kur do të fillojë të ndërtohet çerdhja e re në Tetovë. Do të fillojë para apo pas zgjedhjeve kjo ende nuk është bërë e ditur, por të gjitha paralajmërimet kanë qenë se këtë vit do të fillojë ndërtimi i së njëjtës. Kjo është bërë e ditur edhe nga ish Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska edhe nga kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi. Kjo e fundit në një prononcim për media ka thënë se procedurat janë kah fundi dhe është çështje kohësh kur do të fillojë ndërtimi.“Jemi në procedura të avancuara të Ministrisë…
Sëmundja e kancerit në gji viteve të fundit ka marrë përmasa shqetësuese në Komunën Dibër dhe komunat për rreth. Fal aktivitetit të Ordinancës private pranë fondacionit “Florina Rusi Marke”, në shumë raste bëhet zbulimi i hershëm i kancerit në gji me çka mundësohet edhe shërimi i suksesshëm. Fondacioni “Florina Rusi Marke” është themeluar në vitin 2003 nga biznesmeni i njohur dibran Turhan Rusi dhe jep një kontribut të madh për shëndetin të gruas jo vetëm në Dibër, por edhe në shumë komuna tjera në vend, por edhe për pacientët që vijnë e që kontrollohen falas nga Kosova dhe Shqipëria. Falë…
Çmimet e derivateve të naftës do të mbeten të njëjta për këtë javë. Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë nga mesnata e sotme do të shtrejtohet vetëm çmimi i mazutit.Çmimi i Eurosuper BS-95 do të mbetet 68 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të jetë 70 denarë, ndërsa Eurodiseli do të kushtojë 62.5 denarë për litër. Këto çmime do të vlejnë deri në javën e ardhshme, kur KRRE do t’i publikojë çmimet e reja.
Teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit, prej vitesh është në këtë gjendje, jashtë funksionit. Ministria e Transportit akoma nuk ka dhënë leje për përdorimin e teleferikut, pavarësisht se një përgjigje pritej deri më 10 janar. Nga ky dikaster sot nuk dhanë përgjigje, për dallim prej një jave më parë kur thanë se kërkesa për teleferikun është në shqyrtim, raporton alsat_m, transmeton KOHA. Pa përgjigje mbetëm edhe nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut, ish ELEM të cilët edhe pse janë pronarë dhe menaxhues të teleferikut me gjashtë ulëse, problemin e adresojnë tek Elem Turs. Këta të fundit thonë se…
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot në mëngjes ka pasur sigurim të dyfishtë. Përveç sigurimit të tij, në Vilën Vodno janë paraqitur edhe disa persona të cilët e kanë siguruar ish shefin e shtetit, Gjorge Ivanov, njofton Portalb.mk. Deri te ky “përforcim” ka ardhur si rezultat i telegramit që këto ditë e ka dërguar ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, me të cilin ka i ka shfuqizuar urdhrat për kryerjen e detyrave të dhëna nga parapraku i tij, Oliver Spasovski, dhe të njëjtit i kthen në pozitat e mëparshme. Nga Kabineti i Pendarovski e kanë konfirmuar…
Sindikata e pavarur e Maqedonisë së Veriut i bën thirrje ministrit të Punëve të Jashtme ta tërheqë propozim-ligjin aktual për punë të jashtme. “Propozim teksti për LPJ është përgatitur në procedurë jotransparente, me pjesëmarrje të një rrethi të ngushtë njerëzish, pa debat intern apo publik deri në publikimin e tij në opinion dhe nuk e gëzon mbështetjen nga shumica e madhe e të punësuarve në Ministri. “Vërejtjet thelbësore të SDM, të bëra pas publikimit të tij: centralizimi i fuqisë në duar të ministrit dhe kolegiumit të zgjedhur prej tij, shkurtimi sistematik që e ngadalëson përparimin në karrierë dhe hedhja poshtë…

