Sindikata e pavarur e Maqedonisë së Veriut i bën thirrje ministrit të Punëve të Jashtme ta tërheqë propozim-ligjin aktual për punë të jashtme.
“Propozim teksti për LPJ është përgatitur në procedurë jotransparente, me pjesëmarrje të një rrethi të ngushtë njerëzish, pa debat intern apo publik deri në publikimin e tij në opinion dhe nuk e gëzon mbështetjen nga shumica e madhe e të punësuarve në Ministri. “Vërejtjet thelbësore të SDM, të bëra pas publikimit të tij: centralizimi i fuqisë në duar të ministrit dhe kolegiumit të zgjedhur prej tij, shkurtimi sistematik që e ngadalëson përparimin në karrierë dhe hedhja poshtë e rregullimit të pozitës dhe të drejtave të punës të personelit administrativ në propozim tekst – nuk janë pranuar, por janë bërë vetëm ndryshime të vogla kozmetike për shkak të krijimit të pamjes për inkluzivitet. Një numër i madh i vërejtjeve ndaj Propozim Ligjit dhënë këto ditë nga ana e Sekretariatit për legjislaturë, Ministria e Financave dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës i konfirmojnë vërejtjet e SDM se propozim teksti është përgatitur në mënyrë joprofesionale, nuk e mbulon materien tërësisht dhe praktikisht paraqet vetëm tentim jo të shkathët për përgatitje të një ligji për nga natyra e tij, më të ngushtë, Ligj për shërbim diplomatik, që është tërësisht i ndryshëm nga Ligji për punë të jashtme. Me mospajtimin e Ministrisë së Financave me aspektet e propozuara financiare bie në ujë një nga shkaqet bartëse për miratimin e tij – përmirësimi i gjendjes materiale të të punësuarve, përkatësisht investimi në resurse njerëzore të diplomacisë së Maqedonisë. Për shkak të shkurtimit të përmendur të propozim tekstit, është hipokrizi në periudhë parazgjedhore me Qeveri teknike vazhdimisht të sforcohet udhëzimi i rreth njëzet ambasadorëve dhe diplomatëve për punë jashtë vendit sa më parë, sipas Ligjit ekzistues, para sjelljes së Ligjit të ri, i cili duhet të jetë “reformues” dhe “në interes të diplomacisë”, thonë nga Sindikata e administratës dhe drejtorisë shtetërore të Maqedonisë, transmeton KOHA.
SDM alarmon se miratimi i mundshëm i propozim tekstit të përgatitur kështu të Ligjit për punë të jashtme do të çojë drejt pasojave të paparashikueshme negative dhe afatgjate për diplomacinë e Maqedonisë dhe propozon fillim të një procedure të re, kësaj radhe inkluzive, për përgatitjen e zgjidhjes së re ligjore e cila do të ketë kredibilitet dhe do t’i marrë parasysh të gjitha aspektet e punës profesionale diplomatike pa ndarje të brendshme të kategorive të interesit. (koha.mk)



