Komisioni Europian pohon se nuk do të ketë rregulla të reja për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtohet shpresat për hapjen e negociatave. Shpresat për zhbllokimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit vijnë këtë fillim viti nga Franca, Komisioni i ri Europian dhe Presidenca Kroate e Këshillit Europian, mbështetëse e fortë e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor (BP) në Bashkimin Europian. Pritshmëritë e Shqipërisë drejtohen tek Samiti i Zagrebit BE-BP, i cili do të mbahet me 6-7 maj, i konsideruar si ngjarja më e rëndësishme e Presidencës kroate, që ka nisur punën me moton, “Një Europë e fortë, në një botë…
Author: Hamdi Kumanova
U panë qëllimet e VMRO-DPMNE-së. Përderisa LSDM-ja përmes masave konkrete dhe politikave ofron rezultate që sjellin përfitime për të gjithë qytetarët, VMRO-DPMNE-ja përmes keqpërdorimeve të funksioneve dhe përhapjen e lajmeve të rreme e mbron krimin e regjimit. Dje ishte publikuar bisedë me të cilën VMRO-DPMNE-së dhe mediet nën kontrollin e tyre dëshironin të krijojnë rast jo ekzistues, lajm klasik të rremë vendosën në funksion të mbrojtjes së krimit. Dhe nuk patën sukses. U dëshmua se bëhet fjalë për bisedë e cila tregon punë ligjore të institucioneve joadekuate, të cilët kishin ndërmarrë masa adekuate për mbrojtjen e interesit të shtetit dhe…
Gjykatësja Liljana Koçovska-Ivanovska sot ka dhënë dorëheqje. Para fillimit të gjykimit për rastin “TNT”, Koçovska me shkrim ka njoftuar Gjykatën Penale se tërhiqet. Ivanovska-Koçovska po tërhiqet për herë të dytë. Herën e parë indryshoi mendje pas premtimeve të kreut të Penales, Ivan Xholev se do ta mbroj nga kërcënimet dhe presionet. Në dorëheqjen e sotme ka theksuar se tërhiqet për shkaqe shëndetësore.
Prokuroria Themelore e Kumanovës ka ngritur procedurë për një 24-vjeçar nga Kumanova, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “Prodhim të paligjshëm dhe lëshim të treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215, paragrafi 1 i Kodit Penal, informojnë nga Prokuroria, njofton Portalb.mk. “I dyshuari në janar, në mënyrë të paligjshme për të shitur, ka mbajtur droga narkotike dhe substanca psikotrope. Gjatë kryerjes së kontrollit në shtëpinë e tij dhe hapësira tjera, nga ana zyrtarëve policor të SPB Kumanovë janë gjetur dhe me vërtetim janë marrë gjithsej 2638,13 gramë marihuanë, 0,14 gramë hashash, 1,40 gramë…
Dy shoferë dhe një bashkudhëtar janë lënduar rëndë, ndërsa lëndime trupore kanë marrë 17 persona, në 17 nga gjithsejt 31 aksidente që janë regjistruar në rajonin e SPB Shkup. Policia rrugore ka përjashtuar nga trafiku 16 persona nën ndikim të alkoolit dhe gjashtë para se ta marrin të drejtën e drejtimit të automjetit. Janë përjashtuar edhe gjashtë automjete të paregjistruara. Janë gjobitur edhe nëntë këmbësorë për kalimin e rrugës jashtë vendkalimeve për këmbësorë dhe një për kalimin në dritë të kuqe. Për shkak të parkimit të parregullt “karrotreci” ka larguar 103 automjete.
Të hënën në të gjitha shkollat e Kosovës pritet të fillojë gjysmë vjetori i dytë i vitit shkollor 2019/20. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencëc dhe Teknologjisë (MASHT), kanë konfirmuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e procesit mësimor. Drejtori i Departamentit të Arsimit Para-universitar në Ministrinë e Arsimit, Alush Istogu, tha përmes telefonit për KosovaPress, se MASHT në bashkëpunim me të gjitha drejtoritë komunale të arsimit, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të filluar gjysmë vjetorin e dytë, ashtu siç është e paraparë me udhëzimin administrativ dhe kalendarin e vitit shkollor. Istogu tha…
Lëvizja Vetëvendosje, të dielën ka mbajtur mbledhjen me degët e saja nëpër Kosovë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndër të tjera në këtë mbledhje ka folur për bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), dhe se sa janë gjasat që të arrihet koalicioni për bashkëqeverisje. Kurti ka bërë të ditur se po e pret LDK-në që të shqyrtojë një propozim të ri të VV-së për bashkëqeverisje, por nuk ka treguar se çfarë është përmbajtja e këtij propozimi, shkruan lajmi.net. “Është e vërtetë se jemi afruar, dhe po u afruam edhe pak, do të bëjmë marrëveshje. Vullnet e interes kemi,…
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, edhe në këtë vit kalendarik, e ka në planin e saj të punës presionin publik për të dhënë dorëheqje Arta Rama-Hajrizi nga detyra e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Gjyqtarja Arta Rama-Hajrizi, në cilësinë e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, më 20 maj 2016, ka lejuar gjyqtarët e kësaj gjykatë dhe më pas e ka nënshkruar Aktgjykimin nr.ref. AGJ 943/16, me anën e të cilit ka legalizuar si valid dhe ka jetësuar vendimet e kohës së masave të dhunshme të viteve 1990-1999, të kohës së Millosheviqit, ku pronat…
Në prag të përvjetorit të dytë të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, e veja e tij Milena Ivanoviq ka folur për mediat serbe. Ajo ka thënë se procesi i gjykimit i cili është vendosur të filloi më 11 shkurt, i cili do të marrë një kohë më të gjatë, transmeton lajmi.net. Gruaja e të ndjerit ka thënë nuk kishte marrë shumë informacion nga institucionet kompetente të Kosovës lidhur me vrasjen e burrit të saj, por se detajet i kishte mësuar nga mediat dhe nga njerëzit. “Në thelb, gjithçka përfundon me aktakuzat që janë ngritur kohët e fundit, të cilat, për të…
Vazhdimi i seancës gjyqësore për rastin “TNT”, ditën e nesërme, e shtyu avokati Merxhan Dauti, t’I drejtojë edhe një letër Gjykatës Penale. Në apelin e fundit siç e quan ai, kërkon që ky institucion të ndaloj me sjelljen e vendimeve të shpejta kokë më vete. Ai thotë se antarët e Penales, duhet të kenë parasysh respektimin e ligjit. “Gjatë ditës së nesërme inkrajohuni, mos iu nënshtroni asnjë lloj presioni, kërcënimi, shantazhi, ose premtimi. Sillni vendim ligjor në interes të sundimit të së drejtës. Heshtja është opsioni më i keq. Heshtja e veprimeve të kundërligjshme edhe juve drejtëpërdrejtë u bën bashkëpuntorë…
VMRO DPMNE-ja ma akuza të reja në adresë të ministrit të shëndetësisë Filipçe, për ndërtimin e Spitalit Klinik të Shtipit. Opozitarja tha se për këtë projekt janë ndarë 7 milion euro shtesë. Kjo kosto sipas partisë opozitare të VMRO DPMNE-së është forma e re e zhvatjes së parasë publike nga ana e pushtetit, të cilën e quajtën rasti “Reket 3”, përcjell Gazeta Express nga Alsat. “Spital në Shtip nuk ka, kurse në vend që të ndëshkohet kontraktuesi pas dy vjet vonimi të projektit, Venko Filipçe dhe Zoran Zaev vendosën t’i japin atyre 7 milion euro të tjera! Filipçe dhe Zaev…
Mehmet Gega (1921- 2006) ishte një mësues dhe një aktivist Shqiptarë nga Tetova i të drejtave shqiptare ne Jugosllavi. Mehmet Gega përfundoi arsimin e tij në Tetovë. Sipas politikave të Aleksandar Rankoviqit, shumë familje shqiptare u dërguan në Turqi. Më 1955, Gega u dënua me dhjetë vjet burg për pengimin e dëbimit të dhunshëm të familjeve shqiptare në Turqi. Më 18 tetor 1968, studentët dhe mësuesit shqiptarë bojkotuan Shkollat e Larta të Tetovës. Nxënësit dhe mësuesit kërkuan hapjen paraleleve në gjuhën shqipe. Hapja e klasave shqiptare u propozua në vitin 1967, por u refuzua nga organet politike maqedonase. Më 20…

