Me prezantimet e 10 studentëve të cilët morën pjesë në këtë projekt arritëm në fund të vet projektit. Për një vit studentët kanë bërë hulumtime në tema të ndryshme rreth Shtetit Osman dhe në korniza të një artikulli shkencor bënë prezantimet e tyre. Studetëve iu urojmë dhe dëshirojmë shumë suksese në jetë. Prezantimet i bënë: Besar Rufati, Haxher Sulejman, Hanife Etem, Hasan Saliu, Nagihan İsmail, Omer Arsllani, Senad Doshlaku, Semran Murtezani, Suhejra Azemi, Zehra Abdula. Në fund të programit Koordinatori i YTB-së për rajonin e Ballkanit, Nedim Asllan, mbajti fjalim rasti, ku edhe studentëve të cilët i prezentuan punimet e…
Author: Hamdi Kumanova
LSDM sot bëri të ditur se për dy vite e gjysmë, ka zbatuar disa projekte për avancimin e infrastrukturës. Ata thonë se realizimi i investimeve kapitale ka arritur deri 86 për qind ose ndarë nëpër sektore: Gazifikim 94 për qind, Hekurudhë 82 për qind, Infrastrukturë komunale 63 për qind dhe Banesa sociale 100 për qind. Realizimi i investimeve kapitale, sipas LSDM-së, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ekonomi, duke nxitur rritje ekonomik dhe duke zgjidhur nevojat më të rëndësishme të qytetarëve që për 11 vite i injoruan nga VMRO-DPMNE. “Në vitin 2020 vazhdojmë në rrugë të drejtë dhe realizim të…
Sot shënohet përvjetori i dymbëdhjetë i rrëzimit të helikopterit, në të cilën tragjikisht humbën jetën 11 anëtarë të forcave ajrore Uing kur një helikopter i ushtrisë Mi-17 u rrëzua pranë fshatit Bllacë, Katllanovë. Në përkujtim e rrëzimit të helikopterit në memorialin e Bllacës, Katllanovë, do të vendosin lule delegacione nga Shtatmadhoria, nga Ministria e Mbrojtjes, nga Komuna e Petrovecit, Komanda e operacioneve, Forcat ajrore UING, Brigada e parë e këmbësorisë dhe anëtarët e familjes së pjesëtarëve të vdekur. Më parë, anëtarët e Forcave ajrore UING do ta përkujtonin ngjarjen me vendosje të luleve në memorialin përpara komandës në Kazermën Strasho…
Akuzat e ministrit të brendshëm teknik Naqe Çulev se struktura drejtuese të MPB-së janë të lidhura me kriminelë, i hodhi poshtë edhe zëvendësja e tij edhe Qeveria. Ish kryeshefi Ljubomir Gjurçevski thotë se ajo punë nuk është risi, por asnjë ministër nuk ka ndërmarrë masa deri më tani, shkruan REL, transmeton Portalb.mk. Ministri teknik i punëve të brendshme Naqe Çulev ende nuk ka përgjigje në pyetjet që u hapen rreth lidhjes midis MPB-së dhe strukturave kriminale, e njëkohësisht nuk kemi marrë përgjigje në pyetjet që ia drejtuam MPB-së. Çulev nuk iu përgjigj thirrjeve, ndërsa MPB nuk po përgjigjet nëse ministri…
Botuesi i Gazetës Lajm, Fejzi Hajdari i ka reaguar liderit të BDI-së , Ali Ahmeti në lidhje me thënien se BDI është në na e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, transmeton Almakos. “Nëna e madhe” mjafton ta ketë parasysh vetëm një fakt nga zgjedhjet e fundit parlamentare, atë të humbjes me vota nga opozita e pabashkuar: BDI ( me vota edhe nga LSDM) 83.000 vota, kurse opozita e pabashkuar shqiptare rreth 130.000 vota. Kjo tregon se BDI, jo qe nuk eshte nënë e njerkë, por s’eshtë as hallë, e teze!? Prandaj, apelet “qe te bashkohet opozita” kundrejt BDIsë, me…
Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev ka dhënë urdhër për rikthimin e 35 automjeteve në MPB, të cilat ishin shpërndarë në nivele të ndryshme në ekzekutiv. Në mesin e veturave të cilat kërkon ti kthejë ministri i emëruar nga VMRO-DPMNE, janë edhe veturat që përdor sigurimi i kryeministrit teknik, Oliver Spasovski, si dhe një veturë nga presidenca. Nga kabineti i presidentit, Stevo Pendarovski, kanë thënë se janë të habitur dhe nuk i dijnë motivet përse ministri ka kërkuar të tërhiqet vetura e kreut më të lartë shtetëror. “Jemi të informuar se ekziston një shkresë interne në MPB, përmes…
Shtylla e pensionit është e qëndrueshme, dhe me pensionin e janarit, rreth 322,000 pensionistë do të marrin një rritje prej shtatëqind denarë. Ministrja e Financave, Nina Angellovska tha në një intervistë për “Brifingu i mëgjesit” se, duke përfshirë indeksin për të rritur koston e jetesës, pensionet në vitin 2020 do të rriten me 900 denarë, i cili pritet të jetë mesatarisht 15.500 denarë. “Kjo është një kategori e popullsisë që duhet t’i kushtojë vëmendje, të cilët jetuan këtu, kontribuan për këtë vend. Nëse 44 përqind e pensionistëve ose rreth 140,000 marrin pensione deri në 12,000 ose 12,000 denarë, unë mendoj…
Partia ‘Alternativa’e Afrim Gashit, bisedimet për koalicionim po i zhvillon vetëm me Aleancën për Shqiptarët ndërsa finalizimi siç thonë, mund të ndodh gjatë ditëve në vijim. “Alternativa është në negociata me Aleancën për Shqiptarët dhe ne jemi në kërkim të një formule fituese për zgjedhjet e ardhshme. Shpresojmë se ditëve në vijim do të kemi lajme të mira. Ne nuk jemi ata që e përjashtojmë ose e përfshijmë dikë, por thjesht jemi duke dhënë gjithçka nga vetja jonë që të krijojmë një kombinim fitues”, thonë për TVM2 nga Alternativa.
Udhëtimi paraqet mundësi të shkëlqyer për njeriun. Por, mënyra sesi ne udhëtojmë ka ndikim të drejtpërdrejt në klimën, për këtë arsye ne duhet të marrim përgjegjësi. Nëse ne nuk bëjmë ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si udhëtojmë, është e pamundur të arrihen objektivat e Marrëveshjes së Parisit për Ndryshimin e Klimës, përcjell Gazeta Express nga Koha.mk. Nuk duhet të udhëtojmë më pak, duhet të udhëtojmë ndryshe, kështu thuhet në uebfaqen e organizatës evropiane “Green Tickets”. Koncepti i biletës së gjelbër është të promovoj opsione të transportit rrugor që mundësojnë nivel më të ulët të ndotjes që të ruhet ambienti…
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi po konsideron se Albin Kurti është politikan i papërgjegjshëm dhe frikacak. Po thotë se lideri i VV-së po frikësohet të marrë mandatin për krijimin e Qeverisë, gjë që nuk ka ndodhur më herët me asnjë prej fituesve të zgjedhjeve. Sipas zyrtarit të lartë të PDK-së historia politike e Kosovës nuk ka parë një frikë të tillë të ndonjë politikani për t’u mandatuar. “Albin Kurti është politikani më i papërgjegjshëm në skenën tonë politike. Me vite të tëra e ka dëshmuar këtë në opozitë e po e dëshmon edhe tash me ikjen e tij nga papërgjegjësia…
Albin Kurti sot nuk u takua me Isa Mustafën në përpjekje për arritjen e koalicionit. Në vend të kësaj, ai bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, me rastin e vrasjes së dy dëshmorëve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, shkruan lajmi.net.Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Kurti më pas ka bërë vizitë edhe tek familjet Mala e Berisha.Njoftimi i plotë:Një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! i prirë nga Kryetari Kurti bën homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan me rastin e përvjetorit të vrasjes së dy dëshmorëve të kombit, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.Po ashtu,…
Heqja e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, nga udhëheqësit e institucioneve të të dyja shteteve, ishte paralajmëruar me një pompozitet mjaft të madh. Por, në praktikë, të dy qeveritë më shumë kanë hedhur topin në fushën e njëra tjetrës për veprimet që duhen ndërmarrë. Përderisa njohësit e çështjeve ekonomike, këtë nismë e shohin më shumë si populiste dhe për nevoja të politikës ditore. Së fundmi, ishte presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ai i cili në emër të institucioneve të Kosovës tha se autoritetet e Kosovës janë të gatshme menjëherë për nxjerrjen e një vendimi që mundëson heqjen e kufirit Kosovë…

