LSDM sot bëri të ditur se për dy vite e gjysmë, ka zbatuar disa projekte për avancimin e infrastrukturës.
Ata thonë se realizimi i investimeve kapitale ka arritur deri 86 për qind ose ndarë nëpër sektore: Gazifikim 94 për qind, Hekurudhë 82 për qind, Infrastrukturë komunale 63 për qind dhe Banesa sociale 100 për qind.
Realizimi i investimeve kapitale, sipas LSDM-së, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ekonomi, duke nxitur rritje ekonomik dhe duke zgjidhur nevojat më të rëndësishme të qytetarëve që për 11 vite i injoruan nga VMRO-DPMNE.
“Në vitin 2020 vazhdojmë në rrugë të drejtë dhe realizim të projekteve kapitale. Një nga projektet më të rëndësishme që hyn në zbatim këtë vi është projekti i ndërlidhjes së rrugëve lokale, përkatësisht ndërtimi dhe sanimi i rrugëve lokale në komuna me rreth 450 kilometra”, shprehen nga LSDM.
Ata shtojnë se projekti parasheh investime në rrugë lokale nëpër 80 komuna në Maqedoni duke përfshirë këtu edhe Qytetin e Shkupit dhe me këtë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, përkatësisht qeveria, në mënyrë të drejtpërdrejtë ndihmon në përmirësimin e rrugëve lokale.



