Prokurorja e rastit “Pronto”, Drita Hajdari, dje u bë e ditur se nuk ishte ankuar në Gjykatën e Apelit për rastin e lirimit të të akuzuarve për çështjen në fjalë. E kontaktuar nga Klan Kosova, ajo sot tha se ankesën në Apel do ta paraqesë, por pasi ta pranojë aktgjykimin. Ndërkohë, prokurorja Hajdari sot kishte raportuar në polici se kishte marrë kërcënime. Nga organet e rendit u bë e ditur se rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.
Author: Hamdi Kumanova
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve se Kujtim Shala do të jetë kandidat për president nga kjo parti. Përmes një reagimi për media, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se raportimet për cilindo emër të propozuar nga partia e tij, janë të pavërteta, shkruan lajmi.net. Sipas tij, LDK-ja nuk jep emër për president, deri sa të vijë koha e zgjedhjes së tij. “Raportimet për cilindo emër kinse të propozuar nga LDK-ja për president janë spekulime të pavërteta. LDK-ja nuk jep emër për president derisa nuk vjen koha e zgjedhjes së presidentit”, ka thënë Mustafa. Ndryshe, sot në…
E përshëndesim nismën për “Llogaridhënie” të Kryetarit të Sarajit, Blerim Bexheti, mirëpo e pyesim a do të japë llogari për fshatrat të cilat ende nuk kan ujë të pijshëm dhe kanalizim, ku banorëve vazhdojnë t’u shkojnë faturat e pagesës për mirëmbajtjen e kanalizimit edhe atë duke i sanksionuar dhe shantazhuar nëpërmjet përmbaruesve (Izvershitellave)! Prandaj kryetari i Komunës së Sarajit duhet të japë llogari dhe raport para sovranit dhe të gjithë banorëve të 23 fshatrave të cilat gravitojnë në Komunën e Sarajit, e jo para aktivistave, funksionarëve dhe kryetarit të partisë! Kjo mund të jet gjithçka, por vetëm “llogaridhënie” JO. 11.01.2020…
Zëvendësministrja plotësuese në MPB, Sllavjanka Petrovska do të ngrit kallëzime penale deri te Prokuroria kompetente kundër ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev për shkak të punës së pandërgjegjshme dhe joprofesionale. Kallëzimet penale siç thotë Petrovska do t’i ngrit pasi Çulevi me punën e tij ka çrregulluar punën në polici dhe e ka rrezikuar sigurinë e qytetarëve. “Ministri teknik Çulev dje (10.01.2020) nënshkroi një telegram e cila është dorëzuar te të gjitha njësitë organizative në Ministrinë e Brendshme duke informuar drejtuesit e njësive organizative që urdhrat e lëshuara konform nenit 154 të Ligjit për Punë të Brendshme, me të…
Tre muaj para zgjedhjeve, pushteti hesht për rastin “Reket 3”- kështu VMRO DPMNE e akuzon ish kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe për ndërtimin e spitalit të Shtipit. Sipas tyre, Ministria e shëndetësisë është sinonim për afera milionëshe dhe i bëri thirrje Prokurorisë publike që seriozisht ta hetoj këtë aferë. Prej këtu, prej para ministrisë për afera dhe tenderë milionëshe, kërkojmë përgjigje. Përse pushteti hesht për “Reket 3”? Përse në Shtip ende nuk ka spital? Përse u ndal ndërtimi i spitalit? Përse është ndërprerë kontrata me nën- realizuesin? Përse nuk është aktivizuar garancia bankare e realizuesit? Përse…
Viti 2019 Komunën e Dibrës në sferën e shëndetësisë e karakterizoi me një numër të theksuar i sëmundjeve ngjitëse. Gjatë dymbëdhjetë muajve të kaluara, në Entin për Shëndet Publik – njësia në Dibër janë evidentuar sëmundjet ngjitëse siç janë salmonela, ethet hemoragjike, fruthi, hepatiti dhe turbekuloza. Disa nga këto sëmundje ngjitëse kanë qenë prezent edhe viteve të kaluara. Udhëheqësi i Njësisë për Shëndet Publik në Dibër, epidemiologu Mentor Mela thotë se gjatë vitit që kaloi, në Komunën e Dibrës dhe atë të Qendër Zhupë janë evidentuar mbi 50 raste të pacientëve me sëmundje ngjitëse të fruthit. Sipas Melës, bëhet fjalë…
Pas lajmit për vdekjen tragjike të dy fëmijëve minorenë në Shuto Orizare, ministrja Rashela Mizrahi në kuadër të kompetencave të saj dërgoi persona ekspert në terren me qëllim të përkujdesjes me kohë të familjeve. “Një ekip i Qendrës për punë sociale ka kryer ekspertizë në vendngjarje. Sipas kompetencave të MPPS, u është ofruar akomodim në kuadër të objekteve për banim të përkujdesur në Vizbeg, ndërsa një familja që tashmë ka pranuar do të vendoset menjëherë”, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Gjithashtu, MPPS do të sigurojë ndihmë të njëfishtë financiare për familjet, si dhe refundim të mjeteve për shërbimet…
Një ndër 35 automjetet që ministri teknik i MPB-së, Naqe Çulev ka kërkuar të kthen është edhe automjeti që e përdor kryetari, Stevo Pendarovski. “Jemi njoftuar se ka komunikim të brendshëm në kuadër të MPB-së, ku kërkohet kthimi i një automjeti që e përdor kryetari i shtetit. Nuk e dimë se cili është motivi, por theksojmë se siguria e kryetarit është obligim ligjor i MPB-së”, thonë nga kabineti i Pendarovskit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjatë ditës së djeshme, ministri teknik Çulev tha se automjetet e MPB-së duhet të kthehen. Ai sot njofti se deri më tani është kthyer vetëm një automjet./Telegrafi/
Jemi vetëm dy javë brenda vitit të ri dhe shumë aksidente kanë përgjakur rrugët. Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në autostradën Tetovë – Shkup, kur një makinë e tipit “BMW” me targa të Strumicës, që drejtohej nga shtetasi M.E, 27 vjeç është përplasur me një makinë tjetër të tipit “Golf” me targa të Tetovës, që drejtohej nga tetovari L.A, 38 vjeç. Nga ky aksident i rëndë kanë përfunduar me lëndime shoferi dhe pasagjeri tek makina Golf, të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin e Tetovës.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër kërcënimet dhe fyerjet ndaj gazetares dhe zëvendës kryeredaktorit të “A1on”, Meri Jordanovska. Sipas mesazheve të publikuara nga Jordanovska, kërcënuesi e fyente atë duke kërcënuar se “do t’i krijojë një nekrolog”. “Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike që urgjentisht të fillojnë një hetim dhe të ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për të sanksionuar shpejt këto kërcënime. Kërcënimet tanimë janë paraqitur në Sektorin e Krimit Kompjuterik dhe të Forenzikës Digjitale në MPB, dhe u bëjmë thirrje institucioneve të reagojnë sa më shpejtë me qëllim që të parandalohen raste të tjera…
“Rrjedha turke” i rrënoi shpresat për një tubacion në të gjithë territorin e Maqedonisë. “TAP” është alternativë për të cilën duhet të fillohet të punohet seriozisht, thonë ekspertët, shkruan DW, transmeton Portalb.mk. Bullgaria dhe Serbia përfituan, Maqedonia e Veriut mbet, ose të paktën pjesërisht mbeti, me gishta në gojë. Pas fillimit zyrtar të funksionimit të “Rrjedhës turke” përfundimisht është qartë se nuk do të ketë tubacion transit përmes territorit të Maqedonisë. Ose të paktën jo në të ardhmen e afërt. Realiteti i ri në përgjithësi nuk ka ndonjë domethënie të veçantë për nevojat e Maqedonisë për gaz, për shkak se…
Partia Demokratike Shqiptare sot mbajti mbledhje të Kryesisë Qendrore në të cilën u përcaktuan departamentet dhe komisionet brendapartiake poashtu edhe udhëheqësit e tyre. Përzgjedhjet janë të paraqitura si vijon: Departamenti për çështje sociale, shëndetësi dhe zhvillim rural – Frymzim Dauti – Komisioni për pushtet lokal dhe zhvillim rural, Musadik Beqiri – Komisioni për shëndetësi, Arben Demiri – Komisioni për punë dhe politikë sociale, Ragmi Isufi Departamenti i politikës së brendshme – Orhan Ibraimi – Komisioni i sigurisë, Vasfi Doki – Komisioni i kontrollit të brendshëm partiak, Kamber Sadiki Departamenti juridik – Rametulla Kuçi – Komisioni për trajnim të strukturave partiake…

