Ish-kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski përmes një postimi në fejsbuk gjatë orëve të fundit ka komentuar aktakuzat e ngritura për organizatorët e 27 prillit, ku në listën e të akuzuarëve gjendet edhe ai. Ndaj tij nuk do të fillojë procesi gjyqësor për shkak se gjendet në arrati. “Është gënjeshtër informacioni se i kam bërë thirrje qytetarëve që të mos rrijnë në shtëpi, por të dalin dhe dhunshëm të hyjnë në Kuvend. Deklaratën për të cilën mendohet është dhënë dy muaj para ngjarjeve të 27 prillit në Sitel dhe ishte si përgjigje ndaj pyetjes se si e vlerësojë Platformën e Tiranës,…
Author: Hamdi Kumanova
Një javë pas zgjedhjes së qeverisë së re teknike filluan ndryshimet kadrovike, në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinës. Në MPB dje janë emëruar dymbëdhjetë drejtues dhe 12 zëvendësudhëheqës plotësues të departamenteve dhe sektorëve në përputhje me nenin 44 të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, Ministri Naqe Çulev dhe zëvendësministri plotësuese Sllavjanka Petrovska nuk ranë dakord për pozicionin e drejtuesit të të SPB Shkup. MPB pas mbledhjes ku mori pjesë ministri Çulev, zëvendësministrja plotësuese Petrovska, zëvendësministri Agim Nuhiu dhe drejtori i Byrosë për siguri publike Sasho Tasevski kumtoi se 12 udhëheqës dhe 12 zëvendësudhëheqës plotësues të…
Aktivitetet përmbyllëse të projektit “Trashëgimia e Përbashkët Osmane” filluan me fjalimet e udhëheqësve të institucioneve që i dhanë mbështetje projektit. Fjalimin hapës e bëri kryetari i shoqatës Sevba Abdula. Në emër të Fondacıonıt Balkan Hayrat foli Ahmet Hysrev Adiloglu, në emër të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik foli Prof. Dr.Shener Bilall, Ky aktivitet filloi me seminarin e Rektorit të Universitetit Medenijet të Stambollit Prof. Dr. Gylfettin Çelik me temë “Bazat e formimit dhe transformimit të sistemit shoqëror Osman”. Në fund të seminarit iu ndanë mirënjohje institucioneve që kontribuan në këtë projekt si Univrersiteti Ndërkombëtar Ballkanik, Universiteti Medenijet të Stambollit, Fondacionit Ballkan Hajrat.…
Në vitin 2019 Qeveria e LSDM-së miratoi ligjin me të cilin përsëri, të paktën deri diku, ktheu tatimin progresiv. Por, më pas kjo masë u tërhoq, edhe pse shumat që dolën nga buxhet ishin të vogla. Cilat ishin arsyet e kësaj dhe çka mund të pritet në këtë plan në të ardhmen? veria në fund të vitit të kaluar la në qetësi taksën progresive të të ardhurave personale pas disa muajve të miratuar dhe ktheu taksën e sheshtë. Kjo ndodhi kur u ndërrua ministri i Financave, i cili qëndronte prapa këtij projekti të socialdemokratëve, Dragan Tevdovski. Shtyrja ndodhi një muaj…
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri nuk ka treguar se a do të ketë sot takimi në mes liderit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, por që tha se pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, është imponuar një situatë e re e cila kërkon durim që bisedimet të shteren deri në atë fazë sa të dy palët ta arrijnë një marrëveshje. Ai tha se ekipet e të dyja partive janë duke punuar në arritjen e një koalicioni qeverisës. “Çdo kohë mund të ndodh, është çështje që iu përket dy liderëve, por ekipet janë duke…
Vetëvendosje dhe LDK nuk po mund të merren assesi vesh për ndarjen e posteve në marrëveshjen e tyre për bashkëqeverisje. Në fakt, kohëve të fundit arritja e marrëveshjes është komplikuar edhe më shumë si rrjedhojë e kërkesave të papritura të dy subjekteve karshi njëra-tjetrës, shkruan lajmi.net. Lajmi.net nga burimet brenda takimeve ka mësuar se lideri i VV-së, Albin Kurti ka pasur ndryshime të dukshme të qëndrimeve të tij paraprake politike. I zënë ngusht nga “standardet” që i kishte vendosur vet, ai ka filluar edhe të tjetërsohet. Në fillet e negociatave, ai kishte hedhur poshtë propozimin e LDK-së që qeveria e…
Dy fëmijë të moshës tre dhe një vjeçare kanë humbur jetën sot nga një zjarr që ka përfshirë shtëpinë e tyre në lagjen Shuto Orizare të Shkupit. Siç raportojnë mediat në gjuhën maqedonase, zjarri shpejtë është përhapur edhe në disa shtëpi tjera. Katër prej tyre janë djegur. Sipas MPB-së, zjarri ka rënë fillimisht në një shtëpi në rrugën “Brsajçka buna”. Shtëpia është djegur krejtësisht, kurse në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrëfikësit. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe kryeministri teknik Oliver Spasovski.
Posa të ndalojë era, rikthehen shtëllungat e tymit mbi gjithë kryeqytetin. Madje sot, Shkupi është radhitur i pesti në botë ndër qytetet me ajrin më të ndotur. Stacionet matëse tregojnë ndotjen më të lartë në Komunën e Qendrës me një matje prej 203 mg/m3 të grimcave PM10 në ajër. Ekologjistët gishtin e drejtojnë nga industria e rëndë, si ndotësit më të mëdhenj. Partia e gjelbër “DOM” propozon që me ligj të ndalohet importimi i mbeturinave për djegie nga gjigandët industrial, përcjell Gazeta Express nga Alsat-M. “Me vite të tëra u themi institucioneve se industria ndot shumë më tepër se sa…
Ndotja e ajrit shkakton vështirësi dhe zvogëlim të imunitetit të përgjithshëm në organizimin e çdo njeriut posaçërisht te njerëzit me sëmundje kronike dhe sëmundje të organeve të frymëmarrjes. Zvogëlimi i imunitetit dhe veprimet e dëmshme të ajrit të ndotur mund të ndikojnë keq dhe ta rrisin mundësinë e sëmundjeve, jo vetëm të gripit, por edhe të paraqitjes të çdo lloji tjetër të sëmundjeve respiratore. Gripi mund të jetë sëmundje e re e cila sjell numër të madh të komplikimeve dhe mund të përfundojë kobshëm. Kështu u shpreh sot epidemiologia Gordana Kuzmanovska, nga Instituti i Shëndetit Publik, e cila apeloi deri…
Zëvendësministrja e Brendshme plotësuese Slavjanka Petrovska nuk ka nënshkruar vendimin për emërimin e Risto Stavrevskit për kryeshef të Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup. Për Alsat, Petrovska tha se Stavrevski për të është i papranueshëm për shkak se përmendet te “bombat” për parregullsi zgjedhore. Ajo pranoi se ka nënshkruar vendimet e tjera të ministrit teknik të Brendshëm Naqe Çulev. Kështu gjatë ditës, MPB-ja ka konfirmuar gjithsej 12 emrat të cilët deri tani kanë marrë vendime për të drejtuar postet kyçe në këtë dikaster. Pavarësisht se i mungon firma e Petrovskës, emri i Stavrevskit përsëri është në listë. Emërimet në…
Botuesi i gazetës Lajm, Fejzi Hajdari nëpërmjet një statusi në profilin e tij në fejsbuk ka reaguar ndaj diplomatëve të Kosovës dhe Shqipërisë në Shkup, në lidhje me reagimin e tyre pas deklaratës së Taravarit, ku theksonte se faktorë politik në Kosovë dhe Shqipëri janë të interesuar për një bashkëveprim të spektrit politik shqiptare në Maqedoni për ta sfiduar BDI-në. Ja se çfar ka shkruar Fejzi Hajdari: Sa shpejt reagojnë ambasadat e Kosovës dhe Shqipërisë në Shkup, kur ka indikacione se me ndonjë deklaratë rrezikohet interesi i BDI-së. Sikur të kishin reaguar në këtë mënyrë kur rrezikohej interesi i shqiptarëve…
Për më pak se gjysmë ore, deputetët miratuan 17 ndryshime të ligjeve në fushën e ekonomisë. Asnjë deputet nuk u paraqit për të folur në Komisionin për Financa dhe Buxhet. Kryetarja e komisionit nga radhët e VMRO-DPMNE-së e ndiqte rendin e ditës, ndërsa zv/ministrja e financave vetëm konstatonte se ligji i ndryshuar mund të shkojë në lexim të dytë, respektivisht në seancë plenare. Zv/ministrja theksonte të gjitha ligjet që sot kaluan në komisionin amë janë harmonizuar me Ligjin për Gjoba dhe Kundërvajtje. Atmosfera e këtillë e “relaksuar” në institucionin ligjvënës është paralajmërim që deputetët e pushtetit dhe opozitës kanë arritur…

