Author: Hamdi Kumanova

Në Gjykatën Penale sot vazhdon seanca gjyqësore për rastin “Erasmus” Mbrojtja dhe prokuroria pritet të japin deklaratat e tyre përfundimtare, ndërsa aktgjykimi duhet të jepe më 3 shkurt kundër profesorëve dhe demonstruesve në Fakultetin e Ekonomisë, të cilët morën para nga studentët për dhënien e provimeve. Dëshmitari Dejan Trajkoviç në seancën e mëparshme për rastin “Erasmus” deklaroi se profesori Bobek Shuklev kishte kërkuar që të kryente marrëdhënie seksuale ose të merrte 1.000 euro për t’i dhënë notë një studenteje në Fakultetin Ekonomik.

Lexo më Shumë

Në periudhën që vijon Qeveria do të përqendrohet në organizimin e zgjedhjeve korrekte, të lira dhe kompetitive, me çka e konfirmoi besimin e deritanishëm për kapacitetin demokratik të vendit, ka theksuar zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mbajti takim me Ambasadorin e Republikës së Francës në vend, Kristian Timonie, informon sot Sekretariati për Çështje Evropiane. Në takim, u diskutuan aktualitetet lidhur me integrimin evropian të vendit, në veçanti në prag të samiteve evropiane të BE-së në mars, maj dhe qershor nën kryesimin e Kroacisë me BE-në. “Qeveria e kalimtare u formua sipas marrëveshjes politike përmes një procedure…

Lexo më Shumë

Të dhënat deri te të cilat ka ardhur Radio Evropa e Lirë, tregojnë se hidrocentralet e vogla, të cilat janë subvencionuar me 15 milionë euro nga shteti, kanë arritur t’i përmbushin kërkesat e qytetarëve me vetëm 2.6 për qind të energjisë elektrike. Përfitimi i madh që vjelin pronarët e hidrocentraleve të vogla, ka ngritur dilemën se sa janë të leverdishme, përkatësisht fitimprurëse, subvencionet që shteti ua jep hidrocentraleve të vogla për prodhimin e energjisë elektrike. Pronarët e hidrocentraleve të vogla përfitojnë miliona euro, edhe pse prodhojnë sasi modeste të energjisë elektrike, ndërkohë që në masë të konsiderueshme dëmtojnë mjedisin jetësor.…

Lexo më Shumë

Javën e kaluar (nga 30 dhjetor deri më 5 janar) janë regjistruar 207 të prekur nga gripi, që është rritje prej 31 për qind krahasuar me javën para saj kur janë regjistruar 158 raste, theksohet në raportin që në ueb faqen e saj sot e ka publikuar Instituti për Shëndet Publik (ISHP). Numër më të madh të rasteve- 140 janë paraqitur në grupin e të moshuarve prej 15 deri 64 vjeç, derisa më e larta prej 16.4 në 100.000 banorë është regjistruar te fëmijët e moshës deri në katër vjeç. Numër më i madh i rasteve (71) dhe më i…

Lexo më Shumë

Duke shkruar për rritjen e gjobave të trafikut në Bullgari, që duhet të ndodhë më 21 janar, në rubrikën për automobilizëm, agjencia Bullgare “Blic” ka publikuar një dezinformatë për Maqedoninë e Veriut, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Përkatësisht, duke i shënuar shumat e gjobave të reja të trafikut që do të shqiptohen në Bullgari, për më pak se dy javë, “Blic” shkruan se gjobat gjatë verës janë rritur “në Greqi, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë”. Më këtë agjencia “i ka përzier shpejtësitë” – në Maqedoni gjobat për kundërvajtje në trafik nuk janë rritur gjatë verës,…

Lexo më Shumë

Me propozim të ministrit të Brendshëm të Qeverisë teknike, Naqe Çulev janë emëruar 12 kryeshefa policie dhe udhëheqës në detyra tjera në MPB. Sipas TV Alfa, kryeshef i SPB-së në Shkup është emëruar Risto Stavrevski, në vend të shefit të deritanishëm Toni Jakimovski. Në SPB të Manastirit është emëruar Andrej Vasilevski, duke zëvendësuar Sllavko Jovanovskin. Në Veles është emëruar Igor Angelovski, në Strumicë Vasko Todorov, në Ohër Ilija Milevski, etj, transmeton INA. Janë emëruar edhe shefa të rinj nëpër njësitë dhe sektorët e tjerë të MPB-së. Ministri Çulev ka të drejtë të emërojë zyrtarë të lartë të MPB-së edhe në…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte kundër dy serbëve. Prokuroria Speicale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, përkatësisht në Departamentin Special, kundër dy serbëve me inicialet Z.K dhe D.SH. për veprat penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”. Sipas njoftimit të prokurorisë, i pandehuri, Z.K., gjatë kohës së luftës në Kosovë, si pjesëtarë i forcave policore serbe, ka shkelur rëndë rregullat e të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare kundër personave civil dhe pasurisë, konkretisht rregullat e luftës të përcaktuara me  Konventat e Gjenevës të datës 12 Gusht të vitit 1949 dhe Protokollet Shtesë. “I…

Lexo më Shumë

Pas emërimit të ministres së Punës e Politikës Sociale, Rashella Mizrahi, që vjen nga komuniteti hebraik në Maqedoninë e Veriut, përveç reagimeve politike, për fat të keq pati edhe reagime që shprehin gjuhën e urrejtjes dhe antisemitizmit. Prandaj, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, si institucion shkencor që kujdeset në mënyrë të veçantë për temën e Holokaustit, e dënon gjuhën e urrejtjes mbi baza antisemite dhe, me këtë rast, kërkon që edhe institucionet e tjera shkencore e kulturore, e veçmas partitë politike, të deklarohen duke i gjykuar këto deklarime antisemite. Në të vërtetë, ky është një…

Lexo më Shumë

Dëmtohet patinazhi i montuar në sheshin e Tetovës, i cili është në fazën e vendosjes. Pjesë nga rrethoja e aluminit është djegur. “Në SPB Tetovë është lajmëruar se ka shpërthyer zjarr në sheshin e qytetit të Tetovës, duke zënë një pjesë të rrethojës plastike në patinazhin e sapo montuar. Me ndërhyrjen e Shërbimit të Zjarrkësve Territorial të Tetovës, për një kohë të shkurtër zjarri plotësisht është lokalizuar. Në vendngjarjen e zjarrit është bërë inspektim nga ekipi i SPB Tetovë”, informojnë nga  SPB Tetovë. Vendosja e montimeve të patinazheve sportive është projekt që e realizon Agjencia për të rinj dhe sport.…

Lexo më Shumë

Festat e fund vitit shtuan edhe fluksin e vizitorëve në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave zyrtare gjatë periudhës së Dhjetorit dhe Janarit mbi 632 mijë persona kanë hyrë në vend dhe mbi 541 mijë kanë dalë. Këto të dhëna të MPB-së janë nga të gjitha vendkalimet kufitare dhe aeroportet. “Gjatë periudhës së festave të fund vitit Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit ishte njëra nga pikat kufitare më të frekuentuara të udhëtarëve. Përmes këtij porti ajror, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, së fundmi në vend kanë hyrë mbi 47,600 persona, kurse kanë dalë mbi 57,500 persona.” Në Aeroportin Ndërkombëtar…

Lexo më Shumë

Qeveria sot në seancën e dytë të rregullt solli vendim që nga rezervat e Buxhetit për vitin 2020 të aprovohen 6.000.000 denarë për ndihma për të pësuarit nga zjarret në Australi. Më shumë se pesë milionë hektarë tokë janë djegur në zjarret që përfshinë gjashtë shtete australiane dhe një territor, në të cilat ka viktima njerëzore dhe qindra prona të dëmtuara. Në ditët në vazhdim janë regjistruar temperatura ekstreme në shtetet Uellsi i Ri Jugor, Viktoria dhe Australia Jugore. Në pjesët e Sidneit këtë fundjavë temperaturat ishin 48 gradë Celsius dhe frymë me shpejtësi 80 kilometra në orë.

Lexo më Shumë

Më datë 06.01.2020 në ora 17.00 në Stacionin policor të Çegranit, S.D. (37) nga fshati Koritë, me vendbanim në Gostivar, ka denoncuar se rreth orës 15.10 minuta të njëjtën ditë, në rrugën lokale nga fshati Çegran për në Koritë është sulmuar nga A.R. nga Reçica e Vogël. Si shkak për sulmin ka qenë borxhi paraprak, transmeton Gazeta Lajm. Policia njoftoi se po merr masa për ndriçim të rastit.

Lexo më Shumë