Author: Hamdi Kumanova

Prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore të Shkupit, duke e shqyrtuar lëndën në bazë të zërave se në deponinë “Drislla-Shkup”, SHAA – Batincë, joligjërisht digjen mbetje medicinale, konstatoi se nuk ekzistojnë dëshmi të cilat shpijnë se është kryer vepër penale, e cila përndiqet në bazë të detyrës zyrtare. Për këtë arsye Prokuroria e Shkupit, siç thuhet në kumtesën e tyre solli vendim se nuk ka bazë për të vepruar rreth kësaj lëndë. “Në bazë të të dhënave të vëllimshme të mbledhura dhe dëshmive relevante, sidomos nga kryerja e testeve dhe realizimi i analizave, nuk doli se në deponinë ‘Drislla-Shkup’, SHAA Batincë,…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, përms një postimi në Facebook, ka sqaruar pozicionin e shtetit të tij ndaj proceseve politike në Maqedoninë e Veriut, me theks të posaçëm në politikat e brendshme elektorale, përcjell KOHA.“Republika e Kosoves dhe institucionet shteterore te vendit tonë, nuk perzihen dhe nuk nderhyjne ne politikat e brendeshme te Shkupit zyrtar. Në qendrojme neutral dhe te balancuar sa iu perket koalicioneve eventuale te subjekteve politike ne shtetin tonë fqinj, duke pasur parasysh se zgjedhjet nacionale te 12 prillit 2020, ekskluzivisht jane çeshtje e qytetarve, institucioneve dhe subjekteve politike te Republikes se Maqedonise…

Lexo më Shumë

Janë harmonizuar qëndrimet e ministrit të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev dhe ministres shtesë Sllavjanka Petrovska për shefat dhe zëvendësit e tyre shtesë në sektorët për punë të brendshme në Ohër, Shtip, Manastir, Veles, Strumicë dhe në Sektroin për punë të brendshme në Prilep, por jo edhe për shefat e SPB Shkup. Nënshkrime për emërimin e shefave dhe zëvendësve shtesë të tyre, që bëhet në pajtim me Ligjin për Qeveri, ndërsa në kushte kur me vendin udhëheq Qeveria teknike, njëqind ditë para zgjedhjeve, Çulev dhe Petrovska, siç konfirmuan për MEDIAL-n, burime mirë të orientuara, kanë vendosur për shefat dhe zëvendësit…

Lexo më Shumë

Në afërsi të Komunës së Kratovës në Maqedoninë e Veriut policët mbrëmë e kanë privuar nga liria një person për shkak se në veturën e tij janë gjetur nëntë emigrantë pa dokumente nga Egjipti, transmeton Portalb.mk. “Gjatë ditës së djeshme në ora 20:00 në afërsi të Komunës së Kratovës, më saktësisht në rrugën rajonale Straçin-Kratovë policët kanë privuar nga liria një person nga Bogdanci me iniciale D.S.(28). Gjatë inspektimit të veturës së tij “Audi A6” me targa dhe regjistrim Bullgar janë gjetur nëntë emigrantë pa dokumente, sipas deklaratës së tyre- të gjithë nga Egjipti”,- njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme…

Lexo më Shumë

Në vend të fjalëve përfundimtare për rastin “Erasmus” dhe aktgjykimit më 3 shkurt për profesorët dhe nëpunësin nga Fakulteti Ekonomik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, të cilët ngarkohen për marrjen e parave nga studentët për provime, përpara seancës së sotme u njoftua se gjykimi do të niste nga fillimi për shkak të një ndryshimi në Këshillin gjyqësorë. Një nga gjykatësit porotë në Trupin gjykues për një javë shkon të punojë në Gjermani, kështu që gjykimi do të duhet të fillojë nga e para. Për situatën e re të krijuar, informoi kryetari i Këshillit, gjykatësi Vladimir Tufekxhiq, duke…

Lexo më Shumë

Tre ndërmarrje hotelieri, katër super markete, tre ndërmarrje ndërtimi dhe tridhjetë kompani të tekstilit janë në listën e OJQ-së “Glasem Tekstilec” – Shtip, sepse ata nuk paguanin K-15 për punëtorët, ose llogaritë e punëtorëve kanë lëshuar 100 deri më 6.000 denarë në vend të maksimale prej 10.100 denarë për pushim vjetor. Kristina Ampeva nga OJQ “Glasen Tekstilec”-Stip thotë se punëtorët e paraqitur janë nga vendet si Kriva Pallanka, Shtipi, Delçeva, Resnjë, Probishtipi dhe Koçani. Deri më tani, janë mësuar se dy nuk kanë paguar fare pushim, ndërsa disa kanë paguar në ditët pas Vitit të Ri. Në Veles kemi pagesa…

Lexo më Shumë

Programi për mjekimin e sëmundjeve të rralla për vitin 2020 është publikuar në Gazetën Zyrtare. Buxheti për sëmundjet e rralla për vitin 2020 është 527 milionë denarë. Ministria e Shëndetësisë sot bëri të ditur se me Programin sigurohet standard i mjekimit të personave me sëmundje të rralla, i ngjashëm me standardin e mjekimit të sëmundjeve të tjera në sistemin shëndetësor, sipas normativave botërore për mjekim dhe buxheti i siguruar për sëmundjet e rralla. “Për dy vite janë sjellë gjashtë ilaçe të reja, në mesin e të cilave ilaç për sëmundjen polineuropati amiloide familjare,ilaç për anemi aplastike, atrofi muskulore kurrizore, terapi…

Lexo më Shumë

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela i shoqëruar nga kryesia e ngushtë po vazhdon takimet me qytetarët duke bashkëbiseduar me ç’do shqiptarë për të dëgjuar hallet,sugjerimet,këshillat por dhe kritikat. Sela mbrëme ka qëndruar në Komunën e Bogovinës ku ka zhvilluar disa takime me qytetarët e disa vendbanimeve të Komunës Bogovinë. Duke folur për vizionin dhe ofertën politike të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka folur edhe për të punsuarit shqiptarë në adminiatratën shtetrore, Sela ka thënë se BDI po i frikson administratorët shqiptarë se me ardhjen e Aleancës në qeveri do ti largoj ata nga puna dhe këtë po e bën…

Lexo më Shumë

Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe hapja e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut ka qenë një nga temat e takimit të Qeverisë kroate dhe KE-së. Siç njofton korrespodenti i MEDIAL-s në Zagreb në pres konferencën e takimit të kryetares së KE-së, Ursula fon fer Lajen ka deklaruar se për Unionin është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me Ballkanin Perëndimor, ndërsa me këtë pret edhe lëvizje pozitive në drejtim të hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Patjetër të gjejmë mënyrë paralelisht të zhvillohen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe reformat e brendshme në BE. Së shpejti…

Lexo më Shumë

Anëtari i kryesisë së Alternativës, Zeqirja Ibrahimi i ka shkruar një letër publike Lëvizjes BESA. “Partia që prezantohet me emrin Besa, të cilën e kam themeluar unë me disa miq të mi si ideal i joni jetësor, pasi është vjedhur nga ne me ndihmën e Krieplakit, sot e dy vite nëpërmjet koalicionit e mban në pushtet BDI-në në dy komunat shqiptare: Tetovë dhe Çair. Partia që e patëm bërë ne ishte projektuar që ta largojë nga pushteti BDI-në e dëmshme dhe zullumqare e jo t’ia bëjë numrat që ajo ta vazhdojë hajninë dhe shpërnguljen e shqiptarëve. Andaj, nëse këta që…

Lexo më Shumë

Sektori për Krim të Organizuar pranë MPB-së deri te Prokurori për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka dorëzuar padi penale kundër 64-vjeçarit P.N. nga Prilepi, me vendbanim në Shkup dhe 45-vjeçarit B.P. nga Velesi, të dy të punësuar si avokatë të shtetit në zonën e Velesit, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepra penale “Punë të papërgjegjshme në detyrë” dhe “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”.

Lexo më Shumë

Ministria e Financave e ka vazhduar procesin e hapjes së financave publike para qytetarëve. Në fazë përfundimtare është portali i ri për borxhin publik me të cilin qytetarët do të kenë mbikëqyrje direkte në borxhet e shtetit. Me këtë nga temat e borxheve tërhiqen të gjitha perdet politike, ndërsa qytetarët për një kohë të shkurtër marrin edhe një manual demokratik. Këto procese e rritin besimin e qytetarëve në institucionin. “Me portalin për borxhin publik që së shpejti do të funksionojë, opinioni do të mund të sheh çdo euro borxh dhe për çka janë harxhuar ato mjete”, ka thënë ministrja e…

Lexo më Shumë