Prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore të Shkupit, duke e shqyrtuar lëndën në bazë të zërave se në deponinë “Drislla-Shkup”, SHAA – Batincë, joligjërisht digjen mbetje medicinale, konstatoi se nuk ekzistojnë dëshmi të cilat shpijnë se është kryer vepër penale, e cila përndiqet në bazë të detyrës zyrtare. Për këtë arsye Prokuroria e Shkupit, siç thuhet në kumtesën e tyre solli vendim se nuk ka bazë për të vepruar rreth kësaj lëndë.
“Në bazë të të dhënave të vëllimshme të mbledhura dhe dëshmive relevante, sidomos nga kryerja e testeve dhe realizimi i analizave, nuk doli se në deponinë ‘Drislla-Shkup’, SHAA Batincë, në kundërshtimet me rregullat për mbrojtjen e mjedisit jetësor, janë lëshuar gazra helmuese në sasi më të madhe, me të cilën do të shkaktohej dëm më i madh në cilësinë e ajrit dhe rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve, si dhe shkatërrimin e botës shtazore dhe bimore”, thonë nga Prokuroria e Shkupit.
Për shkak të vërtetimit të gjendjes faktike, Prokurori Publik ka realizuar procedurë parahetimore të gjerë në kuadër të të cilës janë grumbulluar të dhëna dhe raporte të cilat i dedikohen lejeve ekologjike të cilat i posedon deponia dhe rezultatet nga kontrollet e rregullta, respektivisht inspektimet e çrregullta nga mbikëqyrjet të realizuara gjatë viteve 2017 dhe 2018. Në të njëjtën kohë gjatë kësaj procedure parahetimore është intervistuar edhe përfaqësuesi i Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin Jetësor, i cili i ka sqaruar dhe konfirmuar gjendjen e konstatuar gjatë kryerjes së mbikëqyrjeve inspektuese.
Në mënyrë plotësuese, nga ana e Prokurorisë së Shkupit, me 25 shkurt të vitit 2019, është formuar edhe ekip hetues, me hetues nga Drejtoria e Doganave dhe Drejtoria e Policisë Financiare, të cilët kanë ndërmarrë veprime për kontrollin e dyshimeve në opinion lidhur me importin e jashtëligjshëm dhe djegien e mbetjeve medicinale në “Drislla-Shkup”, SHAA Batincë.
Analiza e raporteve të grumbulluara ka treguar se gjatë mbikëqyrjes inspektuese të çrregullt nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor, më 1 dhjetor 2017, është konstatuar se koncentrimet mesatare të emetuara CO, SO2 dhe pluhuri nga puna e incineratorit nga furra e djegies së mbeturinave mjekësore i tejkalon kufijtë vlerësues në pajtim me Rregulloren për vlera e lejuar të emetimeve, gjatë djegies së mbeturinave dhe kushtet, dhe mënyra e punës së instalimeve për djegie.
“Pas kësaj, Inspektorati ka sjellë Vendim me të cilin e kufizon punën inceneratorit për djegien e mbetjeve medinicale në maksimum deri në tetë orë gjatë ditës dhe plotësisht e ka ndërprerë punën gjatë ditëve kur tejkalohet pragu i alarmit për substance ndotëse të ambientit jetësor në Shkup. Subjekti juridik me Marrëveshje, ka qenë i detyruar ta paguaj gjobë të shqiptuar prej 8.500 euro. Njëkohësisht, deponia është detyruar në afat prej 90 ditëve t’i sjellë emetimet e substancave ndotëse të ajrit në kufijtë e lejuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.
Gjithashtu nga Prokuroria e Shkupit, njoftojnë se gjatë vitit 2018, deponia ka realizuar furnizim dhe instalim të filtrave të reja dhe ka bërë ndryshim të incineratorit për mbetje medicinale. Ndërsa, gjatë kontrolleve të kryera nga Inspektorati, është konstatuar se emetimet e substancave ndotëse të ajrit, nuk i tejkalojnë kufijtë e lejuar të përcaktuara me Rregullore.
Me 22 janar të vitit 2019, nga Deponia Drislla, e kanë njoftuar Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit Jetësor dhe ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, se furra për djegien e mbetjeve medicinale dhe llojet e tjera të mbetjeve të rrezikshme është nxjerrë nga përdorimi për shkak të defektit dhe dëmtimit fizik të filtrit për pastrimin e gazrave në ajër.
Ky defekt sipas Prokurorisë së Shkupit, është zgjidhur në shkurt të vitit 2019, ndërsa testimi i realizuar ka treguar se emetimet e substancave ndotëse të ajrit nuk i tejkalojnë kufijtë e lejuar, me çka furra përsëri është futur në përdorim. Ndërkohë, mbetjet medicinale janë grumbulluar dhe vendosur në deponi, por nuk janë djegur.
Në periudhë nga 22 nëntori i vitit 2018, deri më 7 mars të vitit 2019, Fakultetit i Informatikës dhe Inxhinierisë Kompjuterike, ka vendosur instrument matës “AIRPOINTER-Recordum”, në rrethinën e Deponisë Drsilla, me qëllim matjen dhe mbledhjen e të dhënave për cilësinë e ajrit në afërsi të furrës ku digjen mbetjet medicinale. Nga raporti i matjes është konstatuar se në pjesën më të madhe të rezultateve të matjeve janë në kufijtë e lejuar. Ndërsa, në periudhën kur ka tejkalime ajo është me maksimum të shkurtër prej 70-80 mikrogramë në metër kub që është në kuadër të mesatares evropiane për mjediset urbane.
Prokurori kompetent, sipas Prokurorisë së Shkupit, i ka siguruar edhe rezultatet nga matja dhe analiza e ujit teknologjik dhe ujit për pije në Deponinë Drislla, të realizuara nga Qendra e Shëndetit Publik, të cilat gjithashtu janë në kuadër të rregullave ligjore dhe shkencore në raport me parametrat e ekzaminuar.



