Author: Hamdi Kumanova

Emilija Trajkovska nga lista e kandidatëve për deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit duhet ta zëvendësojë deputeten Nevenka Stamenkovska Stojkovski deri në skadimin e mandatit të kësaj përbërje parlamentare, pasi ajo u zgjidh për zëvendësministre në Qeverinë teknike. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) mori harmonizim nga Trajkovska, pas çka ka përgatitur Raport i cili sot do të jepet në Kuvend. Më pas në procedurë të rregullt dhe të paraparë, siç tha në seancën e sotme të KSHZ-së, kryetari Oliver Derkovski, për mandatin e saj duhet të deklarohet Komisioni kuvendor për sistem politik dhe të verifikohet në seancën plenare, pas çka nga…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) planifikon që për aktivitete për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të shpenzojë 571 milion e 500 mijë denarë. Prej tyre rreth 400 milion janë planifikuar të shpenzohen për financim të fushatës në media të partive politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare. “Për këtë qëllim për zgjedhje presidenciale u shpenzuan rreth 3 milion e 800 mijë euro. Tani buxheti parashikon pak më shumë se 233 milion denarë, por në pjesë e tjera kemi rezerva për të plotësuar diku rreth 400 milion denarë. Pra, ka fonde të mjaftueshme. Unë mendoj se mund të ketë nevojë…

Lexo më Shumë

“Dje (7-janar) rreth orës 09.00 në SPB-Tetovë, 28- vjeçari A.Z. nga fshati Nerasht i Tetovës, ka denoncuar se një person i panjohur ka kryer grabitje në Agjecionin turistik në të cilën ka punuar në rrugën , “Ivo Lola Ribar”, grabitësi duke e kërcënuar i’a ka vjedhur çantën me një shumë të madhe të parave”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. Merren masat dhe aktivitetet për zbulimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut renditet në vendin 47-të, për nga fuqia e pasaportës, pasi qytetarët mund të udhëtojnë pa viza në 123 vende. Kosova është në vendin e 99-të në botë, ndërsa qytetarët e saj mund të lëvizin pa viza në vetëm 40 vende. Ky është rezultati i një hulumtimi të kompanisë ‘Henley Passport Index”, që flet për fuqinë e pasaportave të shteteve të botës, bazuar në ‘lirinë e lëvizjes së bartësit të një pasaporte në shtete të ndryshme, pa pasur nevojë për vizë’. Pas Kosovës, renditen Sudani, Koreja e Veriut, Nepali, Libia etj. Nga vendet e tjera të rajonit, Serbia…

Lexo më Shumë

Dje në ora 17 e 20 minuta në bulevardin ,,Iliria” në Tetovë, vetura e tipit ,,BMW” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 53-vjeçari Zh.S. nga fshati Bërvenicë e Tetovës,ndërsa ky i fundit ka humbur kontrollin dhe është përplasur për mburojën metalike. Vozitësi i veturës ,,BMW” i cili ka qenë vetëm në veturë, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe me autoambulancë është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për ti ofruar ndihmë mjekësore. Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes me pjsmarjen e Prokurorit publik dhe ekipit nga SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

Lexuesit e redaksisë Almakos, kanë dërguar fotografi nga kallja e malit në fshatin Matec në Komunën e Likovës duke treguar për papërgjegjshmërinë dhe rrezikun e mundshëm për jetërat dhe pronat e tyre. Lexuesit shkruajnë se janë të frikësuar për jetën e tyre nga kjo gjendje kaotike e cila po ndodh në vendin e tyre, si dhe për faktin se Komuna e Likovës nuk po ndërmerr asgjë në lidhje me këtë problem. Për ironinë e fatit, kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi me prejardhje është pikërisht nga fshati Matec si dhe deri më tani nuk janë ndërmarr asnjë masë për…

Lexo më Shumë

Rritje të re të pagës në të cilën do të përfshihet edhe personeli ndihmës teknik paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Nga muaji shkurt punonjësit shëndetësor, mjekët, infermierët, mjekët e ri specializantë dhe personeli ndihmës teknik do të marrin paga më të larta. Ministri Filipçe potencoi se marrëveshja kolektive e arritur me të dy Sindikatat është nënshkruar disa ditë përpara se të fillojë me punë Qeveria teknike. “Bëhet fjalë për marrëveshje e cili erdhi pas një procesi inkluziv të dialogut social që e udhëhoqëm në vazhdimësi gjatë periudhës së shkuar”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë. Personeli ndihmës teknik arriti…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni sonte do të ulen çmimet e derivateve. Komisioni Rregullator Energjetik ka vendosur që benzinat, dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, prej sonte në mesnatë do të lirohen për gjysmë denari. Çmimi i ri i “Eurosuper BS – 95” do të jetë 68 denarë për litër, “Eurosuper BS-98” do të kushtojë 70 denarë për litër, ndërkaq “eurodizel” do të kushtojë për 62,5 denarë.

Lexo më Shumë

Baraka ilegale e WC-së shëmton Xhaminë e Pashës, pasuri fetare, historike dhe kulturore e Tetovës. Ditët e fundit ilegalisht është vendosur një barakë te Xhamia e Pashës, që në impresionin e parë “mirëpret” mysafirët me letra toaleti me të cilën rrënon imazhin dhe pamjen madhështore të Xhamisë dhe parkut. Qytetarët dhe xhemati ankohen se njerëz me interesa të ulta për perfitime nga reketimi i turistëve për pagesa të WC-së, e kan vendosur këtë barakë që është në kundërshtim me gjithë kompleksin e xhamisë dhe parkut. Kjo pasuri do duhej të jetë nën mbrojtjen e UNESCO-s. “Habitemi pse kjo tolerohet edhe…

Lexo më Shumë

BDI gjithmonë është mbështetur në pika të dobëta të shqiptarëve duke i shfrytëzuar ato si vegla premtuese në çdo cikël zgjedhor. E një ndër këto pika që për 18 vite BDI nuk arriti t’ua sigurojë shqiptarëve është drejtësia. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, jemi bërë dëshmitarë të bisedave që janë marrë si dëshmi në raste që i gjithë populli në vend, e edhe më gjerë i njeh si të montuara. Biseda këto që dëshmojnë se kjo parti ka bërë gjithçka për të mos djegur veten, duke djegur njerëz të pafajshëm! Në programin zgjedhor të BDI-së të Platformës 2016-2020, në…

Lexo më Shumë

Deri sa analfabetët e politikës shqiptare janë zhytur në luks, veterani i Arsimti nga Shkup, Sabahudin Derguti që ka shkolluar shumë gjenerata, jeton në kushte të mjerueshme. Rasti i tij ka tërhequr vëmendjen e fondacionit “Jetimat e Ballkanit” dhe hoxhës Hlil Kasatrati, të cilët i kanë dhuruar një banesë të re. “E gezofshi banesen e re Shtepia ku i gjetem ishte tmerr dhe jeta e tyre ishte rrezik ne ate ambient Veterani i arsimit Sabahedin Derguti dhe familje e tij nga Shkupi behen me banese te re. Listat e donatoreve i gjeni tek fotot e publikuara ne kete postim”, kanë…

Lexo më Shumë

Në banorë i Kërçovës mbrëmë, menjëherë pas mesnate ka sulmuar fizikisht dy fëmijë në një klub për biljard në Kërçovë. “Mbrëmë në ora 00:10 minuta në një Klub biljardi që gjendet në rrugën “Marshall Tito”, në Kërçovë, është prishur rendi dhe qetësia më çrrastë një person ka sulmuar fizikisht dy të mitur”, ka njoftuar Stefan Dimovski, zëdhënës i SPB-Ohër. Dimoski ka theksuar se MPB-ja ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe ngritjen e padisë adekuate ndaj dhunuesit.

Lexo më Shumë