Author: Hamdi Kumanova

Me diferenca historikisht të pakta, parlamenti i Spanjës zgjodhi sot qeverinë e udhëhequr nga socialisti Pedro Sanchez, raporton Anadolu Agency (AA). Kjo do të jetë qeveria e parë ndonjëherë e koalicionit në Spanjë. Drejtuesit e saj të krahut të majtë janë zotuar të hapin dialog me separatistët katalanas, të rrisin taksat për ata që fitojnë më shumë dhe të nxisin programet sociale. Votimi i dha fund bllokimit politik nëntë muajsh i shkaktuar nga dy palë zgjedhje vitin e kaluar, përfshirë edhe atë nëntorin e kaluar. Formimi i Qeverisë së re e ka zhbllokuar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.…

Lexo më Shumë

Njësia Territoriale e Zjarrfikësve për orë të tëra ka qëndruar në terren për të mos lejuar që flakët të zgjerohen megjithatë bëhet fjalë për një terren jo të lehtë. Komandanti i këtij njësiti, Aleksadnër Cadamov, ka deklaruar për MIA-n se është intervenuar me autobotët e ujit dhe me mekanizma të tjerë të firmave ndërtuese lokale për të lokalizuar flakët e për të parandaluar pasojat më të rënda.

Lexo më Shumë

Shpërbërja e Kuvendit muajin e ardhshëm mund të lërë pa miratuar disa nga ligjet të cilat ishin konsideruar si të rëndësishme për realizim të reformave në sistemin e shtetit. Duke qenë se Kuvendi pritet të shpërndahet më 11 shkurt, është pikëpyetje nëse brenda një muaji partitë politike do të mund të gjejnë gjuhë të përbashkët për realizimin e reformave në media dhe zbatimin e ligjit i cili ka hyrë në fuqi një vit më parë. Pushteti dhe opozita për një vit nuk arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët për anëtarët e rinj të Këshillit Programor të Radio-Televizionin Kombëtar dhe Agjencinë…

Lexo më Shumë

Porosia e autoriteteve që të mos festohet me armë, mjete piroteknike apo vozitje nën ndikim të alkoolit nuk u përfill nga të gjithë. Madje, shfrenimi i shoferëve në timon në periudhën e festave të fund vitit ka marrë jetë njerëzish. Nga Ministria e Brendshme informojnë se gjatë javës së fundit në gjithë vendin kanë ndodhur 12 aksidente trafiku me pasoja të rënda në njerëz, prej të cilave njëra me fatalitet. Në periudhën 31 Dhjetor – 07 Janar janë regjistruar 11 aksidente komunikacioni me pasoja të rënda në njerëz dhe 1 aksident me pasojë vdekje. E fundit ishte mbrëmë në Strumicë…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot me rastin e Krishtlindjeve me bashkëshorten Zorica e vizitoi manastirin “Shën Leontij” në fshatin Vodoça në Strumicë. “Secili prej nesh personalisht e ka mundësinë ta dëgjojë zërin e ndërgjegjes. Secili mund ta tejkalojë vetveten dhe më i përcaktuar të veprojë për të mirën e bashkësisë, për të mirën e fëmijëve dhe prindërve, për familjen, për vetveten dhe gjithsesi për të mirën e vendit tonë ku jetojmë, punojmë, krijojmë, mësojmë. Lindja e Krishtit përkujton në përgjegjësinë para së cilës jemi ballafaquar, të qëndrojmë sinqerisht dhe me guxim në anën e së vërtetës, drejtësisë, paqes dhe…

Lexo më Shumë

Në vazhdën e aktiviteteve të Partisë Demokratike Shqiptare, sot më datë 7 Janar 2020 (E Martë) u mbajt Konferenca e Forumit të Gruas ku kryetare u zgjodh znj. Fatmire Isaku, transmeton Flaka Kryetarja e sapozgjedhur e Forumit të Gruas në mes tjerash u shpreh: “Ky është një privilegj por njëkohësisht edhe një obligim për mua. Si gjithçka në jetë edhe politika ka sfidat dhe vështirësitë por ka edhe mundësi për të kontribuar pozitivisht. Ne do të jemi gjithmonë këtu për t’ju ofruar talentin, përkushtimin, sinqeritetin, butësinë por edhe këmbënguljen për të bërë përpjekjet që fëmijët tanë të kenë jetë më…

Lexo më Shumë

Ministrit i ri teknik, Naqe Çulev, duket se do të shfrytëzojë shumë shpejt të drejtën e tij për të ndryshuar kuadrot në pozita drejtuese në MPB. VMRO-DPMNE nuk dëshiron të japë emrat që do të emërohen në postet drejtuese në sektorët e brendshëm, por zëdhënësi Stoillkov thotë se çdo ndryshim do të bëhet duke respektuar ligjin. “Nuk kam informacione konkrete se çfarë ndryshimesh po përgatiten në MPB, por me aq sa di dhe kam njohuri për Ligjin për Qeveri të Përzhinës, absolutisht ka bazë ligjore për ndryshimin e disa kuadrove udhëheqëse në MPB. Ajo që do të ndërmerret do të…

Lexo më Shumë

Në tempullin “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup sot u mbajt liturgji qendrore solemne me rastin e Krishtlindjeve, ku morën pjesë edhe kryeministri Oliver Spasovski, zëvendës kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, si dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickovski. Kryeministri Spasovski pas përfundimit të liturgjisë në deklaratë për mediat, të gjithë qytetarëve të cilët sot festojnë Krishtlindjet, ua uroi festën. Ai potencoi se kjo është festë e ndershmërisë, vendimeve në vepër dhe aktiviteteve në vepër. “Pikërisht përmes kësaj feste mund të gjithë së bashku të njoftohemi çka është ajo që mundemi ta bëjmë për vetveten,…

Lexo më Shumë

Është dhënë mbështetja jonë për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Po punojmë për atë dhe po ndërmarrim nisma konkrete, në konsultim me të gjithë partnerët tanë të BE-së, për sa më shpejt të jetë e mundur, në atë drejtim, për të marrë një vendim pozitiv në BE, tha Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, informon AIM nga Athina. “Jepet mbështetja jonë për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin. Ne po punojmë për këtë dhe po ndërmarrim nisma konkrete, në konsultim me të gjithë partnerët tanë të BE-së, për…

Lexo më Shumë

Janë mbushur 14 vite që kur u nda nga jeta patrioti dhe hoxha i njohur nga Sllupçani, Mulla Jakup Hasipi. Ai humbi jetën më 6 janar të vitit 2006, në një aksident trafiku në autostradën Shkup-Kumanovë. Jakup Hasipi u lind dhe jetoi në fshatin Sllupçan të Kumanovës. Ishte magjistër në teologji dhe patriot i njohur jo vetëm në fshat e në rrethin e Kumanovës por në tërë Maqedoninë edhe më gjërë. Ndër të gjitha lirisht mund të thuhet se ishte më oratori dhe më karizmatiku ndër shqiptarët e këtyre trojeve në kohën tonë. Ligjërimet e tija dallohen për nga përmbajtja…

Lexo më Shumë

Moti i ftohtë dhe i thatë pa reshje bore rrit mundësinë e përhapjes së gripit si dhe acarimin e rrugëve të frymëmarrjes. Fëmijët dhe të sëmurët me sëmundje kronike janë më të prekshëm ndaj këtij moti të thatë, ndërsa mjekët rekomandojnë të konsumoni më shumë lëngje dhe të shmangni ekspozimin ndaj ambienteve të jashtme. Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rekomandimet e tyre. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se erërat do të fryjnë gjatë natës, si dhe në mëngjes, ndërsa në fund të ditës së ardhshme intensiteti i erës do të ulet. Ditët në vijim do të…

Lexo më Shumë

Më 7 maj të vitit të kaluar papa Françesku qëndroi për vizitë njëditëshe në Shkup, gjë që paraqiste vizitën e parë në histori të një prijësi të Kishës romane-katolike në vendin tonë. Pas largimit nga Shkup, që ishte etapa e dytë e vizitës së tij ekumenike në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut, papa vlerësoi se “Maqedonia është porta përmes të cilës krishterimi hyri në Evropë”, meqë banorët e truallit maqedonas kanë qenë evropianët e parë të cilëve apostulli Pali ua ka transmetuar mësimin e Krishtit. Ai me këtë rast përmendi se “Bullgaria dhe Maqedonia janë dy kombe të lashta, por…

Lexo më Shumë