Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për gazetën LAJM ka paralajmëruar se rezultatet nga negociatat me “Alternativën” dhe “Besën” për koalicionim parazgjedhor do të dihen brenda disa ditëve. Ai, tha se ASH-ja është e interesuar që të arrihet gjuhë e përbashkët me dy partitë në fjalë, por nëse kjo përpjekje nuk do të kenë sukses, atëherë koalicioni do të bëhet vetëm me njërin nga subjektet me të cilat po zhvillohen negociatat. “Ne jemi duke negociuar edhe me “Alternativën” edhe me “Besën”, parti tjera shqiptare nuk konsiderojmë që ka. Ka dy parti më të vogla…
Author: Hamdi Kumanova
Fati i lëndëve “TNT”, “Titanik”, “Monstra” dhe “Talir” është në duart e Këshillit gjyqësor i cili duhet të vendos nëse gjykatësja porote Liljana Ivanovska Koçovska mund të mbetet pjesë e Trupit gjykues ose mandati i saj ka përfunduar dhe duhet të fillojë nga fillimi. Në seancën e Këshillit gjyqësor i cili u mbajt më 25 dhjetor 2019 në rend dite ka qenë edhe shqyrtimi i mandatit të porotës, por seanca është anuluar pasi nuk kishte kuorum. Avokatët mbrojtës në disa seanca të rastit “TNT” kanë treguar në Trupin gjykues se mandati i porotës ka përfunduar më 24 dhjetor 2019 dhe…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e dytë me radhë në të cilën mes tjerash do të miratoj Propozim programin për punën e Qeverisë gjatë vitit 2020. Në seancën e sotme sipas njoftimit të pres-shërbimit qeveritarë do të shqyrtohen programet për punë të më shimë ndërmarrjeve publike, agjencive dhe shoqatave aksionare nën pronësi të shtetit. Seanca e dytë e Qeverisë është paraparë të filloj në ora 12:00 dhe me te do të kryesoj kryeministri Oliver Spasovski.
Blerja e duhanit bëhet në të gjitha pikat e shitjeve në vend. Deri më tani, sipas Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, janë blerë më shumë se 19 milion kilogramë duhan me një çmim mesatar prej 222.5 denarë për kilogram, që është çmimi mesatar më i lartë ndonjëherë, thonë nga Ministria e Bujqësisë. Vlera e duhanit të blerë është mbi 4.2 miliardë denarë dhe 94.4% e duhanit të blerë deri më tani është paguar nga kompanitë blerëse. Që nga korrja e vitit 2019, janë mbjellë 13.342 hektarë duhan dhe janë nënshkruar 32.798 kontrata me nëntë kompani. Janë lëshuar 20.933 regjistrime. Prodhimi i…
Observatori Sizmologjik i Fakultetit të Matematikor-Natyror – Shkup, sot kumtoi se sot në mëngjes në ora 08:00 dhe 08:15 janë regjistruar dy tërmete me epiqendër 77 kilometra në juglindje të Shkupit dhe janë ndjerë në Shtip dhe rrethinë, njofton Portalb.mk. Sipas të dhënave, tërmeti i parë ka qenë i fuqishëm 3.1 shkallë, ndërkaq i dyti 2.7 shkallë sipas Rihterit. “Është ndjerë në vendbanimet në Shtip dhe rrethin me intensitet prej III shkallë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane”, informuan nga Observatori Sizmologjik.
Pas zgjedhjes së Qeverisë së re në Madrid në Spanjë ekzistojnë kushte politike stabile që ta mbyllin ratifikimin e tyre për protokollin. Qeveria e përcaktoi tekstin për ratifikimin e Marrëveshjes së Uashingtonit dhe ai është dërguar në Kuvend. Kjo do të thotë se edhe ne jemi të gatshëm për ratifikim, thotë Dane Taleski, këshilltar i politikës së jashtme i kryeministrit dhe kandidat për ambasador të Maqedonisë së Veriut në NATO. “Unë jam 100 për qind i sigurt se ratifikimin e Marrëveshjes së Uashingtonit dhe anëtarësimin tonë të plotfuqishëm do ta përfundojë Kuvendi në këtë format, para se të shpërndahet, para…
Ka kaluar më shumë se një orë që kur në objektin e Kuvendit të Kosovës ka nisur takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa. Ky është takimi i parë që pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës kryetar i Kuvendit, post ky që në marrëveshjen e propozuar nga VV, i ishte premtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan lajmi.net. LDK në këtë takim ka hyrë pa hequr dorë nga kërkesa kryesore e tyre, e që është posti i presidentit. Në fakt, kjo kërkesë e LDK-së e ka mbajtur peng deri më tani arritjen e marrëveshjes mes dy…
Kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se shumica e anëtarëve të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës janë pro arritjes së menjëhershme të një marrëveshje me Vetëve dosjen. Bahtiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Isa Mustafa si kryetar i LDK-së duhet ta qoj në vend porosinë e partisë së tij në takimin që po zhvillon me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti, përcjell lajmi.net. Ai i ka bërë thirrje Isa Mustafës që të nënshkruajë marrëveshjen sot ose nesër. Postimi i plotë: Pas kontaktit që kam pasur me shumicën e anëtarëve të Kryesisë dhe deputetëve të…
Pak para përfundimit të vitit 2019, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, ka miratuar vendimin e qeverisë për vazhdimin e gjendjes së krizës, në pjesën jugore dhe veriore të kufirit shtetëror, deri në 30 qershor të vitit 2020. Ky është vazhdimi i pestë i kësaj mase shtetërore, që ka nisur të zbatohet që në vitin 2015, me qëllim parandalimin e kalimeve ilegale të migrantëve, të cilët territorin e Maqedonisë së Veriut e shfrytëzojnë si vend transit për destinnacionin e tyre të fundit, shtetet e Bashkimit Evropian. Një masë e tillë vjen edhe pa informacioneve se këtë vit mund të ketë valë…
Qeveria teknike akoma po mbushur një javë është përfshirë në vulgun e përplasjeve mes ministrave dhe zv/ministrave, që vijnë nga dy kampet politike LSDM dhe VMRO-DPMNE. Ministrja e Punës dhe Politikave sociale, Rashel Mihrazi dhe ministri i brendshëm, Naqe Çulev janë dy ministrat nga radhët e VMRO-DPMNE-së që janë pjesë e debatit dhe përplasjeve, përcjell INA. Sipas LSDM, këto kuadro të propozuara tregojnë se për mosnjohje të punëve dhe se ata po përhapin të pavërteta. Nga LSDM fajësojnë Mizrahin si jo kompetente për të udhëhequr me këtë resor, aktivistë pro qeveritar në rrjetet sociale kishin vërejtje edhe për origjinën e…
Një 36-vjeçar nga Shkupi ka rrahur policët derisa ato ishin në detyrë. Incidenti ka ndodhur tre orë pas mesnatës, në sheshin “Ilindenska” në Shkup. Pas kësaj personi është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor dhe pas plotësimit të dokumentacionit për rastin kundër tij do të ngihen parashtresat e duhura.
Në Tetovë atje ku jeton Albert Rufati tash e 38 vite bashkë me familje. Arsyeja e vizitës ishte UÇKja. Jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës e as ajo Kombëtare, por emri i djalit të tij Uçk Rufati i cili tash ka mbushur tri vjetr. Rrëfimi i babait të UÇK-së, guximi dhe frika e tij për të ardhmen e djalit në Maqedoninë e Veriut Alberti i cili si 17vjeçar ka qenë vullnetar për t’u bërë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një rrëfim, tregoi arsyet se pse ka vendosur ta emërojë të birin Uçk. “Në luftën e Kosovës kam qenë 17vjeç…

