Në Tetovë atje ku jeton Albert Rufati tash e 38 vite bashkë me familje. Arsyeja e vizitës ishte UÇKja. Jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës e as ajo Kombëtare, por emri i djalit të tij Uçk Rufati i cili tash ka mbushur tri vjetr. Rrëfimi i babait të UÇK-së, guximi dhe frika e tij për të ardhmen e djalit në Maqedoninë e Veriut Alberti i cili si 17vjeçar ka qenë vullnetar për t’u bërë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një rrëfim, tregoi arsyet se pse ka vendosur ta emërojë të birin Uçk.
“Në luftën e Kosovës kam qenë 17vjeç dhe jam paraqitur vullnetar (ushtar) për Kosovën bashkë me Bashkim Sherifin, por na kthyen prapë nga Shqipëria sepse ishim shume të rinj pastaj jam kthyer në Tetovë dhe kam qenë vullnetar për ndihmat këtu që i kemi ndarë për Kosovën”, tha ai. Pas kësaj, Alberti u bë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.
“Ndërsa në luftën e 2001së kam qenë nga fillimi e deri në fund. Unë jam ndër 60 ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në lu*ftë kam pasur shumë shokë, kemi qenë shumë të rinj, atëherë i kam pasur 19 vjet 20 i kam bërë në luftë dhe ajo na frymëzoi në rrugën e patriotizmit apo atdhedashurisë kjo ka qenë njëra ndër arsyet apo thënë me mirë arsyeja kryesore pse unë ia kam vënë emrin djalit Uçk” është shprehur fillimisht Rufati.



