Author: Hamdi Kumanova

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot i uroi të gjithë besimtarët ortodoksë në vend me rastin e festës së madhe të lindje së Krishtit – Krishtlinjda. “Dëshiroj të gjithë besimtarëve ortodoksë në vend t’ua uroj këtë festë, njëra prej festave më të mëdha në krishterizëm – Dita e Lindjes së Krishtit dhe t’u uroj që këto ditë festive t’i kalojnë me më të afërmit e tyre, me familjet e tyre në paqe dhe qetësi”, ka thënë Pendarovski në liturgjinë festive me rastin e Krishtlindjes në kishën “Shën Gjorgji” në Ohër.

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell dhe i ftohtë. Paradite përgjatë Luginës së Vardarit dhe në pjesët lindore, era përkohësisht do të përforcohet, ndërsa pasdite shpejtësia e saj do të zvogëlohet. Temperatura e mëngjesit do të ulet prej minus 12 deri minus 1 gradë, ndërsa ajo e ditës prej minus 3 deri 8 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i ftohtë me temperaturë të mëngjesit deri minus 7 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë 4 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Ish ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO, Nano Ruzhin është optimist se të marten pritet të formohet Qeveria Spanjolle dhe me këtë të hapet rruga që Parlamenti i atjeshëm ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. “Këtë herë mendoj se do të formohet Qeveria, sepse partia, ata të cilët janë të mbyllur, praktikisht me shumë gjasë, sikur edhe te ne siç ishte votimi me shumicë për ndryshimet kushtetuese, janë marrë vesh Sançez me ata, qoftë për amnisti apo diçka tjetër, që të vihet deri te votimi”, theksoi për TV21, ish-ambasadori Ruzhin. Spanja është shteti i vetëm…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot, me rastin e festës së krishterë të Lindjes së Krishtit-Krishtlindjes, do të marrë pjesë në një liturgji hierarkike në Kishën e Shën Gjergjit në Ohër, thonë nga kabineti i tij. Delegacioni i Qeverisë nën udhëheqjen e kryeministrit Oliver Spasovski, zv. kryeministri Bujar Osmani dhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe do të marrin pjesë në një Liturgjin Hyjnore të shenjtë me rastin e Lindjes së Krishtit-në Katedralen “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski gjithashtu njoftoi praninë e tij në liturgji. Përndryshe Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Tetovari Albert Rufati, pasi që mori pjesë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si 17-të vjeçar dhe në atë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, vendosi që djalin e madh ta emërojë me emrin UÇK. Por, pasi që lini Uçkja, më 30 gusht të vitit 2016-të, kur prindërit e tij kishin shkuar për ta regjistruar në zyrën e gjendjes civile, kishin pasur një përballje verbale me punonjësen maqedonasen që ishte aty. “Kur kam shkuar ta regjistroj në një zyrë ku ne i merrnim certifikatat, aty ka qenë një komshi i imi dhe një maqedonase, ajo maqedonasja ka pas pak hezitim, dhe…

Lexo më Shumë

Gjashtëdhjetë e tre vjeçari V.A nga fshati Piperevë ka humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 13:20 të hënën në rrugën lokale për fshatin Dobroshincë te vendi i quajtur “Shapkar”, njofton SPB e Strumicës, njofton Portalb.mk. Në aksidentin kanë marrë pjesë automjeti i tipit “shkoda” i drejtuar nga shoferi i cili tanimë ka humbur jetën dhe automjetit “sharan” i drejtuar nga E.M nga fshati Gradashorci dhe bashkudhëtarit të tij të cilët kanë marrë lëndime trupore. Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi mbikëqyrës i SPB Strumicës dhe prokuror publik.

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë “Dinjiteti” dhe ish-gjenerali policor, Stojançe Angelov i ka parashtruar disa pyetje ministrit të brendshëm të Qeverisë teknike, Naqe Çulev. Ai ndër të tjera e ka pyetur se a e ka qenë i informuar për rastin e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë dhe për 27 prillin e vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell INA. “Goshinca, Lagja e Trimave dhe 27 prilli janë ngjarje që assesi nuk kanë mundur apo nuk kanë guxuar të kalojnë të pavërejtura nga shërbimet tona të zbulimit dhe kundërzbulimit, shërbime që ti udhëhiqje në ate periudhë. Sidomos nëse merret parashysh se operativi juaj…

Lexo më Shumë

Informoni të vërtetën edhe nëse ajo është e hidhur. Ministria Kulturës prej se e udhëheq Alëternativa, me ish-ministrin Asaf Ademi dhe tani, Hysni Ismaili, ka arritur që mbi 40% të projekteve, si kurrë më parë t`ua ndajë shqiptarëve. Këta ministra, kanë destinuar me miliona denarë për investime kapitale në vendbanimet shqiptare për ndërtim dhe rekonstruim të institucioneve të kulturës. Janë themeluar Institucione, pastaj punësime të reja në kulturë, – financim të projektve me interes kombëtar duke i ndarë mjetet në bazë të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat e kursesi në baza partiake, por kanë fituar shqiptarët. Këtë mund ta dëshmojnë…

Lexo më Shumë

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se presidenti i vendit Hashim Thaçi sot në takimin me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk e ka përmendur kufizimin kohor, e aq më pak afatin prej 48 orëve. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky kufizim kohor nuk ka bazë kushtetuese. “Sot, si Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, isha pjesëmarrës në takimin e Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti, me Presidentin e Republikës së Kosovës. Mund të them që në asnjë moment Presidenti nuk ka përmendur kufizim kohor për nominimin e kadidatit/es për Kryeministër,…

Lexo më Shumë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidati për kryeministër Albin Kurti pas takimi konsultativ me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se diskutimi disa minutash mes tyre ishte pa efekte juridike dhe se pas mbledhjes së kryesisë së partisë do të dërgojnë emrin e mandatarit për qeverinë e re. Krahas kësaj, Kurti kërkoi sa më shpejt takim me LDK-në në mënyrë që të formojnë qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Por mbi mundësitë e kompromiseve të reja, Kurti theksoi se nuk ka kthim mbrapa për postin e kryeparlamentarit, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, dhe se çështja e postit të…

Lexo më Shumë

Nga partia LSDM thonë se janë të kota përpjekje të VMRO-DPMNE-së që fshehin paaftësinë e kuadrit të saj në qeverinë teknike me shpifje të reja. “LSDM është bartës i konceptit ‘Një shoqëri për të gjithë’ të cilët janë kundër çdo diskriminimi mbi çdo bashkësie ose individi”. “Ndarja e qytetarëve, gjuha e urrejtjes, diskriminimi, konviktet etnike, ato janë pamje të VMRO-DPMNE-së dhe janë të ndërlidhura drejtpërdrejt me doktrinat politike të kësaj partie të pareformuar në të cilën asgjë nuk ka ndryshuar”, thonë nga LSDM. Nga atje thonë se në programin e ofertës politike të VMRO-DPMNE-së vazhdon të funksionojë shpërndarja e lajmeve…

Lexo më Shumë

LSDM akuzon VMRO-në se në qeverinë teknike ka propozuar kuadro që nuk e njohin punën dhe janë aty vetëm për të shpërndarë të pavërtetat e gatuara, siç thonë “Në kuzhinën e VMRO-DPMNE-së”. Për vetëm 2 vite e gjysmë, LSDM arriti të sanojë shkatërrimin 11 vjeçar të sistemit të mbrojtjes sociale e përmes reformave sistemore siguroi ndihmën e duhur për 300 mijë qytetarë. Ministrja teknike nuk e njeh ligjin, por është aty për t’u bërë megafon i kreut të VMRO-së, akuzojnë nga LSDM. “Ministrja teknike për punë dhe politikë sociale, pas vetëm dy ditëve punë tregoi paaftësi dhe demonstroi se nuk…

Lexo më Shumë