Autoritetet duhet të mendojnë nëse Maqedonia, si vend me 280 ditë me diell në vit duhet të mbështetet në përdorimin e gazit ose burimeve të rinovueshme, thonë nga OJQ “Eko-vetëdija” (Eko-svest). Vendi është në prag të gazifikimit, por emetimet globale të CO2 po rriten pikërisht për shkak të rritjes së përdorimit të gazit, shkruan REL në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk. Maqedonia është vend në zhvillim dhe si e tillë ka të drejtë të zhvillohet ende, duke përdorur gaz natyror si lëndë djegëse kalimtare, por nga ana tjetër jemi para rishikimit kombëtar të kontributeve kombëtare për ndryshimin klimatike në vitin 2020…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti para takimit me Presidentin Thaçi për marrjen e mandatit për kryeministër të Kosovës, ka dalë me propozime konkrete për Lidhjen Demokratike të Kosovës duke bërë publikë edhe emrat e 5 ministrave që ai ka vendosur të kandidojë, në një koalicion të mundshëm me LDK-në. Ndër emrat e 5 kandidatëve për ministra që ka bërë publikë Kurti, spikatet edhe emri i kandidatit për president në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në Maqedoni, profesorit Blerim Reka. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka propozuar emrin e profesorit Reka në krye të Ministrisë së Punëve të…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dërgoi urime deri te kryetari i Kishës ortodokse maqedonase z.z. Stefan, deri te përfaqësuesit e Sinodit të KOM-it dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë në vendin tonë me rastin e festave të Buzmit dhe Krishtlindjeve, në emrin e Qeverisë dhe të tij personal. “Ditët e mëdha festive, siç janë Buzmi dhe Krishtlindjet janë forcë e madhe shpirtërore për secilin njeri, që t’i shohë sërish vlerat që sjellin ⬡⬡⬡⬡, siç janë ndershmëria, dashuria, kujdesi i ndërsjellë dhe ta përshtat veprimin e vet në bashkësi, në emrin e atyre vlerave. Ta vazhdojmë…
Gjermania ka nevojë për të paktën 260.000 punëtorë të rinj emigrantë çdo vit për të përmbushur nevojat e saj. Vendi që po na merr infermierët, ofron punë edhe në bujqësi, paga deri në 150 euro dita. Nëse vendi ynë është duke u varfëruar gjithmonë e më shumë, e të gjithë ankohen për mungesën e vendeve të punës, lajme të mira vijnë nga Gjermania. Këtë herë shteti i njohur për “vjeljen” e infermierëve shqiptarë, është duke u kërkuar punëtorë për korrjen e shpargut. Punëtorët mund të fitojnë deri në 150 euro në ditë. Gjermania ka nevojë për të paktën 260.000 punëtorë…
Me pagë të rritur minimale dhe subvencione për kontribute për punëdhënësit që do ta rrisin pagën prej 600 deri 6.000 denarë, pension social për personat të cilët nuk kanë stazh pune, ndihmë më të madhe sociale, shtesa për fëmijë dhe arsim… vitin e kaluar Qeveria tentoi të avancojë gjendjen dhe të rrisë standardin e qytetarëve. Asnjë i punësuar në shtet prej dhjetorit nuk guxon të marrë pagë më të vogël se 14.500 denarë. Lartësia e pagës minimale pas negocimit disamujor ishte harmonizuar përmes dialogut social me të gjithë partnerët social, në marrëveshje edhe me sindikatat dhe punëdhënësit. Nga Qeveria presin…
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i ka uruar fitoren kandidatit të Partisë Socialdemokrate në Kroaci, Zoran Milovanoviq për fitoren e djeshme në zgjedhjet presidenciale. “Shoku im Zoran Milovanoviq mbrëmë fitoi në zgjedhjet presidenciale në vendin mik Kroacinë, në përputhje me vullnetin e qytetarëve kroat. Nga zemra i përcjellë urimet Zoranit dhe partisë simotër SDP”, ka shkruar Zaev në tuiter. Sipas tij, është e qartë se socialdemokracia është opsioni i mirëkuptimit, përparimit dhe të ardhmes tek ne dhe në rajon.
Komunikacioni drejt Bullgarisë tek vendkalimi Delçevë – Stanke Lisiçkov është me frekuencë të madhe. udhëtarët informojnë për rrëmujë në komunikacion në pjesën e kufirit drejt vendkalimit kufitar bullgar, ku për shkak të “rënies së sistemit” që është e shpeshtë tek ta, pritet edhe deri në një orë e gjysmë për kalim. Siç informojnë shoferët të cilët në punë kanë pasur punë urgjente në Bllagoevgrad për hyrje në Bullgari kanë pritur më shumë se një orë. Në këtë vendkalim për shkak të ditës nesërme që është jo pune pritet të vazhdojë frekuenca.
Kryeministri teknik i RMV-së, Oliver Spasovski deklaroi se Maqedonia do të miratojë masë ndihme për Australinë për ballafaqim me stuhitë e zjarreve që kanë kapluar këtë vend duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe viktima, si dhe pasoja të rënda për shumëllojshmërinë e kafshëve ne Australi. Qeveria në seancën e saj të rradhës, siç tha Spasovski, do të ndajë mjete për përkrahje me pasojat e zjarreve dhe rindërtiin e shtëpive. “Gjithmonë kemi pasur përkrahjen e Australisë mike, ndërsa tani gjëja më e vogël që mund të bëjmë është të tregojmë solidaritetin tonë duke dhënë ndihmë për tejkalimin e gjendjes së…
Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev në nder të festave të Buzmit dhe Krishtlindjes, në emër të partisë dhe në emrin tij personal dërgoi urim deri tek z.z. Stefan, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, deri tek përfaqësuesit e Sinodit të KOM dhe deri tek njerëzit në shtetin tonë, të cilët i festojnë këto ditë. Lindja e Krishtit, qëndron në urim, përkujton në përgjegjësinë para të cilës është drejtuar çdo njeri i ndërgjegjshëm, të qëndrojë i sinqertë dhe me guxim në anën e të vërtetës dhe drejtësisë, t’i ruajë dhe praktikojë vlerat e solidaritetit, të…
Besimtarët krishterë ortodoks sot festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe të Krishtlindjes. Buzmi tradiconalisht do të shënohet me tubim para Katedrales “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. Manifestimi, zakonisht, fillon me himnin që do ta këndojë “Silvi bend” dhe me ngritjen e flamurit të buzmit. Familjet ortodokse për Buzmin mblidhen në darkë të përbashkët dhe sipas traditës këtë natë nuk shkohet në mysafirë. Bëhet tryezë e pasur kreshmore. Nikoqirët përpiqen të ofrojnë pak nga të gjitha asortimentet që t’u pasurohet tryeza gjatë tërë vitit. Gatuhet kulaç, ndërsa në disa vende bëhen lakrorë në të cilat futet monedhë. Besohet…
Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja ofrojnë ripërtëritje të regjimit, krimit, izolimit, varfërisë dhe këtë qartë e shohin qytetarët. Opozita është bllokuar me regjimin, asgjë nuk ka ndryshuar në OBRM-PDUKM. Madje edhe në ceremoni fetare Mickoski kërcënon me kthim në të kaluarën e errët, shfuqizim të Marrëveshjes së Prespës, prishjen e perspektivave të NATO-s dhe BE-së dhe kthim të izolimit dhe regjimit Mickoski duhet të përgatitet për disfatë për shkak se qytetarët s’do votojnë për regjim. Më 12 prill qytetarët do të deklarohen dhe do të vërtetojnë se nuk duan regjim dhe se duan zhvillim dhe të ardhme me LSDM Regjim, asnjëherë më…
PDSH vendos dy kushte per koalicion me LSDM. Keshtu kryetari i kesaj partie Menduh Thaci tha se lidhur me zerat e fundit se do te bejme koalicion me LSDM jane dy kushte qe aty te mos jete BDI-ja dhe kryetari i PDSH-se te jete nje zv kryeminister qe te kete te drejte nenshkrimi si kryeministri. VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=7o68D1-GYPo&feature=youtu.be&fbclid=IwAR23wLhTA9m4grU2WgqZbHI0Y00cGQKG8KvhI52rY9nKqmqOSZyWWLfq-yA

