Author: Hamdi Kumanova

Pa investime milionëshe, kombinati metalurgjik “Trepça” në Kosovë, nuk mund të rimëkëmbet dhe vështirë se do të mund të funksionojë tutje, thonë udhëheqës të kësaj ndërmarrjeje. Planet për kombinatin metalurgjik “Trepça” për vitin 2020 janë të shumta, thonë drejtuesit e ndërmarrjes, por që asnjëra nga to nuk mund të realizohet nëse Qeveria e Kosovës, si aksionare e këtij kombinati, nuk i bën investimet e duhura. Drejtori menaxhues në “Trepçë”, Basri Ibrahimi, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se gjatë vitit 2019 janë bërë përpjekje të mëdha për të vënë në funksion më të madh këtë ndërmarrje, por,…

Lexo më Shumë

Filloristët shqiptarë nuk shfaqin interesim për të mësuar lëndën e maqedonishtes, edhe pse nga klasa e katërt kjo lëndë është obliguese. Mësimdhënësit thonë se për këtë mos interesim kanë ndikuar shumë faktor, madje edhe politika e zhvilluar viteve të fundit. Mësuesja Enisa Abdullai, si arsye tjetër përmend edhe problemet në plan-program. Sipas saj ajo që s’ka kuptim është se fillimisht mësohen tekstet e pastaj shkronjat. “Plan programet me të vërtet kanë qenë të vështira sidomos duke e llogaritur se fillojnë prej klasës së katërt. Më herët fillimi i maqedonishtes ka qenë prej në klasë të tretë edhe mendoj që duhet…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Drenas, ku të përfshira kanë qenë dy vetura. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar, raporton Gazeta Express Rastin për Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. “Rreth orës 13:30 në fshatin Korroticë e Ulët në Drenas, është shkaktuar një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Dy persona kanë marrë lëndime trupore, përderisa njësia e trafikut rajonal është marrë me rastin”, ka thënë Hoxha. Hoxha ka thënë se dnër shkaqet kryesore të aksidenteve janë mospërshtatja e vozitjes me kushtet në rrugë…

Lexo më Shumë

Të gjithë ishin të mendimit se me hyrje në pushtet të AlternAtivës do të shkatrohet si subjekt politik, por ndodhi e kundêrta; sot të gjithë dhashakeqêt e veprave tê mira mundohen me çdo kushtê nê opinion të qarkullon lajmi “AlternAtivA nê pushtet”, por asnjê nga kêta bosat e portaleve dhe TV-ve nuk e informojnë popullin pér “AlternAtivën në pushtet dhe revolucioni i saj në Ministrinë e kulturës” Me çdo kushtê duan ta zhytin njê sukses që êndêronte kombi shqiptarê, sukses i cili duhet pérshëndetur dhe pérkrahur; ku thotë Profeti a.s: “Thuaje të vêrtetën edhe nëse është e idhur”. Me njê transmetim…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski sot do të qëndrojë për vizitë në manastirin “Shën Naumi” në Kodrën e Diellit. “Çdoherë me gëzim të madh e vizitoj manastirin në Kodrën e Diellit dedikuar Shën Naumit të Ohrit, pikërisht në ditën e sotme kur besimtarët e festojnë këtë shenjtor të madh”, ka publikuar në profilin e tij në Fejsbuk, Spasovski.

Lexo më Shumë

Për të gjithë është e qartë se “Zhvatja” nuk ndalon tek tre të akuzuarit dhe se lidhja e Zoran Zaevit me prokurorinë i fshehin personat e vërtetë që qëndrojnë pas aferës më të madhe kriminale- zhvatëse. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, duke shtuar se qeveria dhe prokuroria duhet patjetër të përgjigjen nëse skema e zhvatjes përbëhet nga, siç theksoi ai, një ish kandidat për president dhe profesor shumëvjeçar në fakultetin “Justinijan Prima” në Shkup. Ai tha se duhet marrë përgjigje po ashtu nëse është e vërtetë që i ashtuquajturi “këshilltar nga jashtë”është i përfshirë në rrjetin zhvatës,…

Lexo më Shumë

Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit dhe konfliktin e interesave vitin e kaluar, përfshirë 25 nëntorin, ka hapur 638 lëndë ku ka pasur dyshime për korrupsion. Për dallim nga ky numër i lartë, efektet nga veprimi i Komisionit janë shumë të ulëta. Të dhënat zyrtare e anti- korrupsionit tregojnë që ka pasur vetëm gjashtë nisma të filluara për ndjekje penale, për pesë prej tyre, procedura është duke vijuar ndërsa një nismë është hedhur poshtë nga Prokuroria Themelore Publike. Për procedurë kundërvajtëse, anti- korrupsioni ka ngritur pesë nisma, prej të cilave për dy ende zhvillohet procedura ndërsa për tre është realizuar…

Lexo më Shumë

Gjashtë persona janë arrestuar brenda 24 orëve për dhunë në familje. Sipas njoftimit të Policisë, në Vushtrri është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar vëllain e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. Dy raste janë shënuar në Pejë, ku në raste të ndara djali ka sulmuar babanë, ndërkaq viktimat kanë përfunduar në spital, e të dyshuarit në mbajtje. Në Gjakovë, është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I…

Lexo më Shumë

Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, dy liderët e partive më të mëdha politike, tashmë kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 12 prill të këtij viti, transmeton Portalb.mk. Të dy liderët do të kenë përgjegjësi të njëjtë për të organizuar zgjedhje demokratike, duke e marrë parasysh se tashmë kanë formuar Qeverinë teknike me ministrat nga të dy radhët. Qeveria teknike ka për obligim udhëheqjen e vendit brenda këtyre 100 ditëve. Kryeministri i Qeverisë teknike, Oliver Spasovski vjen nga LSDM-ja e Zoran Zaevit. “Me zgjedhjen e Qeverisë kalimtare dhe me Oliver Spasovskin në krye, pushteti ekzekutiv është në duar të sigurta,…

Lexo më Shumë

Maqedonia renditet në vendin e katërt me 9.4 metra autostradë për kilometër, apo 242 kilometra të rrugëve të shpejta dhe pa telashe për udhëtim si autostrada Shkup-Gostivar, Shkup-Shtip dhe Kumanovë-Gjevgjeli. Në vendin e pestë renditet Kosova me 15.6 metra autostradë në një kilometër katror apo me 170 kilometra gjithsej. Maqedonia renditet ndër shtetet e fundit sipas rrjetit të ndërtuar të autostradave në rajon. Në Ballkan, si shtet kemi më pak autostradë në një kilometër katrorë vetëm se Bosnje e Hercegovina dhe Kosova. E para në listë me 23.2 metra të autostradës për kilometër është Kroacia që në fakt ka 1314…

Lexo më Shumë

Zëvendësministrja e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Nevena Stamenkovska në konferencë për shtyp zbuloi se gjatë dy muajve të kaluar janë shpallur 4.131 vende pune në administratën publike dhe në ndërmarrjet shtetërore. Sipas saj, këto shpallje kanë nisur pas gjashtë nëntorit kur u bë e ditur se do të ketë zgjedhje të parakohshme kuvendare dhe kur do të ketë qeveri teknike, njofton Telegrafi Maqedoni. “Për dy muaj janë shpallur gjithsej 4.131 vende pune, në kushte kur vërejtjet janë se administrata shtetërore është e ngarkuar dhe e madhe. Në anën tjetër me këto punësime po bëhet partizimi i aparatit shtetëror”,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nga ora 5:00 deri në orën 24:00, sipas njoftimeve të marra nga shërbimet kufitare greke, vendoset ndalesë për hyrje për të gjitha automjetet transportuese në Greqi. Kjo ndalesë ka të bëjë me të gjitha vendkalimet kufitare me Greqinë si ‘Bogorodica’, ‘Dojrani i vjetër’ dhe ‘Mexhitlia’. Siç thuhet në njoftimin e shërbimeve greke, arsyeja për ndalesë është paralajmërimi për kushtet e liga të motit.

Lexo më Shumë