Për të gjithë është e qartë se “Zhvatja” nuk ndalon tek tre të akuzuarit dhe se lidhja e Zoran Zaevit me prokurorinë i fshehin personat e vërtetë që qëndrojnë pas aferës më të madhe kriminale- zhvatëse. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, duke shtuar se qeveria dhe prokuroria duhet patjetër të përgjigjen nëse skema e zhvatjes përbëhet nga, siç theksoi ai, një ish kandidat për president dhe profesor shumëvjeçar në fakultetin “Justinijan Prima” në Shkup. Ai tha se duhet marrë përgjigje po ashtu nëse është e vërtetë që i ashtuquajturi “këshilltar nga jashtë”është i përfshirë në rrjetin zhvatës, është një i dërguar ballkanik, me përvojë në energjetikë, të cilin sipas tij, Zaev e ka tërhequr nga Beogradi në qeveri dhe për të cilin politikanët ballkanikë e kanë paralajmëruar Zaevin. Pastaj numëroi një gazetarë, një bashkëpunëtore që e cilësoi si bartëse të aksionit, e që sipas tij është bashkëpunëtore e afërt e kryeministrit Zaev, Stoillkovski në konferencën për media përmendi rreth 5 persona, ndërsa sipas tij, ky rrjet zhvatës çon tek koka e oktapodit, që sipas tij çon tek shefi i mafias shtetërore.
Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së
“Zhvatja” është prodhim dhe shtyllë e pushtetit të Zoran Zaevit dhe qeverisë së tij. Zaev iku. Gjithnjë e më të zëshme janë referencat për pushtet me kërcënime për jetë. Prokuroria nuk guxon të fshehë informacione ose të lërë vend që të dyshuarit ta vazhdojnë veprën, të ndikojnë mbi dëshmitarët, ose të ikin. Një formë e tillë, siç është përshkruar në nenin 394 të Kodit Penal si shoqatë kriminale dhe për këtë duhet të ketë përgjigje dhe përgjegjësi”.
Gjatë ditës së djeshme nëpër media qarkulluan informacione se Bojan Jovanovski ka ofruar dëshmi me të cilat vërtetohet se janë zhvatur gjithësej 7 milion euro dhe se pjesa më e madhe e tyre i janë dorëzuar personit me iniciale V.Z, person i afërt me ish kryeministrin Zoran Zaev. Por këto informacione i demantoi kategorikisht, prokurorja Villma Ruskovska. Ajo tha se asgjë prej këtyre gjërave nuk është e vërtetë dhe se Boki 13 nuk ka thënë asgjë as të përafërt me këto informacione. Ajo poashtu ka demantuar Jovanovski të ketë kërkuar të bëhet dëshmitar i mbrojtur si dhe që dëshmitë e tija të kenë zgjatur me orë të tëra.
Boki 13 është i dyshuari parë në rastin Zhvatja, dhe i fundit që ka dhënë dëshmi në korrniza të hetimit të dytë të aferës “Zhvatja”, ndërsa para tij para 20 dhjetorit, kanë dëshmuar deputetja Frosina Remenski dhe Jasna Mandiq , si dhe babai i Boki 13-tës Mile Jovanovski dhe asistentja Hristina Bllazhevska.
/SHENJA/
https://youtu.be/NDA5MDtrywA



