Author: Hamdi Kumanova

Tair Daut është protagonisti i ndërrimit të moteve në Maqedoninë e Veriut, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave në vend, për të pasqyruar realitetin e një pjese të qytetarëve që janë të pastrehë. Ai ka folur se dikur ishte biznesmen i suksesshëm me shtëpitë, familjen dhe paratë, ndërsa sot ditë e ftohta i kalon në lokalitetin e të pastrehëve në Momin Potok në periferi të Shkupit. Ai ka folur para mediave duke u shprehur se i mungon ndjenja e ngrohtësisë shpirtërore dhe sigurisë, sidomos në këto ditë të festave. Humanizmi i tij nuk mungon edhe në këtë gjendje,…

Lexo më Shumë

Situata me kolonat në kufi veç se ka nisur të përkeqësohet. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra për Menaxhim Kufitar, veç në Merdare, pritjet arrijnë deri në mbi 5 orë, shkruan lajmi.net. Aty janë krijuar kolona deri në 1 mijë e 700 metra. Në Jarinje, pritjet shkojnë deri në tri orë, teksa aty ka kolona deri në 600 metra. Pritje tre orëshe ka edhe në Mutivodë, teksa kolonat kanë arritur deri në 400 metra. Këto kolona dhe bllokada janë shkaktuar pas fluksit të madh në kufi, me përfundimin e festave të fundvitit dhe kthimin e mërgimtarëve në vendet e…

Lexo më Shumë

Dogana e Kosovës, KEDS-i dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP), janë ndër institucionet më të korruptuara në vend bazuar në raportin pulsi publik nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) që u patë publikuar gjatë këtij viti. Vetëm në Doganën e Kosovës, për dyshim të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, brenda një viti janë trajtuar 40 raste, ndërsa, në proces gjyqësor për korrupsion janë mbi 10 zyrtarë doganorw të cilët janë edhe të suspenduar nga puna deri në një vendim të prerë nga gjykata. Drejtues të Doganës së Kosovë pohojnë se ka zyrtarë doganorë që janë nën dyshimin për keqpërdorim…

Lexo më Shumë

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së, Lirak Çelaj, njëherit ish-kandidat për komunën e Prishtinës në zgjedhjet e fundit komunale i ka shkruar letër kryetarit të partisë së tij, Kadri Veseli lidhur me ndryshimet në parti. Përmes kësaj letre, ai ka thënë se e çmon shumë kryetarin e partisë, Kadri Veselin, mirëpo se ka besuar që në këtë subjekt do të ndodhin ndryshime pozitive, e që sipas tij nuk ndodhën asnjëherë, shkruan lajmi.net. Ai ka folur edhe për tendencat që në krye të partisë të jenë njerëz që sipas tij “janë të dëgjueshëm të dikujt”, e që sipas tij e…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar për dhunë familjare në Skenderaj. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka theksuar se bazuar në deklaratën e viktimës, behet e ditur se ndaj tij, dy të dyshuarit, anëtar të së njëjtës familje kishin ushtruar dhunë, me ç’rast viktima ka kërkuar tretman mjekësor. Të njëjtëve në shtëpitë e tyre u është gjetur edhe një armë zjarri. “Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprime hetimore, ku mbi dyshime të bazuara është realizuar bastisje në shtëpinë e të…

Lexo më Shumë

Sot paradite, në MPB është denoncuar se nën tribunat e stadiumit ‘Boris Trajkovski’ në lagjen Maxhari të Shkupit është gjetur një person i vdekur. Bëhet fjalë për personin A.S (34), i punësuar në Agjencinë për sigurim ‘MDN’, njofton Telegrafi Maqedoni. Viktima ka plagë në kokë ndërsa vdekja është e konstatuar nga ana e mjekut. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe pistoleta.

Lexo më Shumë

Dje, Kuvendi e zgjodhi qeverinë kalimtare me 101 vota, kryeministër i ri teknik është Oliver Spasovski. Qeveria teknike do të zgjat 100 ditë deri në zgjedhjet që duhet të mbahen më 12 prill të këtij viti. Kryeministri i ri teknik Oliver Spasovski, brenda 30 ditësh, duhet të paraqesë pyetësor të ri në Komisionin shtetëror për parandalim të korrupsionit. Në pyetësorin të cilin ai e ka dorëzuar në Komisionin Antikorrupsion kur u bë Ministër në vitin 2017, ai në emër të tij ka deklaruar një shtëpi në Kumanovë prej 309 metra katrorë, me vlerë 7.3 milion denarë, e fituar si dhuratë,…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë ku kanë zgjedhur organet që do ta drejtojnë këtë subjekt politik gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 12 Prillit, përcjell in7. Në mbledhje, siç thuhet nga kjo parti është zgjedhur Shtabi Qendror me në krye Sekretarin e Pergjithshëm, Arben Taravari. “Në mënyrë unanime nga antarët e Kryesisë Qëndrore u zgjodh Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët Dr.Arben Taravari, i cili siguroi Kryesinë Qëndrore së kësaj rradhe shtabi qëndror i ASH me gjithë shtabet lokale dhe aktivin politik do ta sigurojë dhe garantojë fitoren bindëse të Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet e 12…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të saj të parë të rregullt në përbërjen e re, me propozim të kryeministrit Oliver Spasovski, i cili ka kryesuar me seancën, mori vendim për përcaktimin e zëvendësve të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska është e përcaktuar për zëvendëse të kryetarit të Qeverisë, kumtoi Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin, ndërsa si zëvendëse e kryetarit, e obliguar për çështje evropiane është emëruar, Milla Carovska. Për zëvendës të kryetarit, i obliguar për çështje evropiane u përcaktua Bujar Osmani, ndërsa Sadulla Duraki, ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes…

Lexo më Shumë

Besoj që ministrat të cilët janë propozuar nga opozita në Qeverinë teknike në mënyrë profesionale do ta kryejnë punën e tyre, ndërsa në fund syri i zgjuar i opinionit është i pranishëm. Liria dhe demokracia janë vendosur në vendin tonë dhe besoj se nën syrin e qytetarëve të cilëve u shërbejmë dhe për të cilët ekzistojmë, seriozisht dhe me përkushtim do ta kryejnë funksionin e tyre të gjithë ministrat, tha sot në Strumicë kryetari i LSDM-së dhe kryeministri i deritanishëm, Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve. Ai theksoi se detyra më e rëndësishme është që të gjithë së…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nga ministrat e rinj teknikë pret punë të mundshme vetëm sipas ligjeve, t’i mbrojnë ligjet dhe kushtetutën dhe në kuadër të mundësive dhe autoriteteve të tyre të bëjnë diçka për qytetarët në njëqind ditët e ardhshme. Ai sot në konferencë për shtyp në selinë e partisë tha se kanë indikacione serioze për keqpërdorim dhe shkelje të ligjeve dhe të autorizimeve në ditët e fundit të mandatit të Zoran Zaevit dhe se tërë kjo do të prezantohet dhe do të jepet para opinionit. I pyetur pse dy ministrat nga VMRO-DPMNE-ja nuk kanë marrë pjesë në pritje…

Lexo më Shumë